Panorama (Albania)

Studiuesi italian rrëfen vizitën në 1984: Debati në Rinas, për thonjtë e lyera dhe buzët e zeza

Kuratori dhe studiuesi Luka Scarlini: Letërsia shqipe njihet vetëm pjesërisht, në Itali kemi probleme me përkthimin

- ALMA MILE

Tirana është një nga ato qytete, që ia vlen të njihet dhe letërsia shqipe njihet vetëm pjesërisht, sepse në Itali ka edhe një problem që lidhet me përkthimin. Përkthehet shumë pak nga letërsia e vendeve të Europës Lindore. Unë e kam ndjekur përmes projektesh të ndryshme dhe vë re se titujt e përkthyer nga kjo letërsi janë të pakët

Mund të duket e çuditshme sot që njeriu, i cili e njeh aq mirë letërsinë shqipe, e ka ngritur një bibliotekë të përkohshme në kuadrin e Festivalit Ndërkombët­ar të Letërsisë Festivalet­teratura në Mantova, dikur, në vitin 1984, ishte një i ri me flokë ngjyrë platin dhe me thonj të lyer me manikyr të zi.

Por jo vetëm kaq. Ai mund të jetë i pari mashkull, i cili guxoi që me një pamje të tillë të hyjë në Shqipërinë e izoluar komuniste. Luca Scarlinin, kuratorin e bibliotekë­s “Tirana, un cita in libri”, e takojmë në Mantova. Scarlini tregon se përse u zgjodh kryeqyteti shqiptar si kryeqendra e këtij edicioni, si u mblodhën 200 tituj e më kuriozja, si e kujton Shqipërinë e diktaturës dhe vizitën e tij në vitin 1984.

Interesant­e ideja të njohësh një qytet përmes letërsisë...

Është shumë e rëndësishm­e të shohësh se si ndryshojnë qytetet në kohë. Kur isha i ri, mendohej se Berlini do të ishte qendra e Europës, sepse Berlini ishte i ndarë në dy pjesë: ai Lindor dhe ai Perëndimor. Ai Lindor ishte i pamundur që të vizitohej dhe ngjante si një fantazmë përtej murit. Në 50 vitet e fundit, qytetet europiane kanë ndryshuar identitet aq shumë herë, sa është shumë interesant­e të shohësh se çfarë janë shndërruar sot. Tirana është pa dyshim një qytet i tillë, pasi është shënjuar nga historia dhe sot ka një brez të ri, që këtë histori nuk dëshiron ta shohë më. Gjatë viteve kam punuar shumë në Lindje. Një pjesë e familjes sime është polake dhe në Poloni, që është një qytet shumë interesant nga pikëpamja kulturore, ka një nëntekst të fuqishëm dhe qeveri ekstremish­t konservato­re. Nga njëra anë, duket sikur vendi është kthyer pas në kohë, por nga ana tjetër, Varshava është një laborator i Europës. Ne duhet t’i largohemi idesë që në Europë janë vetëm disa qytete që i japin ritëm kulturës, sepse gjithçka ndryshon për shkak të politikës. Për shembull, Londra e Beatles, pas Brexit është një vend tërësisht i ndryshëm nga ai që ka qenë. Po bëhet kryeqyteti i endacakëve, sepse edhe jeta po bëhet e hidhur. Ndërkohë që ka qytete të tjera, që askush më parë nuk i dëgjonte të përmendesh­in, por papritur janë kthyer në vende që ia vlen të shkosh.

Tirana është një nga këto qytete?

Tirana është një nga ato qytete, që ia vlen të njihet dhe letërsia shqipe njihet vetëm pjesërisht, sepse në Itali ka edhe një problem që lidhet me përkthimin. Përkthehet shumë pak nga letërsia e vendeve të Europës Lindore. Unë e kam ndjekur përmes projektesh të ndryshme dhe vë re se titujt e përkthyer nga kjo letërsi janë të pakët. Dhe është e rëndësishm­e që ta njohim këtë vend që është kaq pranë, ku veprojnë shumë biznesmenë, ku njerëzit shkojnë për të bërë pushimet, ku Saranda dhe Vlora janë kthyer si Rijeka e Kroacisë në vitet ’ 80. Shumë gjëra kanë ndryshuar, ca për mirë, ca për keq, por ndryshimi është ndryshim. Dhe është interesant­e të shohësh se si disa mekanizma letërsia i ka paraprirë, edhe në kohërat kur nuk kishte asnjë mjet komunikimi dhe shkëmbimi. Në Itali, Shqipëria ka pasur një ndikim të fortë, edhe për shkak të komuniteti­t arbëresh, që e kanë kthyer Kozencën në një nga qendrat kulturore shqiptare më të rëndësishm­e në botë. Kjo nuk është e vogël. Edhe pse bëhet fjalë për Kalabrinë, që duket sikur është e izoluar, përmes botimeve “Rubbetino” ka arritur të kalojë kufijtë lokalë drejt atyre nacionalë. Ka shumë elemente që mungojnë, por shpresoj që ky aktivitet të ketë shërbyer edhe për të tërhequr vëmendjen e shtëpive të tjera botuese. Ky është rasti për të tërhequr vërejtjen që letërsia shqipe të përkthehet nga gjuha origjinale, sepse edhe Kadare është përkthyer nga gjuha frënge dhe jo ajo shqipe.

Si është e mundur, ne jemi kaq afër dhe kemi kaq shumë shkëmbime mes vendeve tona? Si ka mundësi të mos ketë përkthyes nga gjuha shqipe?

Kjo është e vërtetë, por nuk janë shkëmbime kulturore. Italianët që vijnë në Shqipëri kanë më shumë interesa biznesi dhe këto janë dy botë shumë të largëta. Gjithsesi, bota kulturore kozentine ka bërë një punë të rëndësishm­e, por “Rubbettino” nuk ka atë forcë, pasi nuk i ka të drejtat e botimit të Kadaresë, të cilat i kanë shtëpi botuese më të mëdha.

Pra, ju po thoni që gjithsesi, Kadare nuk është e mundur të lexohet ashtu si duhet në gjuhën italiane?

Në vitet ’ 80 ishte vetëm Kadare i përkthyer në gjuhën italiane, me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili ka pasur një sukses të jashtëzako­nshëm, edhe falë filmit me Mastroiani­n. E më pas, çdo përkthim ka ardhur nga frëngjisht­ja dhe janë pak të çuditshëm, pasi unë i kam lexuar të gjithë librat, fillimisht në frëngjisht e pastaj në italisht dhe janë dy gjëra të ndryshme. Kjo është një temë mbi të cilën duhet reflektuar, me qëllim që të përkthehen nga shqipja të paktën disa nga veprat themelore. Kur lexoj çka është bërë në gjuhën franceze dhe që është bërë shumë në këto dhjetëvjeç­arët e fundit, kuptoj se veprat e Kadaresë varen shumë nga poezia e gjuhës, ritmi, mbi baladën, poezinë popullore, folklorin... Si në rastin e Nabukovit, i cili u përkthye në gjuhën italiane nga anglishtja amerikane. Ai vetë ka përkthyer një pjesë të veprës së tij në gjuhën angleze, por ajo ka kuptim vetëm në rusisht, sepse ishte shkrimtari më avangard në Rusinë e viteve ’ 20 dhe kur u përkthye dukej si një gjë e çuditshme, sepse nuk ishte më vepra origjinale, por një hije e asaj që ishte. Aq më tepër që gjatë 900- ës kemi shumë shkrimtarë, të cilët kanë pasur probleme me regjimin kur kanë ndërruar atdhe, gjuhë...

Rasti i Kadaresë është i veçantë dhe raporti i tij me

regjimin diktatoria­l ka qenë i komplikuar...

Nuk mund të jap gjykime, sepse ishin epoka të komplikuar­a. Në bibliotekë është edhe një intervistë që ai ka me Eric Faye, ku është shumë i ashpër me veten, ku thotë se kishte raste që njerëzit bënin gjëra që nuk donin t’i bënin, por nuk kishin rrugëzgjid­hje. Për shembull, në kohën e fashizmit, mes profesorëv­e të universite­tit, që ishin më shumë se një mijë, kur erdhi momenti i betimit, vetëm 13 prej tyre nuk u betuan, u mënjanuan dhe shkuan në ekzil. Pra, 13 në 1 mijë. Edhe të tjerë më vonë morën qëndrime, por në atë moment jo. Kështu që, nuk mund të jap gjykime, sepse asnjëherë nuk i dihet.. E rëndësishm­e është që të mos i ngremë njerëzit në qiell e pastaj t’i rrëzojmë, sepse jeta është komplekse dhe çdonjëri ka një identitet të shumanshëm.

Të kthehemi te Tirana në libra, si i keni siguruar titujt e bibliotekë­s së ngritur për festivalin?

Kam punuar shumë me Universite­tin e Kozencës dhe me të gjithë studiuesit e letërsisë shqipe në Itali, si me Lucia Nadin në Universite­tin e Venecias, me Francesco Altimarin nga Universite­ti i Palermos. Sa herë që ne punojmë mbi një qytet, u nisim një thirrje të gjithë bashkëpunë­torëve tanë, së bashku me programin dhe propozimet tona dhe ata bëjnë shtesa ose korrigjojn­ë diçka. Është e pamundur të punosh i vetëm, sidomos për gjëra kaq specifike.

Ju e njihni Shqipërinë jo vetëm përmes letërsisë, kur e keni vizituar për herë të parë?

E kam vizituar disa herë. Vizita ime e parë ka qenë në vitin 1984.

Ç’ju ka mbetur në mendje nga Shqipëria e atëhershme?

Më kujtohet policia, ushtria gjithandej, Sigurimi i Shtetit. Në vitin 1984, unë isha biond platin, me thonj të lyer me të zi, qepallat dhe buzët po ashtu. Jetoja në Londër. Kur mbërrita në aeroport, më kërkuan të hiqja manikyrin dhe të fshija buzët, sepse një burrë me thonj e buzë të lyera në Shqipëri nuk ekzistonte. Por unë e ktheva në një çështje principi dhe fitova: Kam hyrë në Shqipëri me thonj të lyer me të zi, qepalla e buzë të zeza, sepse u thashë që kjo ishte një formë të shprehuri që nuk mund të ma mohonin. Më thanë që nuk duhet të flisja me askënd të moshës sime, sepse vetëm fakti që isha veshur në atë formë, ishte një provokim tashmë.

Cili ishte qëllimi i vizitës suaj asokohe?

Erdha me tim atë, i cili kishte qenë partizan dhe bënte pjesë në Shoqatën e Partizanëv­e dhe çdo dy vjet bënin një tur dhe shkëmbenin eksperienc­a si ish- partizanë. Atë vit i qëlloi atij të ishte organizato­r. Ai nuk kishte qenë asnjëherë, por disa miq të tij po. Ishte diçka shumë interesant­e, sepse ishim një delegacion super i blinduar, që u zhblindua me të ardhur. Dhe ishte një situatë tepër e këndshme. Qëlluam në një dasmë në një fshat të vogël mbi Gjirokastë­r, një orë e gjysmë larg me makinë. I ati i nuses i ngjante shumë tim ati. Ishin të dy trupmëdhen­j dhe krijuan miqësi menjëherë, filluan të përqafohes­hin dhe gjithçka u kthye në një festë të madhe, përfshirë edhe Sigurimin.

Ju keni ardhur një vit para vdekjes së Enver Hoxhës, sa ndihej prezenca e tij?

Ndihej kudo prania e tij. Ngado, nëpër altoparlan­të jepeshin fjalime të Enver Hoxhës. Gjatë gjithë kohës flitej për të. Por ekzistonin edhe shumë legjenda të tipit që, situata ishte pak a shumë si në Spanjë, ku Franko kishte dy muaj që kishte vdekur, por ndërkohë hiqeshin si të ishte i gjallë. E njëjta gjë thuhej edhe për Enver Hoxhën.

Kur jeni rikthyer në Shqipëri?

Jam kthyer në vitin 1993 dhe ishte komplet një botë tjetër. Dhe ishte normale, kur një vend ndryshon me një shpejtësi të tillë, nuk ka se si të mos ishe i ekzaltuar.

Në vitin 1984, unë isha biond platin, me thonj të lyer me të zi, qepallat dhe buzët po ashtu. Jetoja në Londër. Kur mbërrita në aeroport, më kërkuan të hiqja manikyrin dhe të fshija buzët, sepse një burrë me thonj e buzë të lyera në Shqipëri nuk ekzistonte. Por unë e ktheva në një çështje principi dhe fitova: Kam hyrë në Shqipëri me thonj të lyer me të zi, qepalla e buzë të zeza, sepse u thashë që kjo ishte një formë të shprehuri që nuk mund të ma mohonin. Më thanë që nuk duhet të flisja me askënd të moshës sime, sepse vetëm fakti që isha veshur në atë formë, ishte një provokim tashmë.

 ??  ??
 ??  ?? Studiuesi Luca Scarlini
Studiuesi Luca Scarlini
 ??  ?? Luca Scarlini dhe Persida Asllani, duke folur për letërsinë shqipe, në Festivalet­teratura në Mantova
Luca Scarlini dhe Persida Asllani, duke folur për letërsinë shqipe, në Festivalet­teratura në Mantova
 ??  ?? KOMBINATI I TEKSTILEVE STALIN NE TIRANE
KOMBINATI I TEKSTILEVE STALIN NE TIRANE
 ??  ?? Tirana në vitet ‘ 80
Tirana në vitet ‘ 80
 ??  ??
 ??  ?? Shkrimtari dhe studiuesi Luca Scarlini
Shkrimtari dhe studiuesi Luca Scarlini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania