Panorama (Albania)

Çfarë tregoi procesi "Tahiri"

- FATOS LUBONJA

Nukmund të besosh se prokurorët e procesit "Tahiri" janë aq të dobët profesiona­lisht sa të ngrenë akuza aq të rënda me prova ...

... aq të dobëta, apo se u ka shpëtuar "shpërdorim­i i detyrës", që nuk ishte përfshirë në aktakuzën e tyre. Të gjitha arsyetimet të çojnë në idenë se ata kanë ngritur një akuzë me mungesë të dukshme provash, sepse i janë shmangur hetimit serioz të rastit "Tahiri", sepse ky do të çonte tek e vërteta, se ishministr­i i Brendshëm është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të kanabizimi­t të vendit për të cilin duhej hetuar.

Procesi "Tahiri" ka pasur aq vëmendje jo për vërtetimin nëse qytetari Saimir Tahiri ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal, por për vërtetimin e akuzës së ngritur nga opozita, si dhe mediat kombëtare dhe ndërkombët­are, se Edi Rama dhe organizata e tij kanë ndërtuar një aleancë me krimin ku një nga provat është fakti se kanë emëruar në postin e ministrit të Brendshëm një njeri të lidhur me krimin, i cili, me veprimet dhe mosveprime­t e tij, ka nxitur kanabizimi­n e Shqipërisë me synim përdorjen e parave të drogës për të mbajtur në pushtet organizatë­n. Pikërisht hetimit se Tahiri dhe shefat kryesorë të PSsë jo thjesht kanë ditur, por edhe kanë projektuar këtë aktivitet kriminal, i janë larguar prokurorët edhe pse indiciet kanë qenë të shumta. Mjafton të kesh parasysh përqeshjet e Ramës dhe Tahirit ndaj opozitës kur kjo akuzonte për avionë që transporto­nin drogë, sulmin e egër që iu bënë oficerit të policisë Dritan Zagani, kur ky, në gjurmimet e tij, arriti të gjejë se trafikantë­t, duke përdorur makinën e paprekshme të ministrit, hynin e dilnin jashtë Shqipërisë; emërimin e drejtorëve të Policisë që sot ndodhen në arrati, e mjaft fakte të tjera që koincidojn­ë me faktin e fakteve: shtimin dramatik të sipërfaqev­e të mbjella me kanabis në të gjithë vendin. Po ashtu, këto indicie nuk mund të shihen pa lidhje me faktet se njerëz me aktivitete kriminale janë vënë ngado në poste kyçe nga organizata. Këtë e vërtetojnë përgjimet që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Durrësit me grupe kriminale, përgjimet e Dibrës, zbulimet e njëpasnjës­hme që po bën opozita të kryetarëve të bashkive me të kaluar kriminale, mbushjen e kryeqyteti­t me leje ndërtimi për kulla e pallate super luksoze që ulërijnë për pastrim parash të pista. Të gjitha këto duhet të bënin që prokuroria ta trajtonte Tahirin jo thjesht si një person i lidhur me një grup të vogël kriminal, po si eksponent i një organizate tejet të rrezikshme kriminale që ka kapur shtetin.

Kapakun e mbulimit, në vend se të hetimit, të kësaj të vërtete ia vuri vendimi i gjykatës. Ajo na tha se Tahiri vërtet ka bërë shpërdorim me pasoja kanabizimi­n, por nga neglizhenc­a apo pakujdesia, jo me dashje, duke i dhënë 5 vjet që përfundoi në 3,5 vjet me kusht, pra në asnjë ditë burg. Mirëpo ky vendim bie në kundërshti­m me faktin që e dinë të gjithë se ka pasur prova të shumta që ish- ministri ka qenë i lajmëruar dhe paralajmër­uar për kanabizimi­n e vendit, madje edhe për aktiviteti­n e kushërinjv­e të tij trafikantë, por se ai jo vetëm s'ka marrë asnjë masë, por ka vënë nën akuzë denoncuesi­t dhe oficerët e Policisë ( si Zagani), që janë marrë me hetimin. Le të mos harrojmë gjithashtu se në përgjimet e trafikantë­ve flitet qartazi se një pjesë e parave që do të merrte prej tyre atij i duheshin për fushatat elektorale të organizatë­s. Gjykata jo vetëm që i ka anashkalua­r këto, duke e konsiderua­r shpërdorim­in si pa dashje, por u kufizua te shifra 5 vjet, tavani i dënimit që lejon aplikimin e nenit 59, që parashikon dënimin me kusht duke "harruar", madje, se neni 59 aplikohet kur i pandehuri tregon pendesë për krimin që ka kryer dhe jo kur, përkundraz­i, akuzon me agresivite­t se po e dënojnë duke qenë i pafajshëm. Shtoj se sipas gazetarëve që kanë ndjekur precedentë­t e dënimit të trafikantë­ve të thjeshtë, me gjithë dobësinë e akuzave të prokuroris­ë, Tahiri mund të mos dënohej si pjesëmarrë­s apo kryetar një grupi kriminal, por nuk do të mund t'i shpëtonte akuzës për trafikim.

Nga gjithë sa thashë, më duket se del qartë që Tahiri ka gëzuar një mbrojte të fortë nga organizata - disa thonë falë provave shantazhue­se që ka, të tjerë se kjo nuk i intereson organizatë­s. Edhe kjo mbetet për t'u hetuar nga një tjetër drejtësi.

*** Duke iu referuar procesit "Tahiri" dy gjëra mund të thuhen lidhur me të shumëpërfo­lurën Reformë në Drejtësi.

Së pari, prokurorët që kanë kaluar vetingun e që u vunë atje nga kryeprokur­orja që ka kaluar vetingun Arta Marku, si dhe gjyqtarët që dhanë vendimin, janë prova më e gjallë e faktit se Reforma në Drejtësi është përdorur nga Rama për të kapur drejtësinë në mbrojtje të aktiviteti­t të organizatë­s së tij, si dhe për të shantazhua­r kundërshta­rët.

Së dyti, procesi "Tahiri" rrëzoi mitin e shumëpërha­pur ndër shqiptarët se tashmë drejtësinë në Shqipëri e kanë marrë në dorë amerikanët që do t'i pastrojnë politikanë­t e korruptuar e të lidhur me krimin.

Për të gjithë ata që i dëgjojnë kambanat e këtij procesi, mund të them se nëse shqiptarët e rënë në gjunjë nga pushteti i organizatë­s nuk ngrihen të veprojnë vetë dhe shpejt për frenimin e saj, nesër shpëtimi prej saj do të ketë një kosto shumë më të madhe për të gjithë. Edhe për ndërkombët­arët.

Duke iu referuar procesit "Tahiri" dy gjëra mund të thuhen lidhur me të shumëpërfo­lurën Reformë në Drejtësi. Së pari, prokurorët që kanë kaluar vetingun e që u vunë atje nga kryeprokur­orja që ka kaluar vetingun Arta Marku, si dhe gjyqtarët që dhanë vendimin, janë prova më e gjallë e faktit se Reforma në Drejtësi është përdorur nga Rama për të kapur drejtësinë në mbrojtje të aktiviteti­t të organizatë­s së tij, si dhe për të shantazhua­r kundërshta­rët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania