Panorama (Albania)

Atentati mafioz plagos ' të fortin' nga Fushë- Kruja, vritet halla e tij 50- vjeçare

Shpresa Basha ndërroi jetë në spital. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmeni­t të kromit, 8 vite më parë

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Dyshohet se vrau biznesmeni­n në ishBllok, i bëhet atentat 28- vjeçarit.

Marklen Haka ka mbetur i plagosur rëndë në një atentat të ndodhur mesnatën e së shtunës, ndërsa halla e tij ndërroi jetë për shkak të breshërisë së plumbave. Larje hesapesh dyshohet të jetë motivi, pasi 28- vjeçari njihet si anëtar i bandës së Niklës. Nga breshëria e plumbave mbeti e vrarë Shpresa Basha, 50 vjeç, e cila kishte shkuar për vizitë te nipi i saj.

Atentati ndodhi pranë shtëpisë së Hakës, ku ndodhej edhe halla 28- vjecarit. Mësohet se ata u qëlluan me breshëri kallashnik­ovi, pasi me dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Fillimisht, hallë e nip mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ishte vëllai i Durim Bamit ( një tjetër emër ky i njohur për Policinë), ai që i transporto­i të plagosurit në spital. Por Shpresa Basha ka ndërruar jetë në sallën e operacioni­t pak pas mesnatës. 28- vjeëari ndërkohë ndodhet ende në trajtim mjekësor, por nuk ka shumë detaje rreth gjendjes së tij. Persona ende të paidentifi­kuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së 28- vjeçarit. Mariglen Haka ka dalë nga shtëpia pas zhurmave që ka dëgjuar jashtë shtëpisë dhe menjëherë pas tij edhe halla, Shpresa Basha. Hallë e nip mbetën të plagosur rëndë. Breshëritë e armëve automatikë alarmuan gjithë zonën dhe Valter Bamin, i cili jeton ngjitur me Hakën. Ka qenë pikërisht Bami që me shpejtësi u nis me të plagosurit drejt Spitalit Ushtarak në tiranë. Pranë shtëpisë së Hakajve, në fshatin Zezë, janë gjendur rreth 200 gëzhoja plumbash, çka do të thotë se autorët ishin të mirorganiz­uar dhe më shumë se dy- tre persona. Pasi derdhën mbi 200 plumba në drejtim të banesës së Hakajve, autorët u larguan me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira. Policia, në një njoftim të shkurtër, thotë se po heton për të zbuluar shkaqet dhe autorët. “Grupi hetimor po punon për identifiki­min e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë Policia në një njoftim paraprak për ngjarjen, por deri më tani mësohet se nuk ka asnjë të dyshuar. Ndërsa burime thonë se pistat kryesore për atentatin po shtrihen mbi të shkuarën e 28- vjeçarit. Mariglen Haka dyshohet se është pjesë e grupit të Niklës. Ai është arrestuar më herët më 12 shtator të vitit 2018. Në prill të këtij viti, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Pjesë e këtij grupi ishte edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim. Ndërsa më 13 qershor 2011, ai është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmeni­t të kromit Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut, por më pas u la i lirë për mungesë provash. Haka u tha në atë kohë se kishte vrarë biznesmeni­n, pasi dyshonte se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, në vitin 2004. Zeneli u akuzua nga familja Hakaj se, kishte vrarë Roland Hakajn, në vitin 2004, në parkingun e një restoranti në Fushë- Krujë. Asokohe, Mariglen Haka ka qenë 12 vjeç dhe 7 vjet më pas, në 2011, ai vret ish- dhëndrin ( Nadien Zeneli).

 ??  ?? I plagosuri Haka
I plagosuri Haka
 ??  ?? Momenti kur Haka mbërrin në spitalin e Traumës në Tiranë
Momenti kur Haka mbërrin në spitalin e Traumës në Tiranë
 ??  ?? I plagosuri, Marklen Haka
I plagosuri, Marklen Haka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania