Panorama (Albania)

I ndau motrën, kunati përplas për vdekje babanë e tre fëmijëve

Shkak dyshohet se është bërë ndarja me gruan pak muaj më parë

- LEZHE/ ELVIS HILA

Ka përfunduar në tragjedi divorci për një 27- vjeçar nga Lezha, i cili u aksidentua qëllimisht me automjet nga ish- kunati i tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës dhe fillimisht u raportua si një aksident rrugor. Por, nga hetimet, Policia zbuloi se Ylli Mena u përplas qëllimisht nga ish- kunati i tij teksa udhëtonte me biçikletë në zonën e quajtur Ishull në Lezhë. 27- vjeçari gjeti vdekjen disa orë pas aksidentit në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa personi që përplasi të riun është larguar nga vendi i ngjarjes, por që u identifiku­a më pas nga Policia. Ai është shtetasi A. K., 32 vjeç banues në Mamurras dhe është shpallur në kërkim policor. Sipas të dhënave, viktima dhe autori i aksidentit ishin në konflikt me njëri- tjetrin dhe shkak ishte bërë prishja e krushqisë mes tyre. Ylli Mena ishte martuar me motrën e autorit, por prej disa muajsh ishte ndarë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve. Nga martesa me motrën e 32vjeçarit të shpallur në kërkim, Mena kishte tre fëmijë. Kjo e bën akoma edhe më të rëndë ngjarjen, pasi tre fëmijët kanë humbur babanë dhe autori i vrasjes është pikërisht daja i tyre.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet dhe materialet procedural­e janë referuar pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po merr në pyetje pjesëtarë të dy familjeve për të mësuar më tepër detaje rreth ngjarjes, ndërsa Policia vijon kërkimet për arrestimin e 32vjeçarit që aksidentoi për vdekje me dashje ish- kunatin e tij.

“Në vijim të informacio­nit paraprak, ku rreth orës 08: 30, një drejtues mjeti i cili ishte larguar nga vendngjarj­a ka aksidentua­r shtetasin Y. M. që po lëvizte me biçikletë në rrugë, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A. K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentua­r shtetasin Y. M. me dashje, për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre. Shtetasi i dëmtuar Y. M. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar, shtetasi A. K., është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. Materialet procedural­e janë referuar pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme”, bëhet e ditur nga Policia.

Mesditën e së dielës, trupi i pajetë i viktimës është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin Barbullojë të Lezhës, aty ku jetojnë prindërit e 27- vjeçarit, ndërsa gjithçka kaloi në heshtje dhe askush nuk foli asnjë fjalë për ngjarjen e cila i mori jetën djalit të vetëm të familjes.

 ??  ?? Viktima Ylli Mena
Viktima Ylli Mena
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania