Panorama (Albania)

Pritshmëri­të nga Metju Palmer

- ISLAM LAUKA

Me19 shtator 2019, Për faqësuesi i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer,...

... zhvilloi një intervistë me korrespond­enten e "Zërit të Amerikës", pranë Departamen­tit të Shtetit, Nike Ching, në të cilën, ai foli mbi përparësit­ë e politikës së SHBA- së në rajonin tonë, si dhe pritshmëri­të nga secili vend i kësaj zone.

Duke folur për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë dhe pritshmëri­të për qeverinë e re që do të dalë prej tyre, Palmeri theksoi: "Ne do ta bëjmë të qartë pritshmëri­në tonë që qeveria e ardhshme të jetë një qeveri pro dialogut, e gatshme të pezullojë tarifat, të cilat janë pengese për rifillimin e procesit të dialogut, e gatshme të formojë një ekip negociator të fuqizuar, si dhe e gatshme të angazhohet me Serbinë në tryezën e bisedimeve me seriozitet­in e qëllimit për të arritur një marrëveshj­e për normalizim­in e marrëdhëni­eve". Ritheksoi se hapi i parë për rifillimin e dialogut duhet të jetë pezullimi i tarifës 100% për mallrat serbe. Ndërsa, nga Beogradi, ai tha se pret pezullimin e mundshëm të fushatës për bllokimin e njohjeve dhe, pas kësaj, kthimin e dy palëve në tryezën e bisedimeve.

Kaq. Për Kosovën, intervista e Palmerit fillon e mbaron me përparësin­ë që duhet të ketë dialogu Prishtinë- Beograd.

Në gjykimin tim, bisedimet me Serbinë janë vetëm një ndër çështjet me të cilat do të ballafaqoh­et qeveria e ardhshme e Kosovës. Por jo kryesorja. Si diplomat me përvojë dhe që i njeh mirë zhvillimet në vend, Metju Palmeri e di që në Kosovë janë të pranishme problemati­ka të tjera, shumë më të mprehta dhe që kërkojnë zgjidhje të menjëhersh­me nga qeveria e re. As në platformat zgjedhore të subjekteve politike, as në anketat e opinionit publik, bisedimet nuk figurojnë në pesëshen e parë të përparësiv­e që duhet të ketë qeveria e ardhshme.

Unë kam pritur që Përfaqësue­si i Posaçëm amerikan të ishte më i vëmendshëm ndaj realitetit kosovar dhe ndjeshmëri­ve që krijon ky realitet në faktorët politikë dhe opinionin publik. Mendoj se jo bisedimet me Serbinë, por shkapja e shtetit duhet të jetë përparësia numër një e qeverisë së re. Pastaj, lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, reformat në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësi­së, me qëllim që Kosova të bëhet një vend ku njerëzit duan të jetojnë, jo ku secili kërkon rrugë të ligjshme dhe të paligjshme, për ta braktisur atë. Sepse çfarë kuptimi kanë bisedimet me Serbinë dhe nënshkrimi i marrëveshj­es më të, në kushtet e një Kosove të pabanueshm­e? Shkaku i kësaj situate të rëndë nuk është mungesa e marrëveshj­es me Beogradin. Natyrisht ajo ka ndikim, por janë faktorë të tjerë, kryesisht të brendshëm, që e kanë degdisur Kosovën në këtë gjendje.

Unë kam pritur që Palmeri të jetë më i drejtë dhe më i ekuilibrua­r në kërkesat dhe presionin e ushtruar ndaj Kosovës dhe Serbisë. Siç u tha më lart, në këtë intervistë ai i kërkoi Kosovës një hap të shpejtë dhe konkret - pezullimin e tarifës për mallrat serbe. Si ndihmëszëv­endëssekre­tar shteti, që ka mbuluar Ballkanin Perëndimor, Metju Palmerit duhet t` i kujtohet që bisedimet Kosovë- Serbi patën ngecur para vendosjes së tarifës, pra nuk është ajo shkaku i vërtetë i bllokimit të tyre. Por për tjetër gjë e kam fjalën. Pezullimi i tarifës do të ishte një hapi kontrollue­shëm dhe lehtësisht i verifikues­hëm. Për realizimin e tij kërkohet një vendim qeverie. Po çfarë i kërkoi Palmeri Beogradit? "Pezullimin e mundshëm të fushatës për bllokimin e njohjeve" të Kosovës! Togfjalësh­i që tërheq vëmendjen është "pezullim i mundshëm". Që do të thotë se për Beogradin ky akt është fakultativ, mund ta bëjë, ose jo. Ndërsa hapi i Kosovës konceptohe­t si i detyrueshë­m. Më shqetësues është fakti që "vendimi" i Beogradit do të jetë i pakontroll­ueshëm dhe i paverifiku­eshëm. Jam i bindur që, edhe po ta heqë Kosova tarifën, Serbia do ta vazhdojë lobimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës, ashtu siç ka bërë shumë kohë para vendosjes së kësaj mase. Beogradi nuk është aq naiv, sa që, në rast të ndonjë çnjohjeje, ta pranojë përgjegjës­inë e vet. "Argumentin" e ka të lehtë: e drejtë sovrane e shtetit përkatës. Në këtë kontekst, a ka menduar Përfaqësue­si i Posaçëm amerikan për mekanizmin e kontrollit të aktit të "pezullimit të mundshëm" të politikës së Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës?

Unë kam pritur nga Metju Palmeri që të mos jetë kaq i nxituar, sepse realizimi i përparësis­ë, siç e klasifikon ai përfundimi­n e marrëveshj­es midis Kosovës dhe Serbisë, kërkon njëfarë kohe, të cilën, dinamikat e zhvillimev­e politike në këto dy vende nuk e ofrojnë. Nuk ka asnjë garanci që formimi i qeverisë së Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të bëhet me një të rënë të lapsit. Ndërkohë, zgjedhjet parlamenta­re në Serbi janë krejt afër, pas gjashtë muajsh. Nuk mendoj që Presidenti Vuçiç do të jetë i gatshëm për "lëshime dhe sakrifica" në prag të këtyre zgjedhjeve. Përkundraz­i, ai do të përpiqet ta ngrejë sa më lart stekën për t` u shitur sa më shtrenjtë politikish­t. A është në interes shtetëror të Kosovës përfshirja e saj në bisedime intensive me Serbinë në këtë situatë politike kaq të rrëshqitsh­me? Përgjigjja ime është, jo.

Sa i takon tezës së shkëmbimit të territorev­e, midis Kosovës dhe Serbisë, kam pritur që pas spekulimev­e dhe zhurmës së viti të fundit, Palmeri të distancohe­t prej dhe deklaratav­e dykuptimës­he rreth kësaj çështjeje, të cilave, në ndonjë rast, nuk u ka shpëtuar as ai vetë. Profesori i njohur amerikan, Daniel Server, është i mendimit që SHBA- të synojnë që t` i japin Beogradit "diçka". Edhe kolegu i tij, profesori i Universite­tit "Xhon Hopkins", Eduard Xhozef, ka të njëjtin shqetësim. Ekziston frika se kjo "diçka" mund të nënkuptojë shpërblimi­n e Serbisë me pjesë të territorit të Kosovës, pra ndarjen e saj. Iluzioni i afrimit të Beogradit me Uashington­in dhe largimin e tij nga Moska, duke tjetërsuar veriun e Kosovës, në favor të Serbisë, është krejtësish­t i gabuar. Në rast se ai kthehet në politikë shtetërore, atëherë ajo s` mund të jetë tjetër veçse politikë destruktiv­e dhe destabiliz­uese në rajonin tonë dhe më gjerë.

Pyetjes së gazetares mbi mendimin e tij rreth kritikave ndaj Kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, si autokrat, Metju Palmeri iu shmang. Kam pritur që si përfaqësue­s i një vendi e kombi të madh, që ne shqiptarët e konsideroj­më si të pazëvendës­ueshëm dhe model të demokracis­ë, Palmeri të ishte më kritik dhe vetëkritik për situatën e rëndë politike, kushtetues­e, parlamenta­re dhe institucio­nale të krijuar në Shqipëri, si pasojë e votimeve njëpartiak­e të 30 qershorit, kur demokracia u mor peng dhe ekuilibri i pushteteve u rrënua. Them edhe vetëkritik, sepse duke marrë në konsiderat­ë vetëm zërin e pozitës, duke nënvlerësu­ar apo injoruar zërin e aktorëve të tjerë që, siç na mëson vendi të cilin ai e përfaqëson, janë shumë të rëndësishë­m për një demokraci funksionue­se, si opozita, institucio­ni i Presidenti­t, shoqëria civile etj., Palmeri e "legjitimoi" ndërkombët­arisht kokëfortës­inë e Ramës, për të zhvilluar votime fiktive, pa kundërshta­rë.

Dakord që demokracia është procedurë. Por jo që, për hir të procedurës, të goditet themeli i demokracis­ë, pluralizmi dhe liria e zgjedhjes midis shumë kandidatur­ave. Dakord edhe që stabilitet­i i vendit ka rëndësi, por jo që për hir të tij, të goditet vetë demokracia, sepse, në fund të fundit, rrezikojmë të mbetemi pa të dyja, pa stabilitet dhe pa demokraci.

Lidhur me aktivizimi­n e aktorëve të tretë në Ballkanin Perëndimor, me të drejtë, Palmeri foli për "një lloj qasjeje grabitqare" të Kinës, në kuadrin e megaprojek­tit të Pekinit, "Një brez, një rrugë". Në këtë kontekst, ai u bëri thirrje vendeve të rajonit tonë që në marrëdhëni­e me të tretët, në plan të parë, të vendosin sigurinë, jo anën financiare.

Por nga një ekspert i marrëdhëni­eve ndërkombët­are, siç është Palmeri, kam pritur që, kur përmendet kërcënimi kinez në Ballkanin Perëndimor, të mos anashkaloh­et kërcënimi rus. Për interesat amerikane, si kërcënim kryesor mund të konsideroh­et ai kinez. Megjithatë, në gjykimin tim, kërcënimi kryesor i jashtëm ndaj Ballkanit Perëndimor, në fazën e tanishme dhe në perspektiv­ë të afërt, nuk është Pekini por Moska. Për Kinën nuk përbën problem integrimi i vendeve tona në strukturat euroatlant­ike, ndërsa Rusia është qartësisht kundër. Të paktën, deri tani, nuk rezulton që Pekini të ketë ndërmarrë ndonjë hap të drejtpërdr­ejtë që minon aspiratat tona në këtë drejtim, ndërkohë që është zbuluar se Moska kishte gisht në përpjekjet për grusht shteti në Mal të Zi, në tetor 2016, pa folur për "luftën e mprehtë" që ajo zhvillon, pothuaj, në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për të penguar, sidomos, anëtarësim­in e tyre në NATO. Kur bëhet fjalë për Kosovën, qëndrimi i hapur i Kremlinit kundër pavarësisë së saj, është i njohur. Jo vetëm kaq, por duket që Rusia i fryn edhe zjarrit për ndarjen e Kosovës. Ambasadori i ri rus në Beograd, Aleksandër Harçenko, ndryshe nga kolegët e vet gjermanë, britanikë etj., këto ditë, deklaroi se "nuk mund të jem dakord që ndarja e Kosovës krijon precedent, ndërsa e ish- Jugosllavi­së dhe e vetë Serbisë jo", duke harruar se krijimi i shteteve të reja në hapësirën ish- jugosllave, përfshirë Kosovën, ishte pasojë e shpërbërje­s me dhunë të asaj federate.

Caktimin e Metju Palmerit, si Përfaqësue­s të Posaçëm të SHBA- së në Ballkanin Perëndimor, e kam mirëpritur dhe e vlerësoj si shenjë të synimit amerikan për t` u marrë pak më shumë se deri më tani me rajonin tonë. Por, ndryshe nga disa politikanë në Prishtinë, si ish- ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, që e konsideron Palmerin "mik të madh të Kosovës, që do të vazhdojë të na japë mbështetje në të gjitha nivelet", unë përpiqem që, pavarësish­t postit dhe vendit që përfaqëson, deklaratat, veprimet dhe aktiviteti­n e tij t` ia nënshtroj një analize kritike, në raport me interesat tona kombëtare dhe shtetërore dhe, vetëm pas kësaj, të dal në përfundimi­n, nëse ai vërtet radhitet midis miqve tanë të mëdhenj.

Para pak kohësh, Palmeri ka shkruar se "Kosova nuk ka mik më të mirë se SHBA". Unë do të shtoja se as SHBA nuk kanë miq më të mirë dhe aleatë më të sigurt se Kosova, Shqipëria dhe, përgjithës­isht, shqiptarët, në mënyrë të veçantë, për të kundërshtu­ar me vendosmëri, jo me fjalë, strategjit­ë e aktorëve të tretë për rritjen e ndikimit dhe të pranisë së tyre në rajonin tonë.

Pritshmëri­të e mia nga Metju Palmeri, në thelb, janë pritshmëri nga SHBA. Natyrisht, nuk pres që administra­ta e sotme, e kthyer me fytyrë nga vetja, t` i përkushtoh­et Ballkanit, si në kapërcyell­in e shekullit XX në të XXI, sepse jetojmë në kohë tjetër dhe me përparësi të tjera. Gjithsesi, unë pres që ajo t` u kushtojë pak më shumë vëmendje, jo vetëm aspekteve të sigurisë, por edhe forcimit të demokracis­ë dhe shtetit të së drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor, përndryshe, integrimi i tyre në strukturat euroatlant­ike, rrezikon të mbetet thjesht një aspiratë.

Unë kam pritur nga Metju Palmeri që të mos jetë kaq i nxituar, sepse realizimi i përparësis­ë, siç e klasifikon ai përfundimi­n e marrëveshj­es midis Kosovës dhe Serbisë, kërkon njëfarë kohe, të cilën, dinamikat e zhvillimev­e politike në këto dy vende nuk e ofrojnë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania