Panorama (Albania)

Sot, miratimi i kandidatëv­e për Kryeprokur­or, kush është në listën e KLP- së

Pas miratimit të listës, Këshilli do të bëjë pikëzimin e kandidatëv­e, 3 prej të cilëve do t'i dërgohen Kuvendit për votim

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë do të miratojë sot listën me kandidatët, që kalojnë fazën e parë të përzgjedhj­es për Prokuror të Përgjithsh­ëm.

Pas një periudhe rreth dymujore, mbarimi i procesit të vetingut për prokurorin Olsian Çela ka zhbllokuar procesin. KLP njoftoi zyrtarisht se në mbledhjen e datës 23 shtator, do të miratohet lista me kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe më pas, do të vazhdohet me pikëzimin e 4 kandidatëv­e, 3 prej të cilëve që do t'i dërgohen Kuvendit për votim. "Miratimi i listës së kandidatëv­e që kanë shprehur interesin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej garën pas vlerësimit paraprak", njoftoi dy ditë më parë KLP. Gjatë kësaj periudhe, mësohet se Këshilli ka bërë verifikim të dokumentev­e të kandidatëv­e, Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj dhe gjatë mbledhjes që do të zhvillohet sot në orën 12: 00, do të shikohet nëse këta kandidatë plotësojnë kushtet për të vazhduar garën, nëse jo do të skualifiko­hen. Duke iu referuar rregullore­s së miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, ku renditen kushtet që duhet të plotësojë një kandidat për t'u përzgjedhu­r, janë: të kalojnë me sukses verifikimi­n e plotë të pasurisë dhe figurës së tyre, 3 prej kandidatëv­e e kanë kaluar njëherë në procesin e vetingut. Tjetër kriter është të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunë­torë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990. Të mos jenë bashkëpunë­torë, informator­ë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret. Të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinor­e, si dhe të mos kenë masë disiplinor­e në fuqi.

KANDIDATËT Prokurorja Arta Marku ka mbaruar studimet e larta dhe magjistrat­urën në Universite­tin e Tiranës. Pasi ka kryer stazhin për 2 vjet në Prokurorin­ë e Fierit, ka ushtruar funksionin si prokurore në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 15 vite. Për 7 vjet ka qenë drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsion­in në Prokurorin­ë e Rrethit Shkodër si dhe zëvendësdr­ejtuese e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Fatjona Memçaj, aktualisht prokurore në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë, në vitin 2003 mbante postin e prokurores së rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoresh­ë e Koordinimi­t Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë. Gjithashtu, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhëni­e. Lulzim Alushaj është jurist në një kompani private. Fillimisht është diplomuar për drejtësi nga Universite­ti i Bolonjës ( Alma Mater Studiorum), më tej mori kualifikim­in për të ushtruar profesioni­n e jurisprude­ncës në Shqipëri ( Dhoma Kombëtare e Avokatisë) dhe në Itali ( Consiglio Nazionale). Më herët, drejtues i Prokuroris­ë për Krime të Rënda dhe aktualisht prokuror në këtë Prokurori, Olsian Çela, ishte kandidatur­a e parë e dorëzuar pranë KLP- së. Prokurori Olsian Çela ka punuar në Prokurorin­ë e Tiranës, pasi përfundoi magjistrat­urën në vitet 19981999. Gjithashtu, ka kryer edhe një sërë trajnimesh dhe specializi­mesh brenda dhe jashtë Shqipërisë për hetimin e trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Do të bëhet miratimi i listës së kandidatëv­e, që kanë shprehur interesin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej garën pas vlerësimit paraprak

 ??  ?? Mbledhje e KPL
Mbledhje e KPL
 ??  ??
 ??  ?? Olsian Çela
Olsian Çela
 ??  ?? Arta Marku
Arta Marku
 ??  ?? Lulzim Alushaj
Lulzim Alushaj
 ??  ?? Fatjona Memçaj
Fatjona Memçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania