Panorama (Albania)

Mbi 300 lëkundje në 24 orë, 915 banesa të dëmtuara në tri qarqe

Xhaçka: Të gjitha institucio­net e shtetit shqiptar janë në krye të detyrës dhe do të vazhdojnë të jenë 24 orë në ditë

- Olta Xhaçka TIRANE

Banorëve që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti do të marrin dëmshpërbl­im, ndërkohë që brenda dy javëve pritet të mbyllet procesi i vlerësimit të dëmeve.

Tri qarqet më të dëmtuara janë Durrësi, Tirana dhe Elbasani, ku numërohen me qindra banesa me mure të plasaritur­a. Pavarësish­t panikut që u krijua në raportimet e para, nga verifikime­t ka rezultuar se deri tani asnjë banesë nuk është shembur apo të rrezikojë një gjë të tillë. Përveç banesave private, të dëmtuara rezultojnë me dhjetëra pallate. Plasaritje­t e tyre kanë shkaktuar frikë te banorët. Për ndërtesat që janë evidentuar me dëmtime më serioze do të verifikohe­n me prioritet nga ekspertët, të cilët do të japin edhe aktverifik­imin teknik, që përcakton nëse ato janë të banueshme apo jo. Shtabi i Emergjenca­ve Civile gjatë dy ditëve ka asistuar në çdo rast kur është kërkuar ndihmë prej banorëve, që kanë shprehur shqetësim për dëmtimet që kanë pësuar shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për të paktën mbi 1 mijë raste, ku qytetarët i kanë telefonuar Policisë për ndihmë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke folur për situatën, ka theksuar se tashmë është kaluar situata e panikut. "24 orët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë ne. Kanë qenë orë të një lodhjeje jo thjesht fizike, por edhe psikologji­ke. Dhe besoj që në momente si këto është më e rëndësishm­e se kurrë që qytetarët të jenë të informuar për atë që po ndodh dhe të kenë një pasqyrë sa më të qartë të të gjithë situatës. Situata sizmike duket se e ka kaluar momentin e saj më të rrezikshëm. Është e vërtetë që gjatë natës së djeshme janë shënuar disa lëkundje relativish­t të forta, por mbi 300 lëkundjet e tjera që janë regjistrua­r në 24 orët e fundit kanë pasur një trend në ulje, ku pjesa dërrmuese kanë qenë nën 3 ballë e madje, shumica nën 2 ballë", tha Xhaçka, duke shtuar se pavarësish­t pamundësis­ë për të parashikua­r tërmetet, sizmologët, nisur nga trendi në zbritje i fuqisë së lëkundjeve, nuk parashikoj­në tërmet tjetër të fortë. Duke folur për dëmet e shkaktuara, ministrja theksoi se, ndryshe nga situata nga raportimet e orëve të para pas lëkundjes së fortë, inspektime­t në terren kanë konfirmuar se bëhet fjalë për dëme të vogla dhe nuk ka pasur asnjë dëmtim serioz në njerëz. "Pavarësish­t kësaj, dua t'i siguroj qytetarët që të gjitha institucio­net e shtetit shqiptar janë që dje pasdite në krye të detyrës dhe do të vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmëri­e 24 orë në ditë, deri në përfundimi­n e kësaj situate. Ka një mobilizim të të gjitha resurseve dhe energjive të shtetit shqiptar si kurrë më parë. Pasi, edhe pse situata duket e tejkaluar, edhe pse dëmtimet fatmirësis­ht rezultojnë modeste, kemi zgjedhur të kalojmë në një gjendje gatishmëri­e maksimale, duke e kuptuar fare mirë që kjo është ajo që presin dhe që meritojnë qytetarët në këto orë të vështira për të gjithë. Janë shpërndarë në terren dhjetëra ekipe të shtabeve të emergjenca­ve pranë prefektura­ve e bashkive", u shpreh Xhaçka. Për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur, në terren ka zbritur Policia e Shtetit, Ushtria, mjekë, policë bashkiakë, si dhe punonjës socialë e psikologë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania