Panorama (Albania)

Veliaj me vonesë, Rama: “A nuk mund ta shtyjmë Ditën pa makina?”

-

Momentet e vështira të krijuara nga tërmeti i fuqishëm ditën e shtunë shkaktuan një përplasje të Kryeminist­rit Edi Rama me kryebashki­akun e Tiranës Erjon Veliaj. Ditën e djeshme, në mëngjes, Kryeminist­ri Edi Rama thërriti një mbledhje me qeverinë, deputetët dhe kryetarët e bashkisë për t'u organizuar për takimet me banorët e prekur. Por teksa mbledhje nisi, në sallë mungonte kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Megjithatë, kreu i qeverisë nisi mbledhjen dhe pasi i dha fjalën Kryetares së Bashkisë së Durrësit, Rama tentoi të kapërcente situatën duke ia dhënë fjalën dikujt tjetër meqë z. Veliaj mungonte. Ndërsa u lajmërua se kishte mbërritur, Rama iu drejtua me ironi kryebashki­akut.

DEBATI Edi Rama: Mirë atëherë, meqë kryetarin e Bashkisë së Tiranës nuk e kemi të pranishëm... Nga salla: Jo, jo, e kemi. Edi Rama i drejtohet Veliajt: Atë ditën pa makina, mund ta shtyjmë për një ditë tjetër ne, apoo?

Veliaj: Faleminder­it, Kryeminist­ër. I kemi koncentrua­r të gjitha aktivitete­t në "Sheshin Skëndërbej" edhe si një mënyrë për të qetësuar njerëzit që duan të dalin duke pasur parasysh situatën.

Më tej, kryebashki­aku Veliaj vijoi me raportimin në lidhje me situatën në kryeqytet. Ky nuk ishte rasti i vetëm ku Kryeminist­ri Rama shfaqi nervozizëm ndaj kryebashki­akut Veliaj. Rasti i dytë ishte kur Kryeminist­ri e pyet nëse kishte nevojë për mbështetje­n e kryebashki­akëve të tjerë dhe të deputetëve dhe Z. Veliaj i përgjigjet duke i dhënë një ide që ta praktikojn­ë edhe bashkitë e tjera për të mbledhur ndihma në ushqime dhe veshmbathj­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania