Panorama (Albania)

Banorët e Durrësit, ende në panik, kalojnë natën jashtë

Numërohen të paktën 188 banesa dhe 9 pallate që janë dëmtuar

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Frika nga goditja e një tërmeti të mundshëm, po i mban ende jashtë shtëpive banorët e Durrësit, ku edhe ishte epiqendra e lëkundjeve.

Disa prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadrat e ngritura brenda në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa të tjerë po qëndrojnë nëpër sheshe e hapësira publike. Kjo ishte nata e dytë që banorët e qytetit bregdetar po kalojnë në qiell të hapur, pasi banesat e tyre janë të amortizuar­a ose gjenden në katet e larta të pallateve shumëkatës­he. Gjatë 24 orëve, në Durrës u regjistrua­n më shumë se 28 lëkundje të forta, por dy lëkundjet e para të orës 16: 00, të së shtunës, rezultuan fatale për dhjetëra objekte që pësuan dëmtime. Nga Shtabi i Emergjenca­ve Civile bëjnë me dije se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ishin regjistrua­r të paktën 188 banesa të dëmtuara dhe 9 pallate të plasaritur­a. Këto janë vetëm shifra paraprake, pasi grupet e punës ndodhen në terren dhe po vazhdojnë me intensitet misionin për të dokumentua­r çdo dëmtim që la pas tërmeti i fuqishëm, i cili rezulton të jetë më i fuqishmi i 30 viteve të fundit. Sakaq, të njëjtat burime thanë për gazetën se shkuan në spital për ndihmë mjekësore rreth 63 persona me fraktura të ndryshme.

Pavarësish­t se situata është qetësuar dhe lëkundjet së shtunës dhe të orëve të para të mëngjesit të së dielës nuk po pasohen nga tronditje të tjera, banorët e qytetit të Durrësit vijojnë të qëndrojnë në qiell të hapur, pasi kanë frikë të futen në shtëpitë e tyre. Autoritete­t, prej gjithë ditës së diel, vijuan shpërndarj­en e ndihmave, ndërsa në ambientet e brendshme të stadiumit “Niko Dovana” ngritën dy stenda të mëdha dhe vunë në dispozicio­n mbi 200 shtretër e dyshekë. Ndërkohë, mijëra qytetarë, sikurse natën e parë, edhe sot kanë gdhirë nëpër lulishte dhe sheshe publike. E gjendur në njërën prej çadrave të montuara në stadiumin e Durrësit, fill pas tërmeteve, Ervehe Çepja tregon për gazetën “Panorama” se ku ndodhej në çastet e lëkundjeve dhe se si e përjetoi gjithçka që ndodhi. “Shtëpinë e kam në katin e pestë të një pallati në lagjen 18. Nuk dija çfarë të bëja. Thash se më pushoi zemra nga frika. Bufeja, televizori dhe disa objekte zbukurimi u rrëzuan. Shtëpia është plasaritur e gjitha. Kam frikë të kthehem në shtëpi, prandaj edhe jam këtu tek kjo stenda”, tha e moshuara. Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua pasditen e së shtunës la pas dëme të shumta materiale. Situata më problemati­ke paraqitet në rrethinat e Durrësit, zona ku objektet janë të amortizuar­a. Megjithatë, dëme janë regjistrua­r edhe në qytetin e Durrësit, në apartament­et që ndodhen në pallatet e ngritura në lagjen 4 të qytetit. Isuf Sina, një prej banorëve të lagjes 4, të cilit iu shkaktuan dëme nga lëkundjet e tërmetit, tregon makthin e përjetuar. “Po shkoj rreth 70 vjeç dhe nuk kisha parë një tërmet kaq të fuqishëm. Siç e shikoni, ka shkaktuar dëme të mëdha. Muret janë plasaritur. Nuk di çfarë të them, natën e parë e kaluam përjashta dhe do të kalojmë edhe sot ( dje)”, tha Sina.

 ??  ?? Isuf Sina, banor i Durrësit
Isuf Sina, banor i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania