Panorama (Albania)

Prokuroria zgjat hetimet për gjyqtarët e Dritan Dajtit

Hetimi nisi pas dyshimit për gjykimin e shkurtuar ndaj Dajtit

-

Prokuroria për Krime të Rënda ka zgjatur për të tretën herë hetimet për 3 gjyqtarët e dosjes "Dajti", të cilët janë proceduar penalisht për veprën penale të korrupsion­it pasiv.

Vendimi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda është marrë disa javë më parë, ndërsa kundër këtij vendimi ka bërë ankimim gjyqtari Aleks Nikolli dhe seanca e shqyrtimit të këtij ankimimi do të zhvillohet në 30 shtator. Vendimi për zgjatjen e afateve është bërë me pretendimi­n se duhet më shumë kohë për kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore, në funksion të zbardhjes së plotë të dyshimeve të ngritura për gjyqtarët. Kujtojmë se gjyqtarët Petrit Aliaj, Aleks Nikolli dhe Skënder Damini u vunë nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda në shkurt të këtij viti, disa ditë pas dhënies së vendimit, ku pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin. Ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në vitin 2010. Pranimi i gjykimit të shkurtuar bëri që dënimi përfundimt­ar për Dajtin të shkonte në 25 vite burg. Pranimi i gjykimit të shkurtuar me shumicë vote nga ana e pesëshes së Apelit të Krimeve të Rënda, u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa disa ditë më pas, nën dyshimin se ky vendim ishte dhënë i ndikuar dhe se gjyqtarët kanë konsumuar elemente të veprës penale të korrupsion­it, Prokuroria nisi hetimet.

GJYQTARËT Me një vendim për kontroll banese të dhënë nga gjyqtarja Liliana Baku, Prokuroria, në bashkëpuni­m me Policinë, në datën 15 shkurt të këtij viti kreu kontrolle të befasishme në banesat e 3 gjyqtarëve. Gjatë kontrollev­e të kryera, në banesën e gjyqtarit Skënder Damini u gjetën disa fishekë dhe një sasi eurosh, ndërsa në banesat e gjyqtarëve të tjerë nuk u gjetën prova apo materiale implikuese. "Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga Forcat Speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Nga operacioni policor konfirmojm­ë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administro­hen nga organet ligjzbatue­se", informoi Policia. Ndërkohë, në lidhje me eurot e gjetura në banesën e Daminit, ai tha se ato ishin të djalit të tij, ndërsa fishekët e sekuestrua­r ishin jashtë funksioni.

 ??  ?? Gjatë kontrollev­e në banesat e gjyqtarëve
Gjatë kontrollev­e në banesat e gjyqtarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania