Panorama (Albania)

Mediat greke: Mafia shqiptare, pas trafikut të kokainës

-

Me anë të një shkrimi për kapjen e një sasie kokaine në portin e Pireut, gazeta greke "Protothema" ngre dyshime se pas trafikut qëndrojnë shqiptarët. Duke shtuar se hetuesit janë duke parë nëse shoferët e arrestuar janë pjesë e grupeve kriminale, apo vetëm kanë rënë viktimë e tyre, duke bërë edhe transporti­n pa dijeni. Teksa rendit disa raste të trafikut të kokainës në portet greke, gazeta bën lidhjen me kapjen e sasisë rekord në Shqipëri, që sipas tyre u ka prishur planet grupeve të drejtuara nga shqiptarë, të cilët tashmë po përdorin Greqinë për kalimin e kokainës në Europë. "Një ngjarje, që siç thonë drejtues të lartë të Policisë, ka të bëjë me faktin që në 2018, policitë europiane sekuestrua­n në portet e Belgjikës dhe Holandës sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori, që i tejkalonin 50 tonët. Kështu, mafiozët, në bashkëpuni­m të ngushtë me trafikantë të mëdhenj shqiptarë të kokainës, duke kërkuar për rrugë të reja, vunë Greqinë në kornizë, por sekuestrim­i i qindra kilogramëv­e kokainë me vlerë miliona euro, u prishi planet", shkruan "Protothema". Duke iu referuar të njëjtit shkrim, gazeta ngre dyshime se pas rastit të trafikut të kokainës të kapur së fundmi në Greqi, janë shqiptarë që jetojnë atje. "Në të njëjtën orë, pas zbulimit të 580 kg kokainë dhe arrestimit të katër personave, Policia, Kufiri, Dogana dhe Antikrimi Ekonomik kërkojnë pronarët e mëdhenj, që fshihen pas sasisë së sekuestrua­r në portin e madh. Madje, fakti që dy kontejnerë ikën nga Pireu në Durrës, kombinuar kjo me informacio­nin e ardhur në zyrat e drejtuesve të Policisë, të çon në dyshimin se pas trafikut fshihen shqiptarë që jetojnë në Greqi", shkruhej ndër të tjera në shkrim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania