Panorama (Albania)

Vrasja e biznesmeni­t, si hakmarrje për ekzekutimi­n e të vëllait

-

Nadien Zeneli u vra me tre plumba më 13 qershor 2011, në zonën e ish- Bllokut në Tiranë. Dy javë pas ngjarjes së rëndë, RENEA arrestoi në banesën e tij, Marklen Hakën dhe babanë e tij. I riu ishte i dyshuar për vrasjen e 32vjeçarit Zeneli, ndërsa i ati u ndalua pasi në banesë iu gjetën armë. Ekzekutimi, sipas hetuesve, kishte ardhur si hakmarrje për një ngjarje të ndodhur në vitin 2004, ku mbeti i vrarë Roland Hakën me breshëri automatiku. Familja Haka dyshonte se, biznesmeni i kromit e kishte prerë në besë Rolandin, pasi e kishte nxjerrë në pritë. Roland Haka u vra më 10 qershor 2004, teksa po darkonte me disa miq të tij në një prej lokaleve më të njohura të Fushë- Krujës. Në atë kohë, 27 vjeç, ai është ngritur nga tavolina dhe ka dalë në pjesën e parkingut të lokalit, pasi dikush e kishte telefonuar. Pikërisht në ato momente u qëllua me breshëri në distancë. Nadien Zeneli ka qenë i njohur me Roland Hakën. Kjo pasi Zeneli ishte martuar me një vajzë nga familja Haka. Por pikërisht në vitin 2004, në kohën kur u vra Roland Haka, Nadien Zeneli ishte ndarë nga e shoqja, e cila ishte kthyer në shtëpinë e vajzërisë së saj. E gjithë kjo histori ka ndodhur në kohën kur Markleni ishte vetëm 13 vjeç. Në atë kohë, hetuesit thanë se akuza për vrasjen e biznesmeni­t u ngrit pasi përmes verifikime­ve të sistemit GPS të telefonit, rezultoi se Haka ndodhej pranë zonës ku u vra Zeneli në ish- Bllok në momentin e ngjarjes. Por, pavarësish­t këtij arrestimi, Marklen Haka do të lihej i lirë për këtë ngjarje, pasi prokurorët nuk ishin në gjendje të faktonin me prova përfshirje­n e tij.

 ??  ?? Biznesmeni i vrarë, Nadien Zeneli
Biznesmeni i vrarë, Nadien Zeneli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania