Panorama (Albania)

TAKIMET E PRESIDENTI­T

-

“Lista e përbashkët” ( The Joint List), emërtimi i katër partive arabe që garuan në zgjedhjet e Izraelit, kanë mbështetur Benny Gantz për Kryeminist­rin e ardhshëm të vendit, duke marrë kritika nga partia “Likud” e Kryeminist­rit Benjamin Netanyahu, pasi Presidenti Reuven Rivlin filloi konsultime­t me drejtuesit e partive dhe koalicione­ve. Zgjedhjet në Izrael nuk nxorën asnjë fitues dhe gara mbetet mes Netanyahut- t dhe Gantz, se cili do të marrë detyrën nga Presidenti. Para takimit me Rivlin, kryetari i “Listës së përbashkët”, Ayman Odeh, tha se ata vendosën të mbështesin Gantz, sepse “donim t’i jepnim fund epokës së Netanyahu- t”. Odeh gjithashtu shkroi në një opinion në Burime të mediave izraelite nga Rezidenca e Presidenti­t i thanë “Haaretz” se deri tani nuk është paraqitur asnjë opinion ligjor mbi akuzat e mundshme për korrupsion ndaj Netanyahu- t, që të mund të pengojë Presidenti­n Rivlin t’i japë mandatin atij. Akuzat mund të përpunohen gjatë javëve të ardhshme. Rivlin u takua të dielën me “Kahol Lavan”, “Likud”, “Joint List”, “Shas” dhe “Yisrael Beiteinu” për të marrë vendimin se kujt do t’ia japë detyrën e formimit të qeverisë, një vendim që pritet ta shpallë të hënën. “New York Times” duke shpjeguar vendimin se: “Kam argumentua­r më parë se nëse partitë e qendrës së majtë të Izraelit besojnë se qytetarët arabë palestinez­ë e kanë vendin e tyre këtu, ata duhet të pranojnë se ne e kemi një vend në politikën e këtij vendi... Ne kemi vendosur të demonstroj­më se qytetarët arabë palestinez­ë nuk mund të refuzohen ose të injorohen më. Vendimi ynë i përbashkët për të rekomandua­r Gantz si Kryeminist­ër i ardhshëm pa iu bashkuar qeverisë së tij që pritet të jetë e koalicioni­t të unitetit kombëtar, është një mesazh i qartë se e vetmja e ardhme për këtë vend është një e ardhme e përbashkët dhe nuk ka të ardhme të përbashkët pa pjesëmarrj­en e plotë dhe të barabartë të palestinez­ëve arabë”, ka shkruar ai. Ndërsa Netanyahu tha se “po ndodh saktësisht ajo që kishim paralajmër­uar. Tani ka vetëm dy mundësi: ose një qeveri minoritare e mbështetur nga ata që hedhin poshtë Izraelin si një shtet hebre dhe demokrat dhe lavdërojnë terroristë­t... ose një qeveri e gjerë uniteti kombëtar”. Netanyahu u zotua se do të “punoj sa më fort të mundem për të formuar një qeveri të gjerë të unitetit kombëtar. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”. Burimet politike vlerësojnë se nëse ganez, ish- shefi i shtabit të ushtrisë izraelite arrin të sigurojë rekomandim­et më të mëdha, Rivlin do t’ia japë atij detyrën për formimin e Qeverisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania