Panorama (Albania)

Thaçi: Ndryshimi i kufijve është mashtrim elektoral

“Qeveritë shkojnë e vijnë, me SHBA nuk ndahemi kurrë”

- Hashim Thaçi Ramush Haradinaj

Sipas Thaçit, ata që e kanë përmendur këtë temë e kanë mashtrim për qëllime elektorale, duke iu referuar tërthorazi Kryeminist­rit në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili vazhdon të shprehet në takime të ndryshme kundër idesë së ndryshimit të kufijve. Presidenti Thaçi i bëri këto komente në Ajoua. Ai tha se pas zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re të 6 tetorit, Kosova duhet të formojë shpejt një qeveri të re, që do të përballet me sfida. “Fillimisht do të jenë prioritete­t e brendshme e pastaj do të diskutohet edhe për mundësinë e tejkalimit të të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut”, tha ai. Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Kosova u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshti­mi ndaj politikave të Serbisë kundër shtetësisë së saj. Thaçi tha se duhet një debat i brendshëm sa u përket tarifave, në të cilën duhet të përfshihen edhe partitë politike, qeveria, Parlamenti dhe shoqëria e Kosovës. SHBA- të kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e tarifave, ndërsa Bashkimi Evropian heqjen e tyre për të rihapur bisedimet me Serbinë, por qeveria në largim e Kosovës i ka rezistuar kërkesave deri tani. “Qeveritë mund të vijnë dhe mund të shkojnë, por raportet tona me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian nuk do të cenohen asnjëherë”, tha Thaçi. Ai shfaqi besimin se emërimi i Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara do të jenë aktive në rajon dhe në procesin e bisedimeve Kosovë- Serbi. Thaçi tha se asnjëherë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve mundësia e ndryshimit të kufijve, ide që ishin hedhur në verën e vitit të kaluar si mundësi për të arritur një marrëveshj­e ndërmjet palëve. “Kurrë nuk ka qenë në tryezë ndryshimi i kufijve. Integritet­i territoria­l i Republikës së Kosovës është i pacenueshë­m. Të gjithë ata që kanë folur për ndryshim të kufijve të Kosovës kanë prezantuar një mashtrim për opinionin publik me karakter elektoral. Territori i Kosovës është i paprekshëm. Por unë gjithmonë respektoj të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i bashkëngji­ten Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës. Të gjitha opinionet tjera janë gënjeshtra”, tha ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania