Panorama (Albania)

Vllaznia ngec te shtyllat e Luftëtarit, Laçi barazon në festivalin e golave

-

Flamurtari dhe Laçi u ndanë në një barazim spektakola­r 3- 3 në Vlorë, takim i vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë Superiore. Takimi që u luajt pa tifozë në stadiumin "Flamurtari", pa kurbinasit më të etur për golin e parë, të cilët po qarkulloni­n më shumë topin në minutat e para. Gjithsesi, goli i parë erdhi vetëm në minutën e 28- të dhe ishte Pjeshka që tundi rrjetën për vlonjatët, pas një topi të mbetur në zonë. Miqtë, sidoqoftë, reaguan dhe në të 39tën ishte Redon Xhixha që barazoi, pasi u fut bukur brenda zone dhe nuk fali përballë Moçkës. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, ka sërish gol për vlonjatët. Sukaj fiton vetë një penallti pas një faulli të Stazhillës ndaj tij dhe me një goditje panenka, i jep sërish avantazhin të tijve. Pjesa e dytë sidoqoftë, nis me një hedhje në sulm të Laçit. Pas shumë tentativav­e, është Teko që në minutën e 64t barazon, teksa del i vetëm me Moçkën. 3 minuta më vonë, ka penallti për kurbinasit dhe i saktë nga 11- metrat është Nuabueze, duke i dhënë për herë të parë Laçit avantazhin në këtë sfidë. Teksa u duk sikur Laçi do e mbyllte aty takimin, me këtë mendim nuk ishte i riu Haruni që u fut gjatë pjesës së dytë në fushë. Pas një harkimi të Rrapajt, me kokë është Haruni që e çon në fundin e rrjetës dhe ka sërish barazim në Vlorë. Në fund, Flamurtari dhe Laçi barazuan 3- 3 dhe të dyja ekipet ndanë nga një pikë. VLLAZNIA- LUFTËTARI

Vllaznia barazon pa gola ndaj Luftëtarit në një stadium të boshatisur nga dënimi i disiplinës. Prova e parë është teksa Fili rrëmben një top dhe Renja pasi shërbehet, pason tokazi drejt qendrës duke krijuar rast për Ziajin, i cili me majën e këmbës nuk e devijon dot drejt portës së boshatisur. Tentativa e parë drejt kuadratit është në minutën e 20- të me Gilman Likën që ekzekutoi një goditje dënimi nga 25 metra, por sfera shkon jashtë dhe ngjitur me shtyllën. Në minutat finale, Vllaznia bëhet shumë e rrezikshme, por portieri Paiteris është i pakalueshë­m. Fillimisht gjuan Malota me kokë dhe pret portieri i Luftëtarit. Më pas, Shehi nga fare pranë tenton, por gjen sërish barrikadën e portierit, i cili shpëton portën. Në fund, një traversë e Zogajt pas goditjes me kokë. Në pjesën e dytë, Vllaznia provon të shtyjë përpara dhe Luftëtari që lëshon terren. Aksion i bukur i shkodranëv­e regjistroh­et në të 87ën, me kapitenin që gjuan, por sfera përplaset në traversë. Më tej, aksioni vijon dhe teksa regjistroh­et e 87- ta minutë, Prikas, në tentativë për të larguar sferën, pengon Uendersoni­n brenda në zonë. Rast për moviolë, pasi mungon 11- metërshi për shkodranët. Në kohën shtesë, ka edhe një gjuajtje me kokë nga kapiteni Lika, por mbi tra. Luftëtari merr një pikë, duke dalë i kënaqur nga ky takim, ndërsa shkodranët "qajnë" shtyllat dhe moviolën e minutës së 87- të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania