Panorama (Albania)

PER ÇDO FAMILJE Emrat nga ' 93, pronarët që ndajnë 50 milionë USD

Zbardhet skema e qeverisë për ndarjen e fondit 5 miliardë të kompensimi­t për tri vite. Gazeta boton emrat dhe faturën e secilës familje të ish- pronarëve që nga viti ‘ 93

- TIRANE

Në tri vitet e ardhshme, qeveria pritet të ndajë për pronarët një fond me vlerë rreth 150 milionë dollarë.

Pra, çdo vit në arkën e ATP- së do të adresohen rreth 50 milionë dollarë, të cilat do të përdoren për kompensimi­n e pronarëve. Por këtu përfshihet edhe fondi i vënë në dispozicio­n nga Agjencia e Kadastrës, në funksion të shpërblimi­t financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet informale. Të dhënat janë pjesë e programit buxhetor afatmesëm të Ministrisë së Financave. Çfarë vihet re, është se shuma që do të transferoh­et në arkën e Agjencisë në tri vitet e ardhshme, është larg vlerës së parashikua­r në ligjin e ndryshuar tri vite më parë. Konkretish­t, në vitin e 5- të të zbatimit të skemës së re, pra në 2020, parashikoh­ej që shteti të disbursont­e vetëm për pronarët e shpronësua­r nga regjimi komunist rreth 40 milionë dollarë. Ndërkohë, në dy vitet e ardhshme, pra në vitin 2021 dhe 2022, kjo vlerë do të shkonte rreth 50 milionë dollarë, pa përfshirë këtu fondin e Kadastrës.

KOMPENSIMI Sa i takon fondit të këtij viti, në arkën e ATP- së janë edhe 37 milionë dollarë që pritet të ndahen në muajt e mbetur të këtij viti. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ato transferoh­en për t'u përdorur vitin që vjen. Në fillim të këtij viti, Agjencia ka përmbyllur edhe vlerësimin financiar për më shumë se 25 mijë vendime të formës së prerë. Vlerësimi është bërë bazuar në zërin kadastral që prona ka në momentin e konfiskimi­t, ndërsa çmimet për metër katror janë ato të konfigurua­ra në hartën e miratuar në 2016. Përfundimi i vlerësimit ekonomik u jep mundësi të gjithë atyre, që janë njohur me masën e përfitimit të paraqiten në Agjenci për të aplikuar. Pavarësish­t apelit të vazhdueshë­m të ATP- së për të aplikuar dhe lehtësimit të praktikave për ndarjen e parave, sërish ka pasur një numër të ulët të pronarëve që kanë depozituar kërkesë. Kjo është rrjedhojë edhe e ndryshimit të skemës. Janë jo të paktë ata që mendojnë se vendosja e pragut për kompensimi­n financiar deri në 20 për qind të vlerës që ka prona, është penalizues­e. Kjo pakënaqësi ka sjellë edhe hezitim për të aplikuar.

SKEMA Kështu, me ndryshimet e bëra në skemën e kompensimi­t, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht vetëm për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të rinj. Për pjesën e mbetur do të mbulohen nga fondi i tokës që ATP- ja disponon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania