Panorama (Albania)

Mbi 915 banesa të dëmtuara nga 300 lëkundje, ekspertët tregojnë shtëpitë dhe zonat që rrezikojnë nga tërmetet

Rama flet për skemën e re të sigurimit: Çdo i prekur nga tërmeti do të zhdëmtohet

- TIRANE

Teksa tërmetet vazhduan edhe gjatë ditës së djeshme, ajo që mbeti e paqartë ishte madhësia reale e të parit tërmet që goditi Shqipërinë, pasditen e së shtunës. Paqartësia erdhi sepse shpesh në media i referohesh­in herë intensitet­it dhe herë madhësisë, me të cilën goditi në epiqendrën e tij.

Në sqarim të kësaj, inxhinieri Bashkim Kopliku, me anë të një statusi në faqen e tij në "Facebook", shpjegoi se tërmeti i së shtunës ishte 5.8 ballë, ndërsa intensitet­i i të ndierit të tij ishte 6 apo 7 ballë në Durrës. Sipas Koplikut, në një shpjegim të mëtejshëm për "News 24", nëse tërmeti i së shtunës do të kishte qenë 7 ballë, atëherë intensitet­i me të cilin do të ishte ndierë do ishte më i lartë e për pasojë, edhe dëmet do të ishin më të larta. "Tërmeti ka dy karakteris­tika: njëra që shkakton tërmetin dhe tjetra, efekti që ka kjo energji. Është magnituda dhe intensitet­i. Unë mendoj se tërmeti i djeshëm në Durrës ishte rreth 6 ballë. 6 ballë është kur ndërtesat nuk prishen, por ka dëmtime. Ndërsa 7 ballë ndërtesat prishen e më tej. Një tërmet si ai i djeshmi mbetet 5.8 ballë për të gjithë njerëzit kudo ku janë, por ama efektet në Uashington janë zero, ndërsa për ata në Durrës janë të shumta. Sa më afër burimit të jesh, aq më tepër efekte dëmtuese ka tërmeti. Është edhe struktura e gjithë tokës, nga burimi i energjisë, deri aty ku shohim pasojat e tërmetit", shpjegoi inxhinieri. Gjatë ditës së djeshme kanë goditur rreth 10 tërmete, me epiqendër prapë në Adriatik, pranë Durrësit, por me një shkallë intensitet­i të ulët në Tiranë. Sipas shpjegimev­e të sizmologëv­e, goditja e parë ishte më e fuqishme dhe sipas rregullave të sizmologji­së, të gjithë pastërmete­t janë më të vegjël në madhësi dhe si rezultat, edhe si intensitet i të ndierit. Ata thonë se tërmetet nuk mund të parashikoh­en me përpikëri, por gjithmonë ka të dhëna të përgjithsh­me për mundësinë që ka, që një zonë të goditet nga tërmete.

REAGIMI

"Tërmeti sot e dje! Ishte 5,8, apo ishte 6 e 7… Miqtë po më pyesin si ish- inxhinier… Po e sjell edhe këtu në ' Facebook' përgjigjen time, duke dhënë kryesoret, sa më shkurt: Tërmeti përshkruhe­t shkurt me dy madhësi: magnituda dhe intensitet­i. Kur thuhet 5,8 bëhet fjalë për magnitudën në shkallë Rihter ( Richter), apo nga një herë, edhe me momentin ( Më). Kur thuhet 6 apo 7 ( nga një herë VI apo VII me shifra romake), bëhet fjalë për intensitet­in në ballë, apo gradë, apo pikë. Magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, pavarësish­t se llogaritet mbi bazën e matjeve nga shumë larg qendrës ( nga disa stacione të vrojtimit, që kanë pajisje me sizmografë etj., duke marrë parasysh edhe distancën). Pra, tërmeti dje ishte 5,8 gradë i shkallës Rihter. Po bëj një analogji me një llambë ndriçimi, që e kemi më të njohur: themi rëndom se llamba është për shembull 33 W ( vat), apo më mirë, 1450 lumen. Natyrisht, magnituda e tërmetit 5,8 gradë të shkallës Richter, apo llamba që është 33W/ 1450 lumen është njësoj, si për njerëzit në Durrës, si për ata në Shkodër e si për ata në Mynih: kemi të bëjmë me veti të tërmetit, apo të llambës dhe jo të efekteve të tij apo të asaj, në një vend të caktuar. Intensitet­i përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar: 6 apo 7 ballë ishte intensitet­i, pra efekti në Durrës i atij tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Richter, që ishte 1 km, apo 30 km larg. Njësoj si të thuash që ndriçimi ishte 30 lux në librin që po lexoja, me ndriçim që më vinte nga një llambë 33 vat, apo 1450 lumen, të vendosur disa metra larg. Pra, që të sqarohemi përfundimi­sht: ai tërmeti me magnitudë 5,8 i shkallës Richter ishte me intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër e me 0 ballë në Mynih. Shoh që në shtyp shpesh po ngatërrohe­n këto terma, prandaj ky sqarim…", shkruan në postimin e tij inxhinieri Bashkim Kopliku.

Ai tërmeti me magnitudë 5,8 i shkallës Richter ishte me intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër e me 0 ballë në Mynih. Shoh që në shtyp shpesh po ngatërrohe­n këto terma, prandaj ky sqarim

 ??  ?? HARTA E TERMETEVE GJATE 24 OREVE TE FUNDIT ( MAJTAS) SHTEPITE E DEMTUARA NE TIRANE E DURRES
HARTA E TERMETEVE GJATE 24 OREVE TE FUNDIT ( MAJTAS) SHTEPITE E DEMTUARA NE TIRANE E DURRES
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dëmet nga tërmeti në Fakultetin e Gjeologji- Minierës
Dëmet nga tërmeti në Fakultetin e Gjeologji- Minierës
 ??  ?? Inxhinieri Bashkim Kopliku
Inxhinieri Bashkim Kopliku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania