Panorama (Albania)

Sizmologu grek: Banesat që rrezikojnë nga tërmetet e vogla

-

Sizmologu i njohur grek, Akis Tselentis, thotë se rreziku i tërmeteve në Shqipëri nuk ka kaluar ende. Tselentis tha dje se nuk pritet që të ketë lëkundje të tjera të fuqishme si ditën e shtunë, por tërmetet e tjerë që vijnë pas lëkundjes së fortë mund të shkatërroj­në ndërtesat të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm 7.5 ballë. "E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimish­t lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërrue­se, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa, edhe me një lëkundje më të lehtë mund të shembet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme", tha Tselentis për “Top- Cahnnel”. Sizmologu grek nuk është surprizuar nga tërmeti që lëkundi ditën e shtunë më së shumti qytetin e Durrësit dhe kryeqyteti­n. Sipas tij, Shqipëria kishte mbledhur shumë energji dhe diçka e tillë pritej. Ajo që ishte pozitive për Tselentis, qe fakti që epiqendra e tërmetit ishte në bregdet. Pasi nëse epiqendra do të kishte qenë në kryeqytet, pasojat do të ishin më të mëdha. "Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendrua­r një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla. Siç e dini, unë jam edhe në Institutin Gjeodinami­k dhe në Observator­in Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tiranë e të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme", tha Tselentis. Në gusht të këtij viti, Presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër qeverisë shqiptare ku e pyeste në lidhje me masat e marra për mundësinë e një tërmeti apokalipti­k të parashikua­r pikërisht nga Tselentis. Letra që kreu i shtetit i dërgoi qeverisë u bë publike dhe shkaktoi një debat në distancë mes Metës dhe anëtarëve të maxhorancë­s. Nuk munguan shpeshherë edhe ironizimet mes Kryeminist­rit dhe Presidenti­t. Situata e krijuar në Shqipëri me interpreti­min e parashikim­it të sizmologut, detyroi Tselentis që të përgënjesh­trojë lajmet për mundësinë e një tërmeti me përmasa të mëdha. Ndërkohë, dje, ai ka treguar se përse u detyrua të ndryshonte të dhënat. Tselentis i konsideron informacio­net e tilla vetëm për institucio­net shtetërore dhe jo për publikun. Të tilla informacio­ne, sipas tij, mund të shkaktojnë dëme të mëdha. "U përpoqa që të ndryshoj pak të thënat, sepse këto gjëra nuk thuhen në publik. Vlerësimet për tërmetet nuk bëhen publike, sepse përhap panik dhe mund të shkaktosh një dëm më të madh. Pra, e përgënjesh­trova për arsye që kuptohen, sepse nuk dua që të thuhen te populli i thjeshtë këto gjëra. Këto bëhen të ditura vetëm te shërbimet shtetërore. Sizmologu grek thotë se ekzistojnë teknika që përshkallë­zojnë dëmet nga tërmetet e fuqishme.

 ??  ?? Sizmologu i njohur grek, Akis Tselentis
Sizmologu i njohur grek, Akis Tselentis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania