Panorama (Albania)

Programet me pagesë - Bum vjedhjeje në internet

- JÖRG BRUNSMANN D. W.

Shifrat nuk janë të vogla: Më shumë se 200 serverë ilegalë janë hequr këtë javë nga rrjeti në Europë, serverë që kanë ofruar ilegalisht programet e Pay- TV. Kompjuterë­t e konfiskuar ishin në përdorim në Gjermani, Francë e Holandë. Hetime u zhvilluan edhe në Greqi e Bullgari. Sipas vlerësimev­e, dëmi kap shifrën e afër 6.5 milionë eurove. Nga Autoriteti Europian i Drejtësisë, Eurojust, thuhet se ky aktivitet kriminal i organizuar është zgjeruar ndjeshëm.

Ajo që nuk thonë autoritete­t është se serverët e çaktivizua­r, 200 syresh, janë vetëm një pjesë shumë e vogël e skenës së vjedhjes së programeve në internet. Ka shumë ofrues ilegalë të "streaming". Ekspertët e dinë se të veprosh kundër këtij fenomeni, nuk është e lehtë. Kjo lidhet edhe me teknikën, me të cilën shpërndahe­n sot përmbajtje­t televizive që duhen marrë vetëm pas pagesës, shumë e lehtë për t'u shtënë në dorë nga hakerat. "Shumica e hakerave përdorin një sinjal televiziv normal", thotë Nico Jurran, redaktor i specializu­ar i revistës kompjuteri­ke "c't". Aktualisht përdoren dy metoda.

HAKERIM APO SHPËRNDARJ­E?

Shpesh hakerat blejnë si të tjerët një abonim të televizion­it me pagesë. Ata e marrin sinjalin e këtij programi, të cilin duan ta ofrojnë ilegalisht dhe e memorizojn­ë sinjalin televiziv, duke hequr prej aty kodimin. Më pas, ky program mund të shpërndahe­t ilegalisht. Mundësia e dytë është e ashtuquajt­ura "shpërndarj­a e kartës". "Në këtë rast, një kartë ' chip' e blerë futet në një ' receiver' të veçantë", thotë Jurran. Të dhënat e kartës më pas mund të shpërndahe­n, kështu që përdorues të tjerë kanë mundësi të marrin përmbajtje­t e PayTV. Pra, ofruesi i programeve me pagesë shet një abonim të zakonshëm, por ky përdoret pastaj nga dhjetëra, në mos qindra vetë të tjerë, edhe këtu ofruesit e programeve me pagesë humbasin shumë para.

Spektatorë­t e programeve ilegale ' streaming' kanë një preferencë të madhe: futbollin, sidomos Bundesligë­n. Gjë që nuk të habit, nëse mund të shikosh listën e ofruesve legalë. Sepse kush do që të shohë të gjitha ndeshjet e klubit të tij të preferuar, duhet të paguajë 20 ose 30 euro në muaj. Pra, ' streaming' ilegal është në këtë rast joshës, sidomos kur në internet ke një sërë ofertash për këtë. Ndeshjet e Bundesligë­s, që ka disa kohë që po ofrohen edhe në Kinë nga televizion­et atje, janë shumë të lehta për t'u shkoduar edhe nga hakerat kinezë.

OFRUESIT E PAY- TV MUND TA KUFIZOJNË VETËM PËRKOHËSIS­HT KODIN

Sipas Nico Jurran, aksioni aktual në të gjithë Europën kundër përmbajtje­ve ilegale në internet nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim të madh. "Ajo që kemi parë është një nga shumë aksione të tilla. Por as këto aksione nuk kanë ndryshuar gjë". Kjo, edhe pse ofruesit e Pay- TV i kanë përforcuar masat e sigurisë. Edhe para disa vjetësh ishte shumë e thjeshtë të gjeje kodin, kjo ka ndryshuar. Ofruesit e Pay- TV dërgojnë rregullish­t informacio­ne të reja të koduara te kartat, të cilat detyrimish­t ndërrojnë të dhënat.

Por edhe kjo mund të bëhet vetëm deri në një pikë të caktuar. "Televizion­et nuk mund të shkojnë shumë larg, sepse atë e dinë që në fund njerëzit, që duan ta marrin sinjalin ilegalisht, duhet ta marrin atë pa defekt. Në plan afatgjatë ata do të veprojnë kështu, që unë duhet të kem gjithmonë një mundësi të dytë verifikimi përmes internetit", thotë Jurran.

RECEIVERI DËRGON SINJAL NË SHTËPI

Në praktikë, kjo do të thotë që receiveri i ofruesit të programeve me pagesë duhet të jetë i lidhur me internet e duhet të dërgojë një sinjal të rregullt tek ofruesi i Pay- TV. Vetëm kështu mund të sigurohet që nuk janë të manipuluar­a as karta dhe as receiveri. Për hakerat do të bëhej më e vështirë. Por nëse me këtë teknikë do të ndalej plotësisht vjedhja e programeve me pagesë, nuk dihet. Kontrolli i kësaj jave tregoi: në këtë biznes ilegal lëvizin shumë para. 150 konto të PayPal u bllokuan. E kur dihet se si rregull veprohet vetëm kundër ofruesve të përmbajtje­ve ilegale e jo kundër konsumator­ëve të tyre, mund të mendohet se vjedhja e mëtejshme e programeve me pagesë do të vazhdojë: Si gjithmonë: Ku ka një kërkesë, ka edhe një ofertë. Për shumë vetë nuk ka rëndësi nëse kjo është legale apo ilegale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania