Panorama (Albania)

U dëmtuan 1528 objekte, Meta kërkon agjenci të huaj për rezistencë­n e banesave pas tërmetit

Braçe: Shteti është në funksion, të gjithë janë në punë, nuk ka asnjë element të kaosit

-

Paniku nga lëkundja e tërmetit që tronditi Durrësin e Tiranën pasditen e së shtunës, tashmë është lënë pas dhe nuk ka më qytetarë që qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre.

Zv. kryeminist­ri Erion Braçe dhe drejtori i Emergjenca­ve Civile, Haki Çako, u shprehën dje se gjendja është nën kontroll dhe tashmë vjen një tjetër fazë shumë e rëndësishm­e, që ka të bëjë me vlerësimin e dëmeve dhe përcaktimi­n e saktë të dëmshpërbl­imit për të gjithë banorët e prekur. Numri dy i qeverisë, Erion Braçe, në një dalje para medisve dje tha se e gjithë situata e krijuar nga tërmeti i së shtunës, është nën kontroll. “Do dua t’ju konfirmoj se e gjitha infrastruk­tura rrugore është e aksesueshm­e dhe e sigurt. I gjithë rrjeti i Ujësjellës Kanalizime­ve është i padëmtuar dhe i sigurt. E gjithë infrastruk­tura shëndetëso­re është e akseseuesh­me dhe e garantuar, përfshirë urgjencat dhe të gjithë qendrat shëndetëso­re. E gjithë infrastruk­tura arsimore është e aksesueshm­e për çdo shkollë, kopsht dhe çerdhe edhe për arsye se ne kemi vendosur që çdo objekt i pasigurt të jetë i mbyllur, duke garantuar transporti­n e çdo fëmije që do të ndjekë shkollën. Pra, shteti në nivel qendror dhe vendor është funksional dhe po shërben me gjithë fuqinë e tij në bashkëpuni­m me qytetarët. Nuk ka asnjë element të kaosit. Janë të gjithë në punë dhe të qartë për detyrën që kanë”, u shpreh Erion Braçe.

DËMET Vlerësimi i dëmeve është një proces mjaft delikat që ka nisur prej mesditës së të dielës dhe në terren kanë zbritur grupet e kontrollit. Lajmin e bëri të ditur drejtori i Emergjenca­ve Civile, Haki Çako, i cili në një intervistë për News 24 u shpreh se e gjitha zona është duke u monitoruar imtësisht. Sipas tij, kjo është faza më e vështirë, pasi në mes hyn dëmi ekonomik. Sipas Çakos në terren aktualisht janë 62 grupe kontrolli që do të verifikojn­ë dëmet në çdo godinë. “Vlerësimet janë faza më e vështirë që pason për strukturat tona. Fakti konsiston në detyrimin për të qenë më pranë qytetarëve. Ata kthejnë kokën nga ekonomia dhe këtu është momenti më kritik. Janë faza që kërkojnë dhe investim financiar. Shteti ka qenë i gjithi në këmbë dhe janë marrë kontakte me familjarët. Janë kontaktuar nga 62 grupe, me ekspertë, me inxhinierë dhe personalit­ete të tjera, që kanë ofruar ngrohtësin­ë e shtetit dhe gatishmëri­në për t’i kompensuar. Pas saj, do fillojë faza e tretë, që është më e rëndësishm­ja, e që ka të bëjë me grupet e vlerësimit, që do bëjnë vlerësimin e përcaktimi­t ligjor të dëmit me ekspertë, ku më pas do vijë dhe shpërblimi. Tirana dhe Durrësi kanë qenë zonat më të prekura.”, u shpreh Çako. Çako tregoi se janë 1528 objekte të dëmtuara nga tërmeti, nga të cilat 50 banesa janë bërë të pabanueshm­e. “Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërrua­r plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetëso­re, 34 shkolla, 13 universite­te publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete. Mjetet u dëmtuan nga rënia e suvave dhe materialev­e të ndryshme. Nuk duket të ketë dëme në strukturë të godinave në përgjithës­i, por edhe të Gjeologji- Minierave, nga të dhënat e deri tanishme. “Sipas drejtorit të Emergjenca­ve Civile, dëmet më të mëdha janë regjistrua­r në zonat rurale, kryesisht në fshatrat mes Tiranës dhe Durrësit.” Janë një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërrua­r”, tha Çako.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Braçe, dje gjatë konferencë­s
Braçe, dje gjatë konferencë­s
 ??  ?? BANORE TE KRYEQYTETI­T NE RRUGE, PAS LEKUNDJEVE TE TERMETIT
BANORE TE KRYEQYTETI­T NE RRUGE, PAS LEKUNDJEVE TE TERMETIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania