Panorama (Albania)

Dokumenti i qeverisë, sa do rriten pensionet

Zbardhen tabelat e qeverisë për shtesën e pensioneve. Dokumenti me rritjen deri 4 %. Mesatarish­t një pension shtohet me 640 lekë

-

Një pensionist do të marrë mesatarish­t 640 lekë më tepër vitin që vjen.

Në programin buxhetor afatmesëm të Qeverisë, është parashikua­r rritje e pensioneve me të paktën 4 për qind. Kështu, pensioni mesatar nga 14 160 lekë që është aktualisht, do të bëhet 14 800 lekë. Rritja do të vijojë deri në vitin 2022, ku shtesa në pensione llogaritet të jetë rreth 600 lekë të reja në muaj. Konkretish­t, për vitin 2021, pensioni mesatar parashikoh­et të jetë 15 340, ndërsa për vitin 2022, rreth 15 900 lekë. Ajo çfarë vihet re nga tabelat zyrtare është edhe shtimi i ndjeshëm i numrit të pensionist­ëve për rrjedhojë edhe i fondeve që do të shkojnë për të mbuluar skemën e sigurimeve shoqërore. Kështu, nga 635,741 pensionist­ë që janë aktualisht në skemë, parashikim­et janë që deri në vitin 2022, numri i pensionist­ëve të shkojë në 684,086. Pra, skemës i shtohen edhe rreth 50 mijë pensionist­ë më tepër.

SKEMA

Skema e re e pensioneve që ka nisur të aplikohet prej janarit të 2015- s nuk parashikon rritje, por vetëm indeksim. Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke iu dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Këtë vit, për të marrë atë që quhet pension maksimal, si burrat dhe gratë duhet të kenë 36 vjet e 8 muaj vjetërsi në punë. Ndërsa mosha e daljes në pension për burrat këtë vit është 65 vjeç dhe do të vazhdojë të jetë po kaq deri në vitin 2032. Ndërsa për gratë, nga viti 2015, mosha e daljes në pension rritet me dy muaj në vit, këtë vit është 60 vjeç e 10 muaj, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 61 vjeç. Në dispozitat ligjore është parashikua­r që në vitin 2044, mosha e daljes në pension për gratë arrin 65 vjeç, duke u barazuar me moshën e burrave. Me ndryshimet e bëra, formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 7465 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit, është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. Baza e vlerësuesh­me është paga e përfituar pas indeksimit me koeficient­et korenspond­uese të çdo viti.

INDEKSIM

Këtë vit, pensionet u indeksuan me 2.8 për qind. Kjo rritje u aplikua për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, pensionet e ish- ushtarakëv­e, profesorëv­e etj. Janë më shumë se 635 mijë pensionist­ë që përfituan nga kjo rritje, e cila varionte nga 375 lekë deri në 749 lekë. Për pensionist­ët në fshat, pensioni minimal u rrit me 257 lekë, konkretish­t nga 9161 lekë arriti në vlerën e 9418 lekëve dhe ai maksimal 13 753 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania