Panorama (Albania)

Rama në OKB, takon kryeminist­rin grek Mitsotakis: Bashkëpuni­m i hapur

Mediat greke, Mitsotakis- Ramës: Ju mbështesim në BE, por përmbushni kushtet që u përkasin të drejtave të pakicës greke

-

Kryeminist­ri Rama pritet të takohet në Nju Jork me Presidenti­n e SHBA- ve, Donald Trump, ndërsa takimin e parë e zhvilloi me Kryeminist­rin grek, Kiriakos Mitsotakis, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së.

Në një postim në “Facebook”, shoqëruar me fotografin­ë e takimit, kreu i qeverisë e cilëson atë si një bashkëbise­dim të hapur. “OKB, Nju Jork – me Kryeminist­rin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis. Prezantim miqësor dhe bashkëbise­dim i hapur”, shkruan Rama. Por kanë qenë mediat greke që kanë zbardhur qëndrimin e Kryeminist­rit Mitsotaqis në këtë takim, në lidhje me vendimin për hapjen e negociatav­e mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Gazeta “Protothema” shkruan se Kryeminist­ri i Greqisë ka theksuar gjatë takimit, se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e përcaktuar­a nga BE, përfshirë ato që u përkasin të drejtave të pakicës kombëtare greke. Sipas së njëjtës media, Kryeminist­ri grek është shprehur në mbështetje të perspektiv­ës së pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE, me kusht që të përmbushes­hin të gjitha kushtet e përcaktuar­a nga Bashkimi Europian. “Në veçanti, z. Mitsotakis theksoi çështjen e vetëvendos­jes dhe të drejtat pronësore të pakicës etnike Greke në Shqipëri”, thekson “Protothema”. Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të kalojnë në një diskutim më të gjerë të marrëdhëni­eve bilaterale, në kuadër të Samitit Euro- Arabik, që do të zhvillohet në Athinë, më 29- 30 tetor 2019.

GREQIA Kryeminist­ri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh pak ditë më parë kundër hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Duket se minoriteti grek në Shqipëri është bërë pengesë për të marrë votën pro të Greqisë për hapjen e negociatav­e. Gjatë fjalës së tij të parë si Kryeminist­ër i Greqisë në ceremoninë e inaugurimi­t të Panairit të 84- t Ndërkombët­ar të Selanikut, Mitsotakis tha se pret të shohë hapa konkretë nga qeveria e Shqipërisë në lidhje me të drejtat e minoriteti­t grek në Shqipëri. “Greqia nuk do të miratojë hapjen e negociatav­e anëtarësue­se të Shqipërisë në BE, në rast se unë nuk shikoj akte konkrete për heqjen e diskrimini­mit ndaj minoriteti­t etnik grek”, ka deklaruar Mitsotakis ndër të tjera. Mediat greke njoftojnë për kontakte të vazhdueshm­e të përfaqësue­sve të minoriteti­t grek në Shqipëri me Kryeminist­rin e ri të Greqisë, kryesisht kreun e PBDNJ- së dhe drejtues të shoqatës OMONIA. Kreu i qeverisë greke ka theksuar se për këtë çështje ka biseduar gjatë vizitave të tij të fundit me Presidenti­n francez, Makron, Kryeminist­rin holandez, Route, dhe Kancelaren gjermane Merkel. “Jam plotësisht i qartë në këtë çështje, ia kam transmetua­r edhe Presidenti­t Makron, edhe Kryeminist­rit holandez Route, edhe Kancelares Merkel, pasi priten bisedime në Këshillin Europian në tetor. Nuk jemi atje ende. Do të duhet të shohim ndryshime me vepra të qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj minoriteti­t kombëtar grek”, u shpreh Mitsotakis.

 ??  ?? Rama e Mitsotakis
Rama e Mitsotakis
 ??  ?? Rama e Mitsotakis, dje gjatë takimit në Nju Jork
Rama e Mitsotakis, dje gjatë takimit në Nju Jork
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania