Panorama (Albania)

Dënimi i një ish- ministri të Brendshëm

- PËLLUMB NAKO

Ishministr­i ynë i Brendshëm u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda “Për shpërdorim detyre”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal...

Vendimi, megjithëse akt i një organi të pavarur, ngjalli diskutime të vrullshme, publike dhe pas kuintave, ku heshtja e ekzekutivi­t flet më shumë se gjithçka. Diskutime në mjedise vendore dhe të huaja. Nuk munguan as ambasadorë­t me interpreti­met e tyre të shumëllojs­hme si mozaik.

Kur e pyetën ambasadori­n e Bashkimit Europian në Tiranë, ai u përgjigj se, si ishprokuro­r, nuk mund të adresonte komente pa parë më parë dosjen. Diplomati ndoshta harroi për një moment faktin se gazetarët e pyetën si ambasador të Bashkimit Europian dhe jo si ish- prokuror. Ai përfaqëson Komisionin, aktorin kryesor në asistencë monetare e njerëzore për Reformën në Drejtësi. Dhe në këtë aspekt, diplomati kishte hapësira të mëdha, madje edhe detyrimin për të dhënë një përgjigje më vlerësuese. Pa nevojën e detajeve profesiona­le të dosjes. Nuk duket se është e nevojshme që të jesh profesioni­st i fushës për të vënë në dukje faktin se organi ynë i Prokuroris­ë e akuzoi ish- ministrin për “trafik droge” dhe “për bashkëpuni­m me grup të strukturua­r kriminal” dhe Gjykata i rrëzoi poshtë duke e dënuar “për shpërdorim detyre”. Edhe për ambasadori­n e Bashkimit Europian, edhe për publikun e gjerë, nuk ekziston mundësia për të ditur nëse Prokuroria ishte e paaftë për të ndërtuar mbi prova akuzat e saj të rënda e që më pas të hidheshin poshtë nga Gjykata. Po ashtu, nga ana tjetër, po aq pak i pamundur është edhe fakti nëse Gjykata ishte ose jo e kapur për të dhënë një dënim mjaft larg akuzës. Sepse askush nuk ka parë aktet e më pas të gjykojë. Të dyja organet mund të bëjnë analizat e tyre. Pra, faji nuk është i dukshëm jashtë procesit.

Por ajo që shfaqet e dukshme dhe e rëndësishm­e për opinionin, edhe për ambasadori­n, është fakti që në një proces penal, të dyja organet, pjesë e një sistemi të quajtur drejtësi, reflektuan vlerësime e gjykime radikalish­t të kundërta në këqyrjen e tyre ligjore mbi të njëjtën gjë. Është e natyrshme që Gjykata të ketë vlerësim të ndryshëm nga Prokuroria sepse në fund të fundit ajo vlerëson, por në rastin tonë ndryshimi është baras me një humnerë. Ngrehina e akuzave u rrëzua bashkë me themelet. Të akuzosh dikë që ka pasur funksione të larta qeveritare për trafik droge e për bashkëpuni­m me grup të strukturua­r kriminal e të përfundosh procesin me dënim për shpërdorim detyre, tregon se diçka e rëndësishm­e nuk ka funksionua­r. Askujt nuk i intereson se i kujt është faji. Sepse ajo që duan të gjithë, nuk ndodhi. Drejtësi nuk u dha. Me apo pa veting.

Gjykata e dënoi ish- ministrin për shpërdorim detyre sipas nenit 248 të Kodit tonë Penal. I dënuari ka ushtruar funksionin e ministrit të Brendshëm dhe bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit, ai nuk ka detyra dhe përgjegjës­i direkte në raport me krimin dhe rendin publik. Në raport me sigurinë, me kultivimin apo shkuljen e kanabisit. Detyrat dhe detyrimi për to janë të gjitha të vendosura direkt mbi shpinën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit ka kompetenca të plota financiare, teknike, teknologji­ke, logjistike, operaciona­le, për të siguruar ushtrimin e misionit nga ana e Policisë në gjithë territorin e vendit. Policia Gjyqësore e Policisë së Shtetit nuk ka asnjë raport ligjor me ministrin e Brendshëm. Ligjërisht, gjithë veprimet e saj janë të mbuluara nga sekreti hetimor. Drejtori i Përgjithsh­ëm ka kompetenca të plota administra­tive në emërimin e gjithë trupës së oficerëve dhe nënoficerë­ve. Po ashtu, edhe në gradimin apo ecjen në karrierë, në vlerësimin e performanc­ës së tyre. Në ndëshkimin në raste shkeljesh disiplinor­e dhe ligjore. Pra, fuqiplotë mbi gjithë armatën e Policisë. Veprimi ose mosveprimi, aftësia ose paaftësia për të garantuar rendin publik e për të luftuar krimin, për të kërkuar zbatimin e ligjit në kohë dhe hapësirë, ligjërisht janë atribute vetëm të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë. Ligji i ka ndarë gjërat mirë. Ajo që mungon është vullneti për depolitizi­min real të Policisë.

Praktikish­t, ministri i Brendshëm nuk ka asnjë mundësi konkrete ligjore për të kryer i vetëm abuzime me detyrën në raport me krimin, rendin publik dhe sigurinë. Pa pasur firmën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, gatishmëri­në, heshtjen, bashkëpuni­min e tij dhe të mbarë hierarkisë nën drejtimin e tij, ministri nuk ka mundësi abuzimi me detyrën. Në rast se ky abuzim, sipas nenit 248, lidhet me veprime që nuk kanë të bëjnë me fushën ku operon Policia, kjo është tjetër gjë. Përgjegjës­ia ligjore për rendin, sigurinë dhe luftën kundër krimit, i takon Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë. Ndërkohë, ky i fundit vazhdon detyra të larta shtetërore si shumë hierarkë të tjerë policorë.

Zbardhja e vendimit nga ana e Gjykatës do të hidhte dritë mbi aktet ligjore apo nënligjore që ka shkelur ish- ministri dhe që Gjykata i ka çmuar si abuzim me detyrën, por ndërkohë Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit duhet të ishte po ashtu në bankën e të akuzuarve. Në mos bashkëpuni­m, mosveprimi i tij duket sheshit.

Ndërkohë, nëse u referohesh deklarimev­e publike të ish- ministrit, pas procesit gjyqësor, duket se të keqen ai e sheh diku tjetër. Jo në ligjin që normon punën e Policisë. Jo tek ishvartësi i tij, Drejtor i Policisë. As në radhët e drejtuesve të tjerë të Policisë. Dhe kjo ka arsyet e veta. I dënuari në shkallë të parë është mësuar dhe askush nuk e ka penguar që ligjërisht të ushtrojë detyrën e ministrit të Brendshëm, kurse në mënyrë okulte, jozyrtare, të kryejë edhe detyrën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë. Gjithçka që ligji ia ngarkon për zbatim Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë në përgjithës­i, ka qenë ish- ministri ai që me trysninë e ushtruar mbi gjithë strukturat policore, e detyroi piramidën e Policisë të kthehet në notere e vullnetit e të orekseve të tij. Edhe politike, edhe personale. Këtë e dinë të gjithë. Edhe ish- ministri. Por ai nuk e ceku fare këtë aspekt në deklarimet publike. Arsyet mund të jenë të shumta, por të zymta për të. Futja e policëve në valle mund të hapte Kutinë e Pandorës.

Dhe natyrshëm, me stilin e të pushkatuar­ve të klaneve të diktaturës se “partia ime më dënoi”, ish- i e identifiko­i të keqen tek opozita. Me po aq vrull, shprehu edhe zhgënjimin nga transparen­ca e treguar në publikimin e shifrave të kanabisit të shkatërrua­r. Ndoshta për herë të parë, opinioni publik po konstaton një viktimë të transparen­cës. Pendimin e tij, ish- ministri e shprehu me një patos të veçantë, që duket e ndjente thellë.

Në fakt, këto janë fjalë apo shprehja më e qartë e një mendësie, me të cilën është qeverisur dhe po qeveriset edhe sot në vendin tonë. Qeveritarë­t e shohin të keqen jo në veprimet që kryejnë apo mosveprime­t që sjellin pasoja për vendin, por pikërisht te shtylla e funksionim­it të institucio­neve të një vendi normal, me norma të zakonshme demokratik­e, siç është transparen­ca. Sipas ish- ministrit, e keqja që e kishte kapur atë personalis­ht, nuk lidhej fare me faktin se në vitin 2014 Policia e Shtetit raportoi 551 114 rrënjë kanabisi të shkulura, në vitin 2015 raportoi 650 333 të tilla dhe as se përse në vigjilje të zgjedhjeve, një vit më vonë, atë kërcyen në rreth 3 milionë, por te fakti që ai dhe Policia e kishin bërë publik këtë gjë. Mendësi e tillë të lë pa fjalë. Dhe është ajo që po ndodh aktualisht. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ndonjë bilanc të shkuljeve të rrënjëve të kanabisit, por raste brenda dhe jashtë vendit që sekuestroh­en me sasi të ndryshme. Motoja del qartë: heshtje për atë që i duhet publikut dhe propagandë për atë që i hyn në punë qeverisë. * Ish- drejtor në Policinë e Shtetit

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania