Panorama (Albania)

U plagos në atentat, si u lirua nga burgu Marklen Haka

Nga arrestimi për vrasje në 2011- ën, te ndalimi në 2016- ën për një atentat me eksploziv e deri te prangosja e një viti më parë

-

Marklen Haka, 28vjeçari që i shpëtoi atentatit me 100 plumba mbrëmjen e së shtunës, gjatë të cilit mbeti e vrarë halla e tij, kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.

Grupi hetimor ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjej­e, ndërsa nuk ka dyshime se objektivi ishte Marklen Haka, ndonëse nga të shtënat humbi jetën 50- vjeçarja Shpresa Basha. Haka aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, por deri tani nuk ka dhënë ndonjë dëshmi të vlefshme për grupin hetimor. Duke qenë para kësaj situate, hetuesit po verifikojn­ë precedentë­t e mëparshëm të tij, ngjarjet për të cilat ai ka qenë i dyshuar, që në fakt nuk i janë faktuar asnjëherë. Marklen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes. Ndërsa më vonë është ndaluar si i dyshuar për një atentat me eksploziv. Herën e fundit që ai provoi qelinë, u akuzua për armëmbajtj­e pa leje dhe u dënua me 1 vit heqje lire. Dënimin e përfundoi në korrik të këtij viti. E dy muaj pasi fitoi lirinë, i shpëtoi mrekullish­t një atentati, ndonëse drejt tij u qëllua afro 100 herë.

ARRESTIMI PER VRASJE

Marklen Haka u arrestua për herë të parë më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmeni­t Nadien Zeneli, mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish- Blloku në kryeqytet. Gjykata e Tiranës, dy ditë më vonë, pranoi kërkesën e Prokuroris­ë për caktimin e masës së sigurisë "Arrest me burg" për 20vjeçarin e akuzuar për "Vrasje me paramendim dhe plagosjes në rrethana të cilësuara". Në aktakuzën e paraqitur para gjyqtarit, prokurori shprehej se procedimi penal për Marklen Hakën kishte nisur pas deklarimev­e të dëshmitarë­ve në vendin e ngjarjes. "Nga dëshmitarë­t pranë vendit të ngjarjes janë marrë karakteris­tikat e autorit", tha prokurori. Po sipas tij, është bërë një ballafaqim për njohje mes dy dëshmitarë­ve okulare, të cilët kanë identifiku­ar Marklenin si autor të ngjarjes. I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Marklen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. "Më ka marrë Policia më datë 14 qershor. I thanë nja dy vajzave aty: ' A është ky ai personi?'. Ato thanë: ' Jo, se ai ( autori) kishte mjekër'. Tani s'e di unë, jam dakord me çfarë tha avokati dhe nuk kam gjë për të shtuar", u shpreh Haka gjatë seancës 8 vite më parë. Grupi hetimor kishte dyshime se ekzekutimi i Nadien Zelelit me armë zjarri në distancë të afërt, mbrëmjen e 13 qershorit 2011, në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, se ka për motiv hakmarrjen. Të paktën kështu u shpreh zyrtarisht Policia e Tiranës pas arrestimit të Marklen Hakës. "Vrasja e shtetasit Nadien Zeneli dyshohet të jetë bërë për motive gjakmarrje­je, pasi viktima dyshohej nga familja e shtetasit Marklen Haka si autor i vrasjes së shtetasit Roland Lutfi Haka, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004 në Krujë", shprehej në atë kohë Policia e Tiranës. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t'i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar.

NDALIMI PER ATENTATIN ME EKSPLOZIV

Më 20 dhjetor të vitit 2016, Policia e Krujës ndaloi 9 persona dhe një tjetër e shpalli në kërkim në lidhje me atentatin me eksploziv ndaj Edmond ( Gentjan) Bejtjas, më 19 shtator 2016. Sipas Prokuroris­ë së Krujës, te këta persona ishte arritur pas një hetimi 3- mujor pro aktiv. Një nga personat e ndaluar për këtë ngjarje ishte edhe Marklen Haka. Edmond Bejtja ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në momentin kur ka shpërthyer eksplozivi dhe ai mori për fat vetëm plagë të lehta. Ai është dëshmitari i fundit që është gjallë, si autor i dyshuar për vjedhjen e makinës që u përdor për vrasjen e kryekomisa­rit Dritan Lamaj. Ishte liruar para një viti nga Gjykata, ku në një proces gjykimi akuzohej së bashku me Enver Stafukën për vjedhjen e makinës, e cila u përdor nga personat që ekzekutuan Dritan Lamajn. OPERACIONI NE NIKEL

Fshati problemati­k i Krujës, Nikla, më 12 shtator të vitit të kaluar, u zgjua i rrethuar nga blindat e snajperët e forcave speciale RENEA, FNSH, si dhe dhjetëra oficerë të Policisë së Shtetit. Pas operacioni­t që zhvilloi në Shkodër, Policia shënjestro­i Niklën, që për nga situata kriminale, i ngjante Lazaratit të dikurshëm. Objektiv i aksionit të nisur në orët e para të mëngjesit kanë qenë personat me precedentë penalë, kontrollet për armë, eksploziv e drogë, për të cilat ishin siguruar më parë mandatet nga Gjykata. U shoqëruan dhjetëra persona, por vetëm 4 u arrestuan, mes të cilëve edhe Marklen Haka e babai i tij. Me një vendim të datës 9 prill të këtij viti, Gjykata e Krujës e dënoi Marklen Hakën me 1 vit e gjysmë burg, por me gjykim të shkurtuar ai u dënua përfundimi­sht me 1 vit heqje lirie. Dënim që e përfundoi në korrik të këtij viti.

 ??  ?? I plagosuri, Marklen Haka
I plagosuri, Marklen Haka
 ??  ?? Viktima, Shpresa Basha
Viktima, Shpresa Basha
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Krujës për Marklen Hakën
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Krujës për Marklen Hakën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania