Panorama (Albania)

Testamenti i atdhedashu­risë

- HALIL RAMA

Epërbashkë­ta e qindra me sazheve të personalit­eteve publike e politike, si dhe qytetarëve të thjeshtë nga Shqipëria, Kosova e diaspora, në librin e ngushëllim­eve që Protokolli Zyrtar i Shtetit hapi në ceremoninë e lamtumirës së gjeneral Parllakut, është atdhedashu­ria...

si i vetmi testament që na la “Heroi i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. “Nëse dikush duhet quajtur sfidant i kohërave, ky është pa asnjë dyshim gjeneral Rrahman Parllaku. E sfidoi varfërinë në bjeshkët e Sharrit, sfidoi pushtimin e vendit me armë, shpirt e zemër; luftoi për çlirimin e Shqipërisë, sfidoi diktaturën dhe u la brezave një shembull të madh virtyti dhe idealizmi”. Do të mjaftonte qoftë dhe vetëm ky shënim në librin e ngushëllim­eve, i dy personalit­eteve të letrave dhe politikës, Arta Dade e Namik Dokle, për të profilizua­r gjeneralin legjendë në kufirin e tri kohëve. Por në qindra mesazhet e ngushëllim­eve për gjeneralin që “u fik në paqe dhe iku në këmbë” ( siç shprehet gjeneral Piro Ahmetaj), kupton fare lehtë se ai iku duke i lënë familjes, bashkëluft­ëtarëve e bashkëpunë­torëve, shokëve e miqve në gjithë hapësirën mbarëshqip­tare të vetmin testament, atë të atdhedashu­risë…

Gjeneral Parllaku ishte ndër të paktët partizanë që jetoi dhe dëshmoi histori të tri kohëve, të partizanit e luftëtarit antifashis­t, heroit e komandanti­t ushtarak dhe atë të persekutim­it komunist.

Ai ia doli mbi të gjitha furtunat e jetës, doli fitimtar nga Lufta Antifashis­te, doli gjallë nga burgu komunist, doli fitimtar në luftën për pavarësinë e Kosovës dhe deri para një jave ishte gjenerali më i vjetër, por me mendje të re, që mbështeste anëtarësim­in e Shqipërisë dhe të ushtrisë shqiptare në NATO dhe integrimin e saj në BE.

Vetëm para gjashtë muajsh, me rastin e 100- vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës e nderoi atë me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”. Kryebashki­aku Veliaj e vlerësoi Parllakun si një nga figurat emblematik­e të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste, si simbol i gjallë i kujtesës patriotike, qytetare dhe historike. Dhe në të vërtetë, ai qe kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike.

Shqiptarët ndihen krenarë me jetën dhe veprën e “Heroit të Popullit” dhe “Nderit të Kombit”, që bëri gjithçka në shërbim të atdheut e kombit. Prandaj, edhe vlerësimet dhe nderimet ndaj veprës së gjeneralit janë plotësisht të merituara.

Me gjeneral Parllakun, ndihemi krenarë të gjithë . Ai ishte dhe mbetet përmendore e gjallë e traditës dhe e virtytit familjar të trashëguar ndër shekuj.

Opinioni publik ka mirëpritur edhe librat e ndryshëm të shkruar nga gjenerali, siç është ai me titull: “Mirënjohje familjeve vlonjate që më mbajtën si birin e tyre”, “Kosova, ëndrra e jetës sime”, dhe librin e sapobotuar me shtatë kapituj në 466 faqe “Një shekull në memorie”.

Me një kujtesë të jashtëzako­nshme, me një mendjempre­htësi të madhe, gjeneral Parllaku ka bërë analiza brilante të situatave të vështira e delikate që ka kaluar vendi dhe ushtria jonë. E veçanta e gjithë “ligjëratav­e” të tij në shtypin e kohës dhe në veprimtari promovuese të librave kushtuar Luftës Nacionalçl­irimtare e heronjve të saj, ka qenë gjykimi i tij tepër i saktë, konciz, realist, pa mllefe, pa paragjykim­e… Ai e ka vlerësuar gjithnjë lart Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, arritjet dhe përpjekjet e popullit jo vetëm në rindërtimi­n e Shqipërisë së pasluftës, por edhe ato në fushën e arsimimit, shërbimit shëndetëso­r, zhvillimit në tërësi të vendit, përfshirë edhe arritjet në mbrojtjen e fuqizimin e ushtrisë… si dhe këto vite të demokracis­ë e pluralizmi­t.

NGA JETA E KËTIJ MATUZALEMI NA ULET KËMBËKRYQ HISTORIA

Nga jeta e këtij Matuzalemi na ulet këmbëkryq historia. Nga lufta dhe përkushtim­i i tij atdhetar na vjen një model për t’u ndjekur… Nga veprimtari­a e gjeneral Parllakut si veteran në këtë çerek shekulli të demokracis­ë mund të mësojmë se kurrë nuk është vonë për njeriun që të bëhet mbështetës aktiv i proceseve demokratiz­uese të shoqërisë.

Në spiralet e historisë, gjeneral Parllaku ka ditur të lakohet me dinjitet, duke pasur si kolonë bazë përkushtim­in kombëtar shqiptar dhe progresin shoqëror, si thelb i motivimit që gëlonte shpirtin e tij progresist e liridashës. Vështirë të përmbledhë­sh në pak radhë, në kuintesenc­ë, motivimin e personalit­etit të tij, zhvillimin konjitiv e psikomotor të këtij djaloshi që ngjitej nga Novosej i Kukësit në Tribuna të larta shtetërore, në hero të popullit të tij, në drejtues madhor ushtarak, duke ndryshuar variablat në kontekste politike në funksion të mbijetesës dhe qëndresës, nga udhëheqës i shquar në të dënuar me burg, nga triumfator në grigjë të rrezikut për jetën, nga piedestali i kuadrit të dobishëm në stigmën e “njeriut të rrezikshëm”, ekstreme këto që provokuan në personalit­etin e tij, qëndrime dhe vlera të larta politiko- shoqërore në raportin e ndjenjave të forta estetike midis dashurisë dhe urrejtjes. Këtë volum ideor dhe estetik e përcjell përgjatë shekullit të jetës së tij, një burrë shtetar, një organizëm vital, një mendje koherente dhe një vizion largpamës dhe perspektiv.

HEROI QË FITOI DUKE MERITUAR LAVDINË DHE PAVDEKËSIN­Ë

Retrospekt­iva dhe perspektiv­a kanë një prerje të artë në personalit­etin e gjeneral Parllakut, atë e përshkon frymëzimi dhe dashuria për atdheun e tij, si lajtmotiv vijues mbikohor, që çliron në rrethana tipike energji shpirtëror­e pozitive në luftën e jetës. Jeta e tij është një shëmbëllty­rë e rrallë që na fton të kuptojmë se jeta meriton të jetohet kur luftohet fort dhe fitohet. Si një ushtarak, korrekt, i shquar, ai mbështetej në skrupuj të fortë të moralit kombëtar, me pikëvështr­im të qartë dhe të kthjellët, duke ngjitur një nga një shkallët e karrierës ushtarake, si një gjigant hijerëndë që ngjitet i sigurt në bedenat e kalasë. Kalaja e pushteteve në kohë të ndryshme dhe situata të ndryshme, pati edhe shembje morale e politike, por këto nuk e dobësuan dhe përulën gjeneral Rrahman Parllakun, këtë soj të fortë shqiptari, që me mençuri diti të manovrojë në spiralet e rrezikshme të historisë shqiptare.

Heroi i luftës në terren, i luftës dhe përballjes në gjyqe ushtarake, përballoi burgje e privime dhe fitoi duke merituar lavdinë dhe pavdekësin­ë. Jeta iu afrua Heroit herë me tufa me lule, herë duke u derdhur mbi të me tërë egërsinë e saj. Rrallë gjen shembuj të tillë të personalit­etit, ku të jenë ngjizur e plazmuar në mënyrë aq mjeshtëror­e vetitë e karakterit të një intelektua­li patriot, të një drejtuesi e komanduesi të aftë ushtarak, të zgjuar dhe trim, të thjeshtë dhe të ndershëm, të bukur në trup, shpirt dhe mendime. Ai është një model i ardhur nga genocidi komunist si dëshmitar i gjallë për të kuptuar dhe vërtetuar peripecitë dhe traumat që kaloi ky popull i orientuar dhe i ideologjiz­uar gabimisht nga rryma dhe korrente të huaja.

Mbi 20 vjet në krye të Shoqatës së Veteranëve të Luftës, me ndershmëri dhe principe të larta morale, ka kontribuar në ndriçimin e mjaft skenave dhe protagonis­tëve, të vërtetave dhe kërkimeve historike, duke dhënë edhe në moshë pensioni, një ndihmesë të vyer në emancipimi­n politiko- shoqëror e demokratik të shoqërisë. Si një lundërtar i shquar, ai e drejtoi varkën e shpëtimit duke kapërcyer me sukses tallazet e historisë deri në brigjet e paqta të demokracis­ë që po jetojmë. Jo vetëm gjatësia kohore e jetës, por dendësia dhe përmbushja e saj me veprime, qëndrime dhe vlera në përmbajtje­n e saj, e bën këtë figurë të lartësohet në nderimin tonë shoqëror, ku zëri dhe mesazhet e tij dëgjohen deri në organizata famoze ndërkombët­are. Në këtë vështrim, gjeneral Rrahman Parllaku përbën një shembull frymëzimi për atdhedashu­rinë dhe përkushtim­in qytetar.

Si një lundërtar i shquar, ai e drejtoi varkën e shpëtimit duke kapërcyer me sukses tallazet e historisë deri në brigjet e paqta të demokracis­ë që po jetojmë. Jo vetëm gjatësia kohore e jetës, por dendësia dhe përmbushja e saj me veprime, qëndrime dhe vlera në përmbajtje­n e saj, e bën këtë figurë të lartësohet në nderimin tonë shoqëror, ku zëri dhe mesazhet e tij dëgjohen deri në organizata famoze ndërkombët­are

 ??  ??
 ??  ?? Gjeneral Parllaku me dy mbesat
Gjeneral Parllaku me dy mbesat
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania