Panorama (Albania)

Po shkonin në ceremoninë mortore, vdesin në aksident 4 gra

Viktima mbetën të afërmet e 68- vjeçares që po e shoqëronin. Shoferi shpëtoi nga rripi i sigurimit. U përplasën tri makina

-

Po shkonin nga Tirana për në Gramsh për ceremoni mortore, vdesin në aksident katër gra.

Një 68- vjeçare, pasi kishte marrë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshor­tit të saj, i cili prej disa ditësh gjendej në Tiranë për mjekim, bashkë me disa të afërme, u nis për në banesën e saj në Gramsh, për organizimi­n e ceremonisë mortore të burrit. Në afërsi të fshatit Papër të aksit rrugor Elbasan- Peqin, automjeti me të cilin ato udhëtonin u përfshi në një aksident. Përplasja e makinës “Seat” ishte fatale për 68vjeçaren dhe tri të afërmet e saj, ndërsa shoferi u plagos rëndë. Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se është bërë lagështia në rrugë, gjithashtu edhe shpejtësia e lartë. Drejtuesi i automjetit, Gëzim Kotorri, e ka pasur të pamundur të rimarrë kontrollin e makinës duke bërë disa rrotullime në rrugë dhe duke kaluar në pjesën e korsisë, ku automjetet lëviznin në drejtim të kundërt. Pikërisht nga një makinë “Skoda” që po i vinte përballë ka ndodhur dhe përplasja më e fortë, ndërsa në aksident është përfshirë dhe një automjet tjetër tip “Ford”. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 15: 20, ku nga përplasja e fortë, makina “Seat Ibiza” doli jashtë rrugës duke kaluar dhe barrierën mbrojtëse. Menjëherë është tentuar që të aksidentua­rve t’u jepet ndihma e parë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë ndaluar mjetet e tyre, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur pesë autoambula­nca nga Elbasani dhe Policia. Në pamundësi për të nxjerrë trupat e pajetë nga mjeti, për shkak të shtypjes së fortë të makinës në anën e pasagjerit, në ndihmë ka mbërritur edhe mjeti i zjarrfikës­es ku efektivët janë angazhuar për nxjerrjen e trupave. Tri prej grave u deklaruan të vdekura në vendin e ngjarjes, ndërsa 30- vjeçarja ndërroi jetë disa orë më pas në spital, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Drej tuesi i makinës ka marrë gjithashtu plagë të rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializu­ar mjekësore. Babai i një djali të mitur, sipas Policisë Rrugore, është shpëtuar nga rripi i sigurimit që mbante në momentin e përplasjes së fortë, që rezultoi fatale për katër pasagjeret në makinën e drejtuar prej tij. Të plagosur kanë mbetur dhe dy drejtuesit e makinave “Ford” dhe “Skoda” që u përfshinë në aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Papër. Mjekët bëjnë të ditur se ata kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Fatime Hoxha, njëra nga viktimat, me banim në Shtëpanjë, bashkë me të afërmet e saj po shkonte në shtëpi. Asaj i kishte vdekur bashkëshor­ti në spital dhe po shkonte të kryente ceremoninë mortore, por që fatkeqësis­ht ndërroi jetë vetëm pak orë pas burrit të saj.

 ??  ??
 ??  ?? Makina ku udhëtonin katër viktimat
Makina ku udhëtonin katër viktimat
 ??  ?? Automjetet e përfshira në aksident
Automjetet e përfshira në aksident
 ??  ?? Viktima Jonida Kotorri e bashkëshor­ti i plagosur
Viktima Jonida Kotorri e bashkëshor­ti i plagosur
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania