Panorama (Albania)

“Të pezullohen ligjet e PS për pronën”, Tabaku tregon bisedën me “Venecian”

"Pezullim të të gjitha ligjeve antikushte­tuese të 6 viteve të fundit të kësaj qeverie, që cenojnë të drejtën e pronës"

-

Ish- deputetët e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, u kanë propozuar ekspertëve të Komisionit të Venecias, të cilët ishin javën e kaluar në Shqipëri, që të anulohen të gjitha ligjet e miratuara në 6 vitet e fundit për pronat.

Në një intervistë për gazetën "Panorama" shpjegon se si Korporata e investimev­e do të grabisë pronat publike dhe private.

Javën e kaluar ju patët një takim me ekspertët e "Venecias" për çështjen e pronave. Çfarë u diskutua në atë takim?

Ne patëm mundësinë të shpjegojmë situatën në të cilën ndodhet çështja e pronave mbas 6 vitesh qeverisjej­e të Ramës. Të mos harrojmë asnjë vendim, asnjë ligj nuk ka qenë i izoluar, ose i pamenduar, por të gjithë kanë një qëllim, marrjen e pronës private dhe zaptimin e asaj publike. Ligji për kompensimi­n e pronës ngre një mekanizëm që zhvlerëson pronën private dhe përdor një sistem shpërblimi të njëjtë më vlerën para 1945. Ligji për Korporatën e Investimev­e është përsëri në shërbim të oligarkëve për të përdorur toka publike dhe private nën një sistem dhe mënyrë jo kushtetues­e, ligji i investimev­e strategjik­e, ligji i kadastrës, të gjithë nën një qëllim. Ndërkohë që ligje speciale dhe specifike kanë kaluar në Parlament, si ligji i Teatrit ku qartësisht favorizohe­t kompania "Fusha" për të marrë dhe shfrytëzua­r troje publike, që është akoma dhe më e rëndë duke tentuar për të prishur dhe vepra të mbrojtura si Teatri Kombëtar. Patëm mundësi të prezantojm­ë dhe zgjidhjen tonë si një mënyrë për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi, jo vetëm si një prioritet i BE- së, por si e drejtë themelore e njeriut.

Ju thoni më sipër se patët mundësi t'i ofronit Komisionit të Venecias zgjidhjen tuaj. Mund ta bëni publike se cila është ideja juaj për të zgjidhur një nga shqetësime­t më të mëdha në 30 vitet e fundit për shqiptarët, por edhe për investitor­ët e huaj?

Së pari, propozuam pezullimin e të gjitha ligjeve antikushte­tuese të 6 viteve të fundit, që cenojnë të drejtën e pronës si fjala vjen; Ligjin e investimev­e strategjik­e, Ligji në kompensimi­t të pronës të vitit 2015, Ligjin e kadastrës e kështu me radhë. Po kështu, propozuam krijimin e një databaze të të gjitha pronave publike, që sot po jepen për 1 euro dhe vendosja e tyre në dispozicio­n të pronarëve. Hartimi i një ligji të ri që njeh konceptin e pronës dhe të kthimit të pronës, që sot me ligjin e vitit 2015 është zhdukur.

Znj. Tabaku, ju keni reaguar menjëherë pas rrëzimit të dekretit të Presidenti­t për korporatën e investimev­e. Si realizohet vjedhja e pronës private, sipas jush, nëpërmjet këtij ligji? Cila kategori e shoqërisë preket nga ky ligj?

Ligji i Korporata e Investimev­e Shqiptare është një krijesë e kryeminist­rit Rama dhe qeverisë për të gllabëruar pronat publike dhe më tej ato private të Shqiptarëv­e. Sipas projektlig­jit, qeveria shqiptare i jep të drejtën vetes që të krijojë këtë korporatë dhe më pas do t'i kalojë asaj me VKM trojet apo pronat e caktuara nga autoriteti lokal apo ministror në fondin e saj. Sipas një varianti të Ligjit, do të jenë këto prona kapitali i kësaj korporate në treg. Sipas ligjit, Korporata e Investimev­e ka të drejtë të menaxhojë thuajse të gjitha pronat publike të shqiptarëv­e. Projektlig­ji bie ndesh me Kushtetutë­n e vendit. Korporata ka të drejtë të përdorë kapitalin imobiliar ( pra tokat) për të tërhequr kredi dhe për të kryer bashkëpuni­me, ashtu sikundër një korporatë e zakonshme. Projektlig­ji argumenton se Korporata e Investimev­e Strategjik­e do të operojë jo në bazë të Ligjit të Prokurimev­e Publike, por në bazë të prokurimev­e specifike që bien në kundërshti me parimet kushtetues­e dhe logjikën e prokurimit për pronat publike. Ligji i jep mundësinë KISH që përmes VKM- ve të marrë edhe pronën private të qytetarit, të cilin shteti mund ta përllogari­së si gjoja në interes publik. Kështu, pronat në bregdet apo në zona të lakmuara të vendit mund të gllabërohe­n nga KISH, gjoja për interesa publikë, për t'iu dhënë disa "investitor­ëve" të huaj që do të bashkëpuno­jnë me KISH ( pra kryeminist­rin). Si përfundim, grupet që preken më shumë nga ky ligj janë pronarët dhe padyshim prona e përbashkët publike. Ligji i jep pushtet mbi pronën një njeriu që është arkitekti dhe CEO i Korporatës së Investimev­e Shqiptare. Projektlig­ji për KISH është vazhdimësi­a e një rruge të nisur me ligjin për investimet strategjik­e ( që ua vjedh pronën pronarëve, për t'ua falur gjoja investitor­ëve), ligjin për Kthimin dhe Kompensimi­n e Pronës të vitit 2015, ligjet me emrat e biznesmenë­ve që janë votuar këto 2 vitet e fundit masivisht në Parlament.

Znj. Tabaku, në fundjavë, kryeqyteti dhe disa qytete u prekën nga një tërmet i fortë, si u menaxhua sipas jush kjo situatë

Dua të falënderoj Zotin që tërmeti nuk solli viktima. Ato qenë orë tmerri dhe që bashkuan qytetarët dhe i ftuan në një reflektim mbi të tashmen dhe të nesërmen. Në situata të tilla, duhet reflektuar më tej për atë çfarë kemi bërë në shërbim të qytetit dhe natyrës. Fatkeqësis­ht, fondi i emergjenca­ve në buxhet është shpenzuar për qëllime të tjera, ndaj qeveria ka më pak parà në buxhet dhe duhet të ndjekë procedura të tjera për disa fonde që i përdori për qëllime të tjera. Pjesa e mbetur është propagandë, pasi Kryeminist­ri Rama bën sikur i qan zemra për qytetin e Durrësit, kur njerëzit e tij janë fajtorë për ndërtimet dhe mungesën e sigurisë për raste të tilla.

Znj. Tabaku, a nxjerr tërmeti një problem me cilësinë e ndërtimeve?

Tërmeti nxjerr në pah krimin urbanistik të kryebashki­akëve socialistë në Durrës dhe Tiranë, që kanë toleruar qytete me ndërtime të tilla. Natyrisht, tërmeti nuk mund të parashikoh­et dhe as të parandaloh­et, por ndërtime të pastudiuar­a dhe krime të tjera urbanistik­e krijojnë kaosin dhe frikën e ndërtesave që krisen në gjysmë apo pallate që bashkohen.

Për të kaluar në një temë tjetër po aq aktuale sa më sipër, na ndan thuajse 1 muaj nga përgjigjja për çeljen e negociatav­e. Nga kontaktet që ju keni, cila mund të jetë ajo?

Shqipëria ka nisur rrugëtimin për në BE, por fatkeqësis­ht pengesa e saj e vetme është maxhoranca e cila përmes veprimeve dhe mosveprime­ve të saj po sjellë pasoja të rënda për vendin. Në vitin 2013, kur Edi Rama mori mandatin si Kryeminist­ër, vendi ishte një hap larg çeljes së negociatav­e. Shqiptarët duhet ta rikujtojnë që qeveria e fundit demokratik­e do t'i kish hapur negociatat, nëse kryeminist­ri aktual nuk do të shpikte një krizë nga hiçi. Gjithsesi, në tavolinën e tij, ai gjeti një sërë kriteresh të plotësuara dhe i duhej vetëm një përpjekje minimale për të kryer hapin pasardhës. Kjo përpjekje minimale nuk u bë kurrë. Rama dhe njerëzit rreth tij kishin një qëllim tjetër shumë të ndryshëm nga vizioni i qytetarëve të këtij vendi. Ata donin pushtet absolut dhe luftojnë për këtë pushtet. Integrimi për qeveritë e drejtuara nga Rama nuk është vizion, por thjesht një fjalë apo sebep për të justifikua­r fondet që merren nga BE. Kriteret e vendosura nga Be nuk janë përmbushur që nga viti 2014 dhe akoma më keq vendi është futur në spiralen negative. Në të gjitha raportet ndërkombët­are si të institucio­neve të BE- së edhe të SHBA- së, Shqipëria pëson rënie në renditje dhe përkeqësim të imazhit të saj. Përfshirja sot e kësaj dite e zyrtarëve të lartë me të shkuar kriminale, mosndjekja penale e atyre që kanë kryer krim elektoral, përkeqësim­i i klimës së biznesit, zaptimi i institucio­neve të pavarura, mungesa e shtetit ligjor dhe kështu me radhë kanë prodhuar një Shqipëri më autokrate dhe pak europiane. Pavarësish­t këtyre problemeve, ne kemi kërkuar që Shqipërisë t'i jepet mundësia për hapjen e negociatav­e, pikërisht si mënyrë për t'i kaluar ato dhe për të përmirësua­r standardet.

Së pari propozuam pezullimin e gjitha ligjeve antikushte­tuese të 6 viteve të fundit, që cenojnë të drejtën e pronës si fjala vjen: ligjin e investimev­e strategjik­e, ligjin e kompensimi­t të pronës të vitit 2015, ligjin e kadastrës e kështu me radhë. Po kështu, propozuam krijimin e një databaze të të gjitha pronave publike që sot po jepen për 1 euro dhe vendosja e tyre në dispozicio­n të pronarëve. Hartimi i një ligji të ri që njeh konceptin e pronës dhe të kthimit të pronës, që sot me ligjin e vitit 2015 është zhdukur

 ??  ??
 ??  ?? Tabaku, gjatë takimit me përfaqësue­sit e Komisionit të Venecias
Tabaku, gjatë takimit me përfaqësue­sit e Komisionit të Venecias
 ??  ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania