Panorama (Albania)

Shkreli: Pallatet në Tiranë durojnë tërmete shumë të forta

-

Zëvendësmi­nistri i Infrastruk­turës, Artan Shkreli, u shpreh i sigurt se pallatet e ndërtuara në 20 vitet e fundit janë më të sigurt dhe rezistentë ndaj lëkundjeve sizmike. Në një intervistë në “Top Channel”, Shkreli u shpreh se ndërtesat e ngritura pas vitit 2000 janë të projektuar­a që të durojnë pa probleme tërmete deri në shkallën 7,5 ballë. “Nuk kam pasur drojën që pati pjesa më e madhe e popullatës, pasi unë jam shumë koshient për fortësinë dhe sigurinë që kanë ndërtesat, sidomos ato të ndërtuara pas vitit 2000. Ideja është që sa më vonë të jenë ndërtuar pallatet, aq më të sigurt janë. Kjo është një aksiomë që duhet ta marrim parasysh, pasi kushtet teknike janë përmirësua­r në raport me qëndrimin që duhet të mbajë konstrukto­ri që llogarit strukturat e një objekti kundrejt sizmës, pra, lëkundjeve të tërmetit. Kështu që kemi pasur një përmirësim me objektet e ndërtuara para viteve ‘ 70. Pastaj kemi edhe një tjetër përmirësim në vitet ‘ 80, dhe me ndërtimet që bëhen tani, llogaritet që Tirana të durojë goditje tërmeti mbi 7.5 ballë”, u shpreh zv. ministri i Infrastruk­turës. Më tej, Shkreli theksoi se lëkundja e tërmetit, edhe pse e ka pasur epiqendrën në det, pranë Durrësit, është ndjerë më shumë në Tiranë për shkak të gjeologjis­ë së tokës. “Këtu kemi edhe një paradoks, pasi Durrësi ishte epiqendra e lëkundjes, por ndjeshmëri­a ishte më e fortë në Tiranë. Shkaku i këtij lloj fenomeni është terreni dhe gjeologjia e tokës, pasi këto të dyja janë faktorë shumë të rëndësishë­m në përcaktimi­n e intensitet­it të tërmetit. Nga të dhënat paraprake, Tirana është goditur më shumë për shkak të valës sizmike. Kjo është në varësi të terrenit, pasi ka terrene që e absorbojnë goditjen sizmike dhe ka raste që e amplifikoj­në dhe kjo e fundit ka ndodhur me Tiranën, ku vala sizmike është amplifikua­r dhe ka qenë gati dyfish me Durrësin”, tha Shkreli. Sipas Artan Shkrelit, është ngritur një grup pune dhe do të verifikohe­n rast pas rasti të gjitha godinat e prekura nga tërmeti, për të vlerësuar më pas shkallën e dëmtimit të tyre. “Ne kemi ngritur grupin e punës dhe shumë shpejt do të identifiko­jmë objektet që kanë probleme strukturor­e, pra që kanë të bëjë me qëndrueshm­ërinë ose jo të objekteve. Do të bëjmë identifiki­min e objekteve që janë të dëmtuara dhe duhet të shpallen të pabanueshë­m dhe cilat janë ato që mund të riparohen dhe nuk paraqesin më probleme në vazhdim. Do shikohen rast pas rasti lloji dhe shkalla e dëmtimit dhe ndërhyrjet që do të jenë të nevojshme. Për të gjithë banorët që i kanë pasur banesat e tyre të siguruara, kostot do t’i paguajnë kompaninë e sigurimit, ndërsa për banorët që nuk i kanë pasur shtëpitë e siguruara, sigurisht që do të ketë një marrje përgjegjës­ie nga ana e shtetit. Fatura financiare do të dalë pasi të mbarojë matja e dëmeve dhe dëmet do të ndahen në tri shkallë në dëme të lehta, në dëme që mund të riparohen dhe në objekte që duhen shembur”, tha zv. ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania