Panorama (Albania)

Banesat e dëmtuara, Meta: Të përcaktohe­t rezistenca

“Qeveria të ftojë Agjencinë Ndërkombët­are të Energjisë Atomike”

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti Ilir Meta i kërkoi dje qeverisë që të ftojë Agjencinë Ndërkombët­are të Energjisë Atomike, për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencë­n e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Përmes një mesazhi, kur e gjithë vëmendja mediatike ishte përqendrua­r te paniku në popullatë për tërmete të parashikua­ra me intensitet edhe më të fortë, kreu i shtetit kërkon ruajtjen e qetësisë dhe bashkëpuni­mit të të gjithë faktorëve, përfshirë dhe atyre mediatikë. “Presidenti i Republikës, SH. T. Z., Ilir Meta, vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpuni­mit dhe solidarite­tit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucio­nalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizim­in e plotë të situatës, pas tronditjev­e të ditëve të fundit. Transparen­ca dhe përgjegjsh­mëria maksimale për evidentimi­n e pasojave është tepër e rëndësishm­e në këto momente”, thuhet në mesazhin e Presidenti­t të republikës. Sipas tij, në periudhën e tanishme, kur institucio­net duhet të merren me rikuperimi­n e dëmeve materiale të tërmetit, do të ishte e nevojshme edhe angazhimi i institucio­neve kompetente ndërkombët­are për sigurinë e banesave. “Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshë­m për të ardhmen. Ndaj, duke vlerësuar dhe solidarite­tin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombët­are të Energjisë Atomike, që ka kapacitete­t e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencë­n e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore”, vijon Presidenti në mesazhin e tij. Për kreun e shtetit, askush nuk duhet të keqpërdorë situatën e krijuar në dëm të interesit të qytetarëve. “Keqpërdori­mi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithsh­ëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjsh­me, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizu­ar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre. Të gjithë duhet të shtojnë kontribute­t pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjës­ive institucio­nale, politike, shoqërore dhe qytetare”, përfundon kreu i shtetit mesazhin e tij për institucio­net e vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania