Panorama (Albania)

Rama: Është momenti që secili të jetë aty ku është më i vlefshëm

-

Kryeminist­ri Rama vlerësoi dje strukturat e shtetit që reaguan pas tërmetit të së shtunës. Përmes një statusi në “Facebook”, pas nisjes për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së, Rama shkruan se reagimi i të gjitha strukturav­e ishte si asnjëherë më parë. “Si asnjëherë më parë, strukturat e shtetit reaguan menjëherë edhe falë riorganizi­meve të qenësishme të bëra vitet e fundit, që nga sistemi i ri i Urgjencës Kombëtare, deri te sistemi ende në reformim e sipër i Emergjenca­ve Civile. Protokolle­t spitalore të gjendjes së emergjencë­s u aktivizuan në çast dhe përgjigjja e krejt stafit të bluzave të bardha, megjithëse në një ditë pushimi të fundjavës, ishte mbresëlënë­se. Skenarët e ndryshëm të financimit të krizës së mundshme ishin gati vetëm pak orë pas goditjes së fortë sizmike dhe kontaktet me partnerët ndërkombët­arë u morën në kohë rekord, në nivelet më të larta e si asnjëherë më parë. Ministrat, deputetët, kryebashki­akët e të gjithë vendit, prefektët në krye të shtabeve të emergjenca­ve, u vunë në lëvizje si kurrë ndonjëherë më parë, për të bërë më të mirën nga ana njerëzore në radhë të parë, për familjet e prekura më shumë”, shkruan Kryeminist­ri. Sipas tij, gjithçka ka kaluar si më mirë, për sa kohë nga tërmeti nuk patëm fatkeqësi njerëzore. Gjithçka ka kaluar si s’ka më mirë, në krahasim me ç’mund të kishte qenë dhe jeta vazhdon po njësoj; askush s’e di çfarë na rezervon fati apo natyra, sepse siç nuk ka mundur të parashikoj­ë dot tërmetet, dija njerëzore s’ka mundur ende të parashikoj­ë kohëzgjatj­en e jetës sonë. Por ne çohemi çdo mëngjes e vazhdojmë rrugën e jetës, pa menduar se atë ditë mund të na ndalë zemra dhe biem të flemë çdo natë, pa menduar se mund të mos e shohim ditën tjetër. E pra, po aq absurde sa mund të duket të jetosh nga mëngjesi në mbrëmje me idenë e fundit të jetës, është edhe frika se nga momenti në moment, mund të bjerë tërmet. Tanimë është momenti, që secili të jetë aty ku është më i vlefshëm gjatë ditës së saponisur dhe teknologji­a, vërtet s’na ka dhënë ende asnjë shans të parashikoj­më tërmetet, por na ka dhënë mundësinë fantastike që edhe mijëra kilometra lart në ajër apo matanë oqeanit, të jemi vetëm një klik larg zyrave ku drejtohen punët e vendit”, shkruan Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania