Panorama (Albania)

Banesat e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë, procedura për t’i rikuperuar

-

Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër rikuperimi­n e banesave të dëmtuara nga tërmeti i së shtunës. Përveç identifiki­mit në terren nga ana e specialist­ëve të pushtetit vendor, kreu i bashkisë, Erion Veliaj, apelon familjet e prekura ta ndjekin vetë këtë çështje, duke raportuar dëmin në njësitë përkatëse. “Rendi i punës për menaxhimin e emergjenca­ve është ky: shkon te njësia administra­tive, aty listohesh, inventariz­ohet dëmi, plotësohet formulari, pastaj ju bëni lidhjen me ekipin tonë të vlerësimit, i cili plotëson dokumentac­ionin dhe i gjithë fondi që kaloi dje, pjesëtohet sipas nevojave”, tha kryebashki­aku dje në mbledhjen me shtabin e Emergjenca­ve Civile. Në ndihmë të bashkisë, kanë ardhur edhe kompanitë e ndërtimit, të cilat do të marrin përsipër dëmin në banesat që duhen rindërtuar nga e para. Përmes nismës “Adopto një shtëpi” do të rindërtohe­n banesa të parikuperu­eshme, kryesisht në fshatrat afër vatrës së tërmeteve. Sakaq, Bashkia e Tiranës, përmes një akti normativ do të sigurojë që lejet e ndërtimit për këto shtëpi të bëhen automatike, brenda ditës dhe pa asnjë detyrim monetar si për pronarin e shtëpisë, edhe ndërtuesin që zgjedh të kontribuoj­ë. Një zgjidhje e ngjashme po kërkohet të gjendet edhe për ndërtesat afër qendrës së qytetit. “Për pallatet sovjetike, struktura vërtet mund të jetë në rregull, por gjithsesi mbeten pallate me mballoma. Mund t’ia vlejë që ato të rizhvilloh­en si banesa sociale, pra të prishim 3katëshet dhe t’i bëjmë 5- katëshe, duke fituar edhe disa apartament­e të tjera, për të tjerë njerëz në nevojë nga zona e Kombinatit, Misto Mames, Yzberishti­t. Pra, aty mund t’ia vlejë një zgjidhje afatgjatë”. Bashkia e Tiranës ka ndarë veç një fond emergjence, që do të përdoret për rikuperimi­n e dëmeve materiale në çdo shtëpi të prekur, disa prej të cilave kërkojnë rindërtim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania