Panorama (Albania)

Banorët i rikthehen jetës normale, ikin nga çadrat

Të strehuarit e vetëm janë 60 persona në godinat e Kovaleshen­cës

-

Pas një fundjave stresuese mes panikut dhe frikës, qytetarët durrsakë iu rikthyen normalitet­it.

Edhe ata qytetarë që kishin braktisur shtëpitë dhe apartament­et e tyre nga frika dhe kaluan dy net në qiell të hapur nëpër sheshe dhe kampe emergjenca­sh, janë kthyer në banesat e tyre. Kjo është për shkak të motit të keq që pllakosi qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e djeshme. Tri stendat e ngritura te stadiumi "Niko Dovana", që prej paradites së djeshme janë bosh, pasi qytetarët që u strehuan aty u kthyen nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkohë, vetëm 60 persona vijojnë të qëndrojnë në ambientet e godinave të kovaleshen­cës së Ministrisë së Mbrojtjes. Lëkundjet e fuqishme të tërmetit lanë pas dëme të shumta materiale, por fatmirësis­ht jo dëme serioze në njerëz. Dhjetëra qytetarë që kanë pësuar dëme në banesat e tyre nga lëkundjet e tërmetit janë drejtuar pranë rajoneve të bashkisë për të bërë deklarimet e tyre. Në të gjashta rajonet e Bashkisë Durrës, zyrtarët e bashkisë kanë marrë shënim të gjitha deklarimet e qytetarëve dhe brenda 5 ditësh do të kryhet evidentimi në terren për të gjitha rastet e denoncimev­e. Qytetarët shprehen se dëmtimet janë të ndryshme, më së shumti plasaritje muresh dhe rënie e suvasë. Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 3, Myslim Hasanaj, shprehet se deri tani në këtë rajon janë bërë 45 denoncime për dëmtime të banesave nga ana e qytetarëve. Ai shprehet se nga verifikime­t e bëra deri tani nga grupi i punës, nuk është konstatuar asnjë banesë që përbën rrezik për t'u shembur. Paralelish­t me punonjës të bashkisë dhe rajoneve bashkiake, në terren janë shpërndarë edhe specialist­ë të ndërtimit dhe inxhinierë, për të parë shkallën e dëmit që kanë pësuar ndërtime të llojeve të ndryshme. Këshilli Bashkiak i Durrësit në një mbledhje të jashtëzako­nshme miratoi fondin prej 10 milionë lekësh për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit. Ky fond është pjesë e fondit të kontigjenc­ës së buxhetit 2019 të Bashkisë Durrës. Fondi i bashkohet atij prej 20 milionë lekësh të akorduar nga Bashkia Tiranë për Durrësin. Këshilltar­ët bashkiakë dhuruan pagesën e tyre të muajit shtator, prej 10 mijë lekësh për familjet e prekura nga tërmeti. Kryebashki­akja Valbona Sako deklaroi se në këto kushte të vështira, fondi prej 10 milionë lekësh, i miratuar në mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak, vjen si një ndihmë e parë për të dëmtuarit që po verifikohe­n në terren prej 16 grupeve të ngritura. Grupet kanë në përbërje të tyre kreun e njësisë administra­tive, një punonjës të kësaj njësie, një inxhinier ndërtimi dhe një të Emergjenca­ve Civile. Sako theksoi se qytetarët nuk duhet të abuzojnë me deklarimet e tyre për të përfituar nga situata. "Në këto ditë të vështira, po përballemi me një fluks abuzimesh. Po abuzohet shumë. Grupet janë ndërtuar të tilla që të evidentojn­ë me saktësi shkallën e dëmit në banesa", tha Sako. Sipas kryebashki­akes, dëmshpërbl­imi për secilin prej banorëve të prekur nga dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti do të kalojë në numra llogarie të tyre, në mënyrë që i gjithë procesi të jetë transparen­t.

 ??  ?? Këshilli Bashkiak i Durrësit
Këshilli Bashkiak i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania