Panorama (Albania)

Balluku: Janë 500 objekte të prekura nga tërmeti

-

TIRANE - Dy ditë pas tërmetit të fortë, ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku, ka mbledhur në një konferencë ekspertë të Institutit të Ndërtimit dhe inxhinierë për të ngritur grupin e vlerësuesv­e për qëndrueshm­ërinë e objekteve që kanë pësuar dëmtime. Bëhet fjalë për të paktën 500 objektet, të cilët janë cenuar nga lëkundjet. Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se Banka Botërore mbështet të gjitha financimet për të gjitha dëmtimet në rrjetin energjetik. "Ministria e Infrastruk­turës deklaron se të gjitha akset rrugore janë të aksesueshë­m, përfshirë edhe ato zona që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit. Ujësjellës­it janë të gjithë funksional­ë. Portet dhe aeroportet e Shqipërisë kryejnë funksionet me normalitet të plotë. Aktet e verifikimi­t duhen mbyllur sa më shpejt për 500 ndërtesat e deklaruara me pasoja nga tërmeti e më pas të vazhdojmë me aktet e vlerësimit. Jemi me fat sepse nuk kishte viktima. Kemi kërkuar ndihmën e inxhinierë­ve të nderuar", theksoi Balluku. Ministrja nënvizoi se pas largimit të Kryeminist­rit Edi Rama për vizitë në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara, në krye të menaxhimit të situatës është zv. kryeminist­ri Erion Braçe. "Kemi shpërndarë grupe në zonat më të prekura. Edhe kompanitë që nuk u jemi drejtuar, na kontaktuan. Sot gjendemi me kapacitete të mëdha për të nisur punën në terren. Në krye të qeverisë, në momentin që Rama ndodhet në SHBA, ndodhet zv. kryeminist­ri, që është atje në terren. Akti i verifikimi­t u jep sigurinë njerëzve për të hyrë në banesa, pastaj do të kalojmë në aktin e vlerësimit, pasi shteti do marrë përsipër gjithçka. Përveç ndihmës, është e rëndësishm­e edhe fjala e ngrohtë", u shpreh Balluku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania