Panorama (Albania)

Dëmet nga tërmeti, AMF: Qytetarët të informohen për përfitimet nga sigurimi

-

TIRANË - Tërmeti i fortë i së shtunës në mesditë ka ngjallur interes te shumë qytetarë për të siguruar banesën. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i një numri të madh banesash nga lëkundjes që vijojnë ende. Për këtë arsye, Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar se mund të marrin informacio­n më shumë në lidhje me sigurimin e pronave dhe për përfitimet që kanë nga kontrata e sigurimit të banesës për dëmet që ka shkaktuar tërmeti. AMF nënvizon se çdo kompani sigurimi ofron produkte për sigurimin vullnetar të pronës dhe banesave nga katastrofa­t natyrore. "Nisur nga situata e ditëve të fundit, shkaktuar nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, çdo qytetar mund të marrë asistencë pranë AMF- së për t'u informuar për përfitimet nga kontratat e sigurimit të pronës dhe banesave nga katastrofa­t natyrore si tërmetet, zjarri, përmbytjet etj. Për të gjithë ata që disponojnë një kontratë të tillë dhe kanë nevojë për informacio­ne në lidhje me përfitimet nga kontrata, të drejtohen pranë shoqërive të sigurimit ku janë siguruar. AMF për çdo asistencë, problemati­kë apo ankesë, vendos në dispozicio­n linjat e komunikimi­t si më poshtë: Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare, Rruga "Dora D'Istria" Nr. 10, Kutia Postare 8363, Tiranë, Shqipëri, Numri i gjelbër: 0 800 69 69, Tel: + 3554225756­0, Email: konsumator­i@ amf. gov. al dhe regjistri online i ankesave: https:// crm. amf. gov. al/. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare informon të gjithë qytetarët se çdo shoqëri sigurimi ofron produkte për sigurimin vullnetar të pronës dhe banesave nga katastrofa­t natyrore, si një mundësi e mirë për t'u mbrojtur nga katastrofa­t natyrore", bën me dije AMF.

 ??  ?? Banesa në proces ndërtimi në fshatin Floq
Banesa në proces ndërtimi në fshatin Floq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania