Tërmeti, Majko bën apel për ndihmë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

TIRANË - Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka ftuar bizneset dhe individët për të dhënë kontribut në ndihmë të banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit. "Për t'i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur në dispozicio­n disa llogari bankare. Ftohen të gjithë bizneset, shoqatat dhe individët për të dhënë një kontribut vullnetar në ndihmë të banorëve të dëmtuar. Llogari bankare për t'i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti janë hapur në të gjitha bankat e tjera të nivelit të dytë", shprehet Majko. Deri tani nuk ka ende një përllogari­tet se sa mund të jetë dëmi i shkaktuar nga lëkundjet, por numërohen të paktën mbi 900 banesa të dëmtuara, ku më të prekur janë qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.