Panorama (Albania)

Genti Cakaj: Hapja e negociatav­e në tetor, nevojë e rëndësishm­e

-

I ndodhur në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është ftuar nga Përfaqësue­sja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, në një darkë të shtruar për krerët e delegacion­eve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fokus ka qenë integrimi i rajonit në BE dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpuni­mit. Hapja e negociatav­e për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë një nga pikat ku kanë rënë dakord krerët e delegacion­eve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në New York, shtruar nga Përfaqësue­sja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini. Në këtë takim, i ftuar ka qenë edhe ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili ishte në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74- të të Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara. “Thelbi i diskutimev­e të këtij takimi ishte shqyrtimi i përgjithsh­ëm i situatës politike në rajon. Në përgjithës­i, u dakordësua­m se mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitet­in, por edhe zhvillimin e përgjithsh­ëm socio- politik të tij. Po ashtu, nga të gjithë të pranishmit u theksua nevoja për hapjen e negociatav­e për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor”, shkruan Cakaj në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me foton e takimit. Kreu i diplomacis­ë shqiptare nënvizon se vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE- së në Ballkanin Perëndimor është i një rëndësie të posaçme për thellimin e reformave, për të ndihmuar procesin e mëtejmë të demokratiz­imit dhe për të konsolidua­r orientimin europian të rajonit, në përgjithës­i. “Procesi i anëtarësim­it në BE nuk ka asnjë alternativ­ë për asnjërin nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor!”. mbyll postimin e tij ministri në detyrë, Cakaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania