Panorama (Albania)

Prokuroria e Dibrës zgjat hetimet për dosjen e vjedhjes së votave

-

Pas regjistrim­it të procedimit për dosjen "184", dy prokurorët e Prokuroris­ë së Dibrës kanë zgjatur me tre muaj hetimet. Vendimi është marrë nga drejtuesi Rifat Kojku dhe prokurorja Belina Zeneli, të cilët kanë marrë në dorë hetimet e mëtejshme për një nga dosjet më të bujshme, që kanë pasur Krimet e Rënda. Kjo dosje është regjistrua­r për veprat penale të "Dhënies së shpërblime­ve dhe premtimeve", "Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrë­sve në zgjedhje", "Shpërdorim­it të detyrës", "Dhënies së shpërblime­ve dhe premtimeve", si dhe "Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrë­sve në zgjedhje", të kryera në bashkëpuni­m. Kujtojmë se Prokuroria për Krime të Rënda, pas tri vitesh hetime, shpalli moskompete­ncën në korrik dhe dërgoi dosjen në Prokurorin­ë e Dibrës me argumentin se nuk janë konstatuar vepra penale që hetohen dhe gjykohen nga Krimet e Rënda. Ndërkohë, Prokuroria e Dibrës e ka refuzuar fillimisht dosjen në katër argumente. Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturua­r kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda. Së dyti, prokurori duhet t'i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik. Së treti, prokurorët e Prokuroris­ë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë dhe së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshë­m për të përballuar këtë çështje. Këto argumente u rrëzuan nga Prokuroria e Përgjithsh­me, që vendosi përfundimi­sht që hetimi të bëhej nga kjo Prokurori. Hetimet për dosjen 184 kanë nisur në vitin 2016, pas akuzave publike të bëra nga opozita për vjedhjen e votave gjatë përsëritje­s së procesit zgjedhor në Dibër. Kujtojmë se pas një skandali seksual, dha dorëheqjen drejtuesi i bashkisë në atë kohë, Shukri Xhelili. Prokuroria vuri nën përgjim një sërë numrash në atë kohë, ndërsa hetimet u zgjatën në kohë për një periudhë prej 3 vitesh, ku nga rezultati, duket se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kryer asnjë veprim tjetër hetimor përveç përgjimeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania