Panorama (Albania)

Vdekja e punonjësve, lirohet administra­tori i “Skela Syla”

Apeli caktoi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për Sylën

- Fredi Alizoti

Gjykata e Apelit Tiranë lehtësoi masën e sigurisë për administra­torin e "Skela Sylës", Petrit Sylën, duke e lënë në masën e sigurisë "Detyrim paraqitje".

Syla u shpall fillimisht në kërkim, pas ngjarjes tragjike, ku nga shembja e skelave në një pallat humbën jetën dy punonjës, për t'u vënë në pranga disa javë më vonë. Administra­tori i "Skela Sylës" akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, ndërsa ishte lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokuroris­ë. Por ky vendim u ankimua nga Syla, nëpërmjet avokatit të tij, Marash Ibraj, dhe këtë të hënë, kolegji gjykues i Apelit, i përbërë nga Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj, vendosën të pranojnë kërkesën, duke vendosur që Syla të hetohet në gjendje të lirë. Prej më shumë, Prokuroria po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën tre të tjerë. Më herët, Gjykata ka lënë në "Arrest në burg" drejtuesin teknik të "Skela Syla", Ilir Bendon. Ndërkohë, për specialist­in e suvatimeve Xhimi Tarushi, Gjykata caktoi masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

NGJARJA Ngjarja e rëndë që mori jetën e Orjan Kodrës, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimit, 31 vjeç, ndodhi në 16 korrik në rrugën "Faik Konica" në Tiranë. Nga shembja e skelës mbetën të plagosur punëtorët Gentian Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku. Punimet po kryheshin nga firma "Xhimi" me administra­tor e drejtues teknik punimesh, shtetasin Xhimi Tarushi, që ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolu­es ( kapot). Po në këtë pallat, firma "Skela Syla" me administra­tor shtetasin Petrit Syla dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skelës, inxhinieri­n Ilir Bendo, ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë. "Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth orës 15: 00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E. B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën ' Xhimi', si dhe shtetasi O. K., 36 vjeç, punëtor i firmës ' Skela Syla'. Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G. B., punëtor ndërtimi i firmës ' Xhimi', E. L., dhe A. M., punëtor i firmës ' Skela Syla'", njoftonte Policia. Gjithashtu, për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës", për punonjësit e Inspektora­tit të Punës Tiranë. Sipas Policisë, punonjësit e Inspektora­tit, nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti.

 ??  ?? Petrit Syla, administra­tor i “Skela Syla”
Petrit Syla, administra­tor i “Skela Syla”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania