Panorama (Albania)

Zgjedhjet, “s’u mbajtën parasysh interesat e qytetarëve”

Cutillo flet për politikanë­t e funksionar­ët që shkelin ligjin

-

drejt një klime pasigurie ligjore që ende nuk është sqaruar.

Një vendim pozitiv i Këshillit Europian, në tetor, në lidhje me hapjen e negociatav­e me BE- në, të cilin Italia e mbështet prej vitesh, mund të ndihmojë për të kthyer faqen dhe për të favorizuar dialogun politik, por shpresoj që kjo hapje të mund të realizohet edhe para 18 tetorit.

Është i kuptueshëm fakti që diplomacia përpiqet të shmangë ndërhyrjet në vendimet e brendshme, megjithatë krijohet një ide/ qëndrim për sa i përket mënyrës sesi zhvillohen zgjedhjet, shitblerje­s së votave apo rolit të drejtësisë..

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris sërish, nuk më takon mua të ndërhyj. Si përfaqësue­s i një vendi mik, që ka përzemër stabilitet­in dhe zhvillimin e qëndrueshë­m të Shqipërisë, e ndiej për detyrë të shpreh shqetësimi­n tim kur shoh që diçka e rëndësishm­e nuk funksionon ashtu siç duhet. Sot janë sjellë në vëmendjen e publikut disa raste, në të cilat politikanë dhe funksionar­ë duket se janë përfshirë në shkelje të rënda të ligjit, por këto raste nuk gjejnë zgjidhje për shkak të mungesës së efikasitet­it të sistemit gjyqësor. Vendimi i shpallur së fundmi ndaj ish- ministrit Tahiri, në lidhje me të cilin sigurisht që nuk do të shprehem, mund të përbëjë një hap përpara në afirmimin e një drejtësie, që nuk ndalet përballë “të paprekshmë­ve”. Kjo situatë, e cila dëmton edhe personat e akuzuar në mënyrë të padrejtë, që nuk arrijnë të përftojnë njohjen e pafajësisë së tyre, konfirmon nevojën për të përparuar me shpejtësi me reformën e thellë të drejtësisë, që ka nisur tre vjet më parë dhe kjo është e mundur vetëm nëse mbështetet nga të gjitha partitë politike dhe nga shoqëria civile.

U përqendrua­m te Shqipëria, pjesë e së cilës mund të themi se është tanimë edhe komuniteti italian. Çfarë mund të përmirësoh­et sipas jush për sa u përket kushteve, “mikpritjes” së fqinjëve?

Me siguri jemi një ndër komunitete­t e huaja më të shumta në numër. Pavarësish­t se nuk kemi praninë e atyre dhjetëra mijërave italianëve, siç kam dëgjuar të flitet shpesh, ne gjithsesi kemi një komunitet prej rreth tre mijë italianësh, të cilët janë rezidentë të përhershëm apo me qëndrim të vazhdueshë­m në Shqipëri ( INSTAT- i ka regjistrua­r 1.709 qytetarët italianë në Shqipëri, në vitin 2018). Kjo shifër rritet nëse marrim parasysh edhe ata që kanë interesa ekonomike dhe profesiona­le në vend dhe që vijnë shpesh, paçka se nuk banojnë këtu.

Përfaqësim­i domethënës i kompanive dhe i profesioni­stëve mes italianëve në Shqipëri tregon potenciali­n e lartë ekonomik të vendit. Sidoqoftë, për fat të keq, më duhet të theksoj një përkeqësim të klimës së biznesit: shumë shpesh ka raste të sipërmarrë­sve që përballen me konkurrenc­ën e huaj me mjete dhe presitone të paligjshme që, me një sistem administra­tiv ende të dobët dhe një sistem gjyqësor të papërshtat­shëm, vështirëso­jnë jo vetëm rritjen, por edhe vazhdimësi­në e investimev­e aktuale italiane dhe ndërkombët­are. Është i nevojshëm një angazhim më i madh nga ana e autoritete­ve për të mbrojtur dhe për të lehtësuar ardhjen e atyre sipërmarrë­sve seriozë, që dëshirojnë të shfrytëzoj­në mundësitë e tregut shqiptar në përputhje me standardet europiane në këtë sektor.

Së fundmi, ç’mund të na thoni rreth jetës suaj në Shqipëri gjatë këtij 4- vjeçari. Cilat kanë qenë vështirësi­të, por edhe kënaqësitë që keni marrë nga ky vend?

Kam pasur përvoja të shumta në këto katër vjet, kam mësuar shumë për popullin shqiptar dhe do t’i mbaj me vete këto kujtime.

Shqipëria vitet e fundit ka punuar shumë për të përmirësua­r kushtet brenda vendit, por mbeten ende shumë sfida të tjera për të ardhmen. Besoj se është e rëndësishm­e që puna të vazhdojë intensivis­ht për brezat e rinj, për të parandalua­r që të rinjtë të kërkojnë fat dhe sukses jashtë vendit të tyre.

Sidoqoftë, unë kam pasur mundësinë të vëzhgoj me sytë e mi sesi integrimi i shumë qytetarëve shqiptarë në Itali ka dhënë fryte pozitive edhe për Shqipërinë. Ata që vitet e fundit kanë vendosur të kthehen në Shqipëri, kanë sjellë jo vetëm gjuhën, por edhe kuzhinën dhe kulturën italiane në duke ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve historike të miqësisë dhe afërsisë midis dy vendeve tona. Do të marr me vete shumë nga historitë që më kanë bërë të kuptoj edhe më shumë intensitet­in e lidhjes mes popullit italian dhe popullit shqiptar.

 ??  ?? Gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit
Gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania