Panorama (Albania)

Aktivistja 16- vjeçare përlotet gjatë fjalimit në OKB

- Donald Trump

Në Kombet e Bashkuara po mbahet takimi mbi ndryshimev­e klimatike, ku ka mbajtur një fjalim edhe aktivistja më e re, Greta Thunberg. Në një fjalim që e përcolli e përlotur në Asamblenë e Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, 16- vjeçarja, që tashmë po kthehet në një ikonë të luftës kundër ndryshimev­e klimatike, u është drejtuar liderëve botërorë duke u thënë se sot do të duhej të ishte në shkollë në anën tjetër të oqeanit dhe jo duke adresuar krizën, nëpër të cilën po kalon bota. Ajo u ka thënë liderëve të botës se me fjalë boshe i kanë vjedhur të ardhmen, pasi ata shqetësohe­n vetëm për rritje ekonomike dhe për para. “Ju më keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Njerëzit po vuajnë, njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po shkatërroh­et në mënyrë masive”, ka thënë mes të tjerash në fjalimin e saj Thunberg, sipas BBC. Në Samitin e Ndryshimev­e Klimatike që po mbahet në Kombet e Bashkuara, ka marrë pjesë edhe Presidenti i SHBA- së, Donald Trump. Ndërkohë, në Uashington, protestues­it kundër ndryshimit të klimës bllokuan kryqëzimet kryesore, si pjesë e përpjekjev­e për të “paralizuar” gjithë qytetin. Organizato­rët e protestave u bënë thirrje njerëzve të mos shkojnë në punë ose shkollë për të marrë pjesë në demonstrat­ë. Protesta vjen pas grumbullim­eve dhe marshimeve masive të të rinjve në qytetet e ndryshme të botës, ku morën pjesë qindra mijëra njerëz, të cilët kërkuan veprime urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës. Sipas “Zërit të Amerikës”, grupet e protestues­ve në Uashington bllokuan disa rrugë kryesore të hënën në mëngjes, duke vënë në lëvizje policinë për të devijuar trafikun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania