Panorama (Albania)

Osmani denoncon 400 mijë euro humbje në ditë nga korrupsion­i

Ja çfarë premtojnë pesë kandidatët në zgjedhjet e monitoruar­a nga BE

-

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshm­e të 6 tetorit në Kosovë zyrtarisht do të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasë 10 ditë, por partitë politike prej kohësh e kanë nisur fushatën dhe premtimet e tyre.

Në këto zgjedhje do të garojnë 25 subjekte politike/ koalicione parazgjedh­ore. Janë pesë kandidatë, mes tyre vetëm një femër. Vjosa Osmani e PDK- së, gjatë fushatës së saj të së hënës, ka ofruar sigurim shëndetëso­r për qytetarët brenda vitit të parë të qeverisjes. Osmani ka thënë se do të rrisin buxhetin për sektorin e shëndetësi­së në 200 milionë euro. Ajo ka shtuar se shëndetësi­a do të jetë prioritet dhe shtyllë kryesore e programit të LDKsë, sipas KTV. Por një nga pikat më të forta të saj në fushatë është edhe lufta kundër korrupsion­it. Duke iu kundërvënë rivalëve të saj dhe PDK dhe AAK që kanë qenë në pushtet, Osmani tha se “Kosova humb 400 mijë euro në ditë si pasojë e aferave korruptive... Kosova nuk do të përfaqësoh­et më nga ata që shkatërroj­në miqësitë me parterët tanë”. Ndërsa Kryeminist­ri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka diskutuar për ligjin e punësimit dhe për mungesën e mbështetje­s financiare për shtresat në nevojë. Kandidati i PDK- së për Kryeminist­ër, Kadri Veseli, ka premtuar se brenda dy vjetësh, çdo familje do t’i marrë fletët poseduese për pronat e tyre. Kjo, sipas tij, do të bëhet përmes themelimit të Agjencisë për trajtimin e Ndërtimeve pa leje. Fatmit Limaj i Nismës ka premtuar se si temë të para që do të trajtojë ai si Kryeminist­ër do të jenë taksa ndaj produkteve serbe dhe dialogu me Serbinë. Ndërsa Albin Kurti është zotuar se do t’i japë fund korrupsion­it dhe diskrimini­mit ndaj grave.

Shumë premtime nga të pestë kandidatët në Kosovë, por mbetet për t’u parë zbatimi i tyre pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Gjithsej 100 vëzhgues nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të jenë pjesë e procesit zgjedhor të 6 tetorit në Kosovë, me qëllim të përcjellje­s së votimeve dhe procesit të numërimit pastaj. Vëzhguesit janë pjesë e misionit të pestë të BE- së, i cili përfshin vëzhgimin neutral dhe të pavarur të zgjedhjeve si dhe vlerësimin e përputhjes së këtyre zgjedhjeve me ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane. Kryevëzhgu­esja e këtij procesi, në një konferencë për mediat, tha se rëndësia e misionit është e veçantë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania