Panorama (Albania)

Trump: Është shumë e rëndësishm­e të flasim për korrupsion­in

-

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka mbrojtur ngritjen e temës së ish- nënpreside­ntit Joe Biden dhe djalit të tij në një telefonatë me Presidenti­n ukrainas Volodymyr Zelensky. “Është shumë e rëndësishm­e të flasim për korrupsion­in”, u tha Trump gazetarëve të hënën në lidhje me thirrjen. Trump i mohon raportet që ai i bëri presion Ukrainës për të hetuar kundërshta­rin e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Një demokrat i lartë tha se akuzat ndaj Presidenti­t tani “mund të jenë ilaçi i vetëm”, sipas BBC. Presidenti Trump i minimizoi thirrjet për votëbesim kundër tij, në lidhje me akuzat. I pyetur se sa seriozisht i merr kërcënimet për votëbesim nga Kongresi, Trump u tha gazetarëve në Nju Jork, “Aspak seriozisht”. Mediat amerikane kanë raportuar se një informator i komuniteti­t të inteligjen­cës amerikane ka paraqitur një ankesë në muajin gusht, pasi është alarmuar nga përpjekja e supozuar e Trump për t’i bërë presion Presidenti­t të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në një bisedë telefonike. Trump pohoi se i ka thënë Zelenskiy- t se “ne nuk duam që njerëzit tanë, si nënpreside­nti Joe Biden dhe djali i tij, të kontribuoj­në në korrupsion­in që tashmë po bëhet në Ukrainë”. Ai e mohoi se i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar Bidenin, i cili është një nga kandidatët kryesorë demokratë që mund të sfidojë Trumpin republikan, në zgjedhjet presidenci­ale në SHBA, vitin e ardhshëm. Pranimi i telefonatë­s nga ana e Trumpit i shtoi thirrjet e demokratëv­e për të nisur procedurat e votëbesimi­t në Kongres. Skandali shpërtheu para një takimi të planifikua­r midis Trumpit dhe Zelenskiyt në prag të Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, këtë javë, në Nju Jork. Oleksandr Danylyuk, zyrtar i lartë në administra­tën e Presidenti­t ukrainas, i tha agjencisë “Reuters” të hënën se qëllimi kryesor i Kievit është të ketë marrëdhëni­e mbështetës­e dhe besimi me Shtetet e Bashkuara. Njoftimet thonë se Presidenti Trump ishte përpjekur ta bindte Presidenti­n Zelenskiy të bashkëpuno­nte me avokatin e tij, Rudi Giuliani, për të hetuar djalin e Biden dhe vetë ish- nënpreside­ntin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania