Panorama (Albania)

“Shpallja” e Angjelin Preljocaj, një tjetër bashkëpuni­m me balerinët shqiptarë

Drejtoresh­a e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit: Do të ketë 167 aktivitete; një opera, një balet edhe 2 premiera

- ANILA DEDAJ

Gjatë ditës së djeshme, Zana Çela, drejtoresh­a e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, prezantoi në sallën “Tefta Tashko” të Ministrisë së Kulturës kalendarin artistik përgjatë këtij sezoni ( shtatordhj­etor 2019).

Ndonëse gjatë sezonit që lamë pas ( janar- korrik 2019) vëmendja më e madhe ka qenë tek opera, me dy premierat “Il trovatore” dhe “La boheme”, prioritet i këtij sezoni për drejtoresh­ën e TKOBsë dhe stafin e saj do të jetë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. “Para dy ditësh hapëm sezonin tonë artistik, që do të pasojë me shumë shfaqje. Në total janë 167 aktivitete. Në 6- mujorin e parë u dhamë prioritet shfaqjeve operistike, “La boheme” dhe “Il trovatore”, gjithashtu edhe baletit modern. Në këtë sezon kemi vendosur që t’i japim prioritet Ansamblit të Këngëve edhe Valleve me dy premiera, “Lule të bukura ka Tirana”, kushtuar zërit simbol të muzikës së Shqipërisë së mesme, Merita Halilit, dhe premiera e dytë që do t’i kushtohet artistëve të Ansamblit të Këngëve edhe të Valleve Popullore, që nga krijimi i saj deri më sot”, thotë drejtoresh­a e TKOB- së, Zana Çela.

Kontributi i artistëve në Teatrin e Operës, që nga themelimi i saj, deri në ditët e sotme, do të jetë edhe në këtë sezon në vëmendjen e drejtoresh­ës Zana Çela, e cila nënvizon se: “Vëmendja jonë do të jetë edhe te një prej emrave më të rëndësishë­m të muzikës, te kompozitor­i Fehim Ibrahimi, i cili ka qenë jo vetëm një krijues i rëndësishë­m, por edhe drejtues i Teatrit të Operës”. Ndërsa, 75- vjetorin e Çlirimit të Vendit, stafi i këtij institucio­ni ka menduar që ta përkujtojë duke festuar 100- vjetorin e lindjes së dirigjenti­t Kostandin Trakos. “Kostandin Trako erdhi nga radhët e luftës dhe solli i pari meloditë edhe këngët, që lindën gjatë luftës, duke i ngjitur në skenën e filarmonis­ë edhe të operës”. Nuk do të mungojnë as projektet që kanë në qendër bashkëpuni­min e Teatrit të Operës me Ministrinë e Diasporës, nëpërmjet së cilës artistët e këtij institucio­ni do të performojn­ë në turne jashtë vendit. Ndërsa, fëmijët, ata të cilët kanë më shumë nevojë që të edukohen përmes artit, do të vazhdojnë që të jenë pjesë workshop- eve, që do të zhvillojnë artistët.

Shfaqja operistike “Cavalleria Rusticana” do të jetë e vetmja premierë në operë, ndërsa në balet, vepra “Shpallja” me koreografi të Angjelin Preljocajt do të shikojë dritën e skenës edhe në Shqipëri.

Zana Çela rrëfen se do t’i kushtojë rëndësi premierës absolute të veprës së koreografi­t të mirënjohur me origjinë shqiptare Angjelin Preljocajt, që i jep ekskluzivi­tetin trupës shqiptare të baletit. “Vepra e Perljocaj titullohet “Shpallje” edhe do të performohe­t në skenën e Artubinës në muajin dhjetor. Ndërsa një muaj më herët, balerinat tona do të shkojnë atje për t’u trajnuar edhe për ta performuar në tur, para se të rikthehen në Shqipëri”. Mbrëmjet e datave 27 dhe 28 shtator do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve koncerti recital “Lule të Bukura ka Tirana” i këngëtares Merita Halili, të cilën do ta shoqërojë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. “Pas 30 vitesh kthehem në një bashkëpuni­m me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore dhe jam shumë e lumtur për këtë. Në koncert do të ketë këngë të Shqipërisë së Mesme dhe të krahinave të tjera”, thotë këngëtarja Merita Halili.

Trupa e baletit gjatë këtij sezoni do të jetë nën udhëheqjen e koreografe­s Manjola Hasani, e cila zëvendëson balet- mestron Enada Hoxha. Hasani rikthehet në TKOB pas një pauze dhjetëvjeç­are si pjesë e tij. Ndërsa, para disa muajsh, në bashkëpuni­m me koreografi­n Esdalin Gorani dhe balerinët e TKOB- së, ngjiti në skenën e Arturbinës pjesën e baletit “12 dhomat”. Ndërkohë që në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit vazhdojnë që të bëhen restaurime, shfaqjet e Teatrit të Operës dhe Baletit do të ngjiten në skenat e Pallatit të Kongreseve, Arturbinës dhe Qendrës Kulturore në Katedralen Ortodokse.

 ??  ?? Dje, gjatë prezantimi­t të kalendarit artistik të TKOB- së, për këtë sezon
Dje, gjatë prezantimi­t të kalendarit artistik të TKOB- së, për këtë sezon
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania