Panorama (Albania)

Befasi totale, Mesi shpallet më i miri i viti

Ronaldo mungon në ceremoni, ja çmimet e akorduara te sportistët

-

Në “La Scala” të Milanos është organizuar ceremonia e organizuar nga FIFA për çmimet “The Best” ( Më i Miri), e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas.

Në çmimin kryesor ku garuan Mesi, Ronaldo dhe Van Dajk, favorit ishte holandezi, i cili u shpall edhe kampion Europe me Liverpulin. Mesi dhe Van Dajk gjendeshin në këtë ceremoni, ndërkohë që mungonte portugezi i Juventusit. FIFA ka akorduar edhe çmime për lojtarin më të mirë në çdo rol, apo edhe formacioni­n më të mirë me 11- lojtarë. Gjithashtu, një çmim special edhe për tifozët. ÇMIMET "THE BEST" "LOJTARI MË I MIRË" - LIONEL MESI

Çmimi "The Best", si lojtari më i mirë te meshkujt u shpall Lionel Mesi. Një befasi në këtë çmim, teksa të gjithë prisnin Virxhil Van Dajk, por në fund argjentina­si u shpall triumfues. Në këtë çmim, garonte edhe Kristiano Ronaldo, që nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

"FORMACIONI MË I MIRË PËR MESHKUJ"

Gjatë ceremonisë është përzgjedhu­r edhe 11- shja e futbollist­ëve që kanë plotësuar formacioni­n më të mirë: Alisson, De Ligt, Serxho Ramos, Van Dajk, Marselo, Modriç, De Jong, Hazard, Mbape, Mesi dhe Ronaldo.

TRAJNERI MË I MIRË TE FEMRAT - XHILL ELLIS

Xhill Ellis u shpall trajnerja më e mirë në futbollin e femrave. Në çmimin e akorduar nga Hoze Murinjo, të nominuara ishin edhe Fill Nevill dhe Sarina Uigman.

"PORTIERI MË I MIRË" - ALISON BEKER

Portieri më i mirë i sezonit që lamë pas u shpall braziliani Alison Beker. Gardiani i Liverpulit u shpall kampion në Champions me të kuqtë. Në garë, bashkë me të, ishin edhe Ederson i Mançester Sitit, si edhe Mark- Andre Ter Shtegen i Barcelonës.

"FORMACIONI MË I MIRË PËR FEMRA"

Gjithashtu, është përzgjedhu­r edhe një formacion me 11 futbollist­et më të mira femra: Van Veenendaal, Lusi Bronze, Fisher, O'Hara, Renard, Ertz, Henri, Lavel, Marta, Morgan dhe Rapinoe.

"FAIR- PLAY" - MARSELO BIELSA

Trajnerit të njohur, Marselo Bielsa, tashmë në krye të Lids Junajtid, iu akordua çmimi "Fair- Play", për faktin se në takimin ndaj Aston Vilës, sezonin e kaluar, i detyroi lojtarët e tij të linin një gol ndaj kundërshta­rit, sepse Lidsi shënoi teksa një nga futbollist­ët e ekipit kundërshta­r ishte i shtrirë në tokë i dëmtuar. FIFA e ka vlerësuar këtë gjest nga Bielsa.

"PORTIERJA MË MIRË" - VAN VENEDAL E

Portierja e Atletikos së Madridit, mori çmimin nga Samuel Eto, teksa u zgjodh gardiania më e mirë e sezonit që lamë pas. Nominime të tjera për këtë çmim ishin edhe Endler dhe Lindahl.

"TIFOZI MË I MIRË" - SILVIA GREKO

Mamaja braziliane, Silvia Greko, u bë e njohur nga të gjithë për faktin që djalit të saj të verbër, tifoz të Palmeirasi­t, i tregon golat dhe rastet përgjatë gjithë ndeshjes, teksa gjenden të dy në shkallët e stadiumit çdo ndeshje, për të përkrahur ekipin e zemrës.

ÇMIMI "TRAJNERI MË I MIRË" - JURGEN KLOP

Ashtu siç pritej, trajneri më i mirë është shpallur Jurgen Klop, që sezonin e kaluar u shpall kampion Europe me Liverpulin e tij. Tekniku gjerman në fjalën e rastit tregoi se ky është një nder i vërtetë për të.

"PUSHKASH" - DANIEL ZSORI

Goli më i bukur për sezonin që lamë pas, u shpall ai i Daniel Zsori, lojtari i Debrecenit që ishte nominuar për golin e tij ndaj Ferencvaro­sh më 16 shkurt 2019.

 ??  ?? Faksimile e komentit të Elis Bakajt për Endri Çekiçin pas golit që ky i fundit shënoi të dielën në kampionati­n slloven.
Faksimile e komentit të Elis Bakajt për Endri Çekiçin pas golit që ky i fundit shënoi të dielën në kampionati­n slloven.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania