Panorama (Albania)

Sadiku: Fitojmë "finalen" me Turqinë, ju tregoj Malagën

-

Armando Sadiku ndihet i rilindur në Spanjë. Pas transferim­it dy javë më parë te Malaga, sulmuesi i Kombëtares mendon se ka gjetur veten në skuadrën e re. Në një bisedë për "SuperSport", Sadiku foli për përshtatje­n e shpejtë në skuadrën e re, ndeshjen e radhës që e pret Shqipërinë në Turqi, por edhe për kampionati­n shqiptar. Ai nuk ngurroi të thoshte se edhe për cilën skuadër bën tifo në La Ligën spanjolle.

Armando, si po shkon aventura te Malaga?

Jam i kënaqur për këtë transferim. Ndihem shumë mirë, pasi po përshtatem shpejt. Objektivi i Malagës është të ngjitet në La Liga. Ma kanë bërë të qartë që në fillim, kur kam ardhur. Çfarë ju ka thënë trajneri pas golit të parë që shënuat? Që kur erdhi oferta, më tha trajneri se është prestigj që të ketë një lojtar si unë te Malaga. Më kanë pritur shumë mirë dhe e kanë rritur vetëbesimi­n tim. Kështu bëhesh me krahë. Tani dua të kthehem në Kombëtare dhe të shënoj gol.

Prania e Keidi Bares në skuadër jua ka bërë më të lehtë apo jo...?

Po, patjetër. Me Keidin i kam gjërat më të lehta. Ai është një çun shumë i mirë. Më ka pritur shumë mirë. Te Malaga është titullar i padiskutue­shëm.

Një video u bë virale në internet me përshëndet­jen "speciale" që Bare i bëri Manajt para ndeshjes Albasete- Malaga...

Për videon virale me Manajn mund të them se bashkë me Baren janë ende të rinj. Besoj se njerëzit e kanë marrë në mënyrë sportive atë video.

Për cilin klub bëni tifo në Spanjë?

Jam tifoz me Realin dhe shpresoj që ata të fitojnë këtë vit, por kampionati është shumë i gjatë dhe mendoj se nga dhjetori do të dalë favoriti kryesor. Megjithatë, kampionati është realisht shumë i fortë.

Në tetor, Kombëtarja luan në Turqi. A mund të themi se kjo është finale?

Është si finale, por unë jam shumë optimist se mund ta fitojmë atë ndeshje. Besoj se do të përsëritet fitorja e vitit 2017.

E ndiqni Kategorinë Superiore? Kush mendoni se e fiton titullin këtë sezon?

E kam ndjekur pak. Kam parë që Tirana, Kukësi dhe Partizani kanë bërë blerje këtë vit dhe do të jetë një kampionat i fortë. Partizani ka ekip më të konsolidua­r dhe mendoj se mund ta fitojë titullin, por nuk e di, mbetet për t'u parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania