Panorama (Albania)

Nga “30 qershori”, te Teatri e arkitektur­a e italianëve në Tiranë, ambasadori Cutillo: Kujtesa rrezikon të zhduket

Veçoritë që italianët i dhanë impiantit urbanistik të Tiranës, Cutillo: Personalis­ht, mendoj se duhet ruajtur jo vetëm për cilësinë arkitekton­ik e

-

Gjatë viteve të fundit, zhvillimi i artit dhe kulturës në vendin tonë ka pasur një aleat të fortë. Vetëm gjatë javës që lamë pas, Ambasada Italiane ka mbështetur dy aktivitete me peshë kulturore, ekspozita “Prova” e Adrian Pacit dhe Festivali i Të Drejtave të Njeriut, kjo pasi siç ambasadori Cutillo thotë, “ky sektor mbart një potencial të pamatë, që ka ende shumë për të dhënë”.

Sigurisht që një diplomat i huaj, me një kontribut të tillë, nuk mund të qëndrojë indiferent as ndaj asaj, që konsideroh­et si trashëgimi “e përbashkët”, siç është pasuria arkitekton­ike e kryeqyteti­t, përfshirë edhe Teatrin Kombëtar. Sipas tij, Shqipëria moderne lind me Tiranën kryeqytet, kur edhe u ndërtua impianti urbanistik aktual i qytetit, falë urbanistëv­e dhe arkitektëv­e italianë, të cilët, siç Cutillo theson, përcaktuan në thelb veçoritë e tij. “Veçori që, personalis­ht, mendoj se duhet ruajtur jo vetëm për cilësinë arkitekton­ike, por edhe sepse përbën pjesën historike të qytetit, i vetmi që ka mbetur, me disa përjashtim­e pararendës­e të kësaj periudhë historike”, shprehet ambasadori për “Panoramën”. Po ashtu, në këtë intervistë, ambasadori flet edhe për rastin e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, në një vend demokratik, vendimmarr­je të këtij lloji duhet të kenë sa më shumë mbështetje, pasi kjo “nuk ka më kthim prapa dhe kujtesa e përbashkët që jeton në ndërtesa historike rrezikon të zhduket”. Cutillo tregon gjithashtu qëndrimin e tij rreth mënyrës sesi u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit, situatës politike dhe vendimin e drejtësisë për Tahirin.

Zoti Cutillo, Ambasada Italiane është një nga mbështetës­it kryesorë të artit e kulturës në vendin tonë. Mund të na thoni diçka më tepër rreth asaj që ju nxit të jepni një kontribut të pasur për këtë sektor dhe objektivat për të ardhmen e këtij shkëmbimi kulturor mes këtyre dy vendeve, Italisë e Shqipërisë?

Para së gjithash, përfitoj nga rasti të shpreh solidarite­tin për lëkundjet e tërmetit që goditën Shqipërinë. Italia dhe Shqipëria kanë ngjashmëri edhe nga kjo pikëpamje, ndërkohë që, për fat të keq, kemi përvojën e pasojave të rënda që mund të shkaktohen nga këto dukuri. Kryetari i Këshillit të Ministrave të Italisë, Giuseppe Conte, i ka telefonuar Kryeminist­rit Rama menjëherë pas lëkundjeve të ditës së shtunë, për të ofruar ndihmën e palës italiane.

Sektori kulturor mbart një potencial të pamatë, të cilin, gjatë mandatit tim, jam përpjekur ta zhvilloj më tej dhe ta rris sa më shumë, por që ka ende shumë për të dhënë.

Për të sjellë një shembull, gjatë muajit shtator, Ambasada e Italisë është mbështetës­i kryesor i Edicionit XIV të Festivalit Kinematogr­afik të të Drejtave Të Njeriut në Shqipëri ( IHRFFA) me temë “Ignorance kills”, për të cilën kemi dhënë ndihmesën tonë në përzgjedhj­e, me rreth 45 filma e dokumentar­ë në program, mes të cilëve “Il Traditore” ( Tradhtari) i Marco Belloçhio- s dhe Dogman i Matteo Garrone- s. Jemi ndërkohë edhe sponsori kryesor i ekspozitës së porsapërur­uar pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, kushtuar Adrian Pacit, artist shqiptar, i cili jeton edhe në Itali, simbol dhe urë lidhëse mes dy kulturave tona. Në tetor do të kemi një program kulturor të veçantë për të festuar Javën XIX të Gjuhës Italiane, ndërsa në muajin nëntor do të përurojmë Edicionin IV të Javës së kuzhinës italiane në botë.

Shqiptarët kanë treguar përherë një dashuri të madhe për artin dhe kulturën italiane; edhe për këtë arsye promovimi i gjuhës dhe i kulturës sonë ka qenë në qendër të mandatit tim në këto 4 vjet. Po kështu, italianët po tregojnë një interes gjithnjë e në rritje për bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, në shumë raste duke i vlerësuar ato. Po përmend, për shembull, Festivalin e fundit të Letërsisë në Mantova, ku qe e pranishme edhe ministrja Margariti, në të cilin një seksion i veçantë i ishte kushtuar Tiranës. Cili është roli i gjuhës në këtë shkëmbim kulturor? Gjuha italiane është pjesë përbërëse kryesore dhe një mjet i shkëmbimit kulturor mes Italisë dhe Shqipërisë. Pjesa më e madhe e shqiptarëv­e flasin italisht, ndërsa universite­tet italiane janë më të ndjekurat nga të rinjtë shqiptarë jashtë vendit. Këtë vit, Ambasada ka regjistrua­r më shumë se 450 kërkesa të studentëve shqiptarë vetëm për vitin e parë të universite­tit. Javën e shkuar përfunduam gjithashtu edhe procedurat për dhënien e bursave të studimit, të cilat, për çdo vit, Ministria e Jashtme dhe e Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar italian i vë në dispozicio­n të studentëve më të mirë shqiptarë, çka u bashkëngji­tet bursave të lëshuara nga qarqet dhe nga universite­tet italiane.

Edhe brezat e rinj e duan gjuhën italiane: rreth 80 shkolla publike janë pjesë e Programit “Illiria”, i cili parashikon mësimdhëni­en e gjuhës italiane si gjuhë e parë e huaj, ndërsa 9 shkolla të tjera në Tiranë, Korçë dhe Shkodër kanë seksionin dygjuhësh, ku nxënësit kanë mundësinë e jashtëzako­nshme të edukimit sipas një modeli dykulturor, duke mësuar si me programe shqiptare, ashtu edhe italiane, me mësues nga të dyja vendet. Diçka që edhe shkollat më të mira private e ofrojnë me çmim të lartë, por që, falë një marrëveshj­eje mes Italisë dhe Shqipërisë, mund ta ofrojmë falas në sistemin publik shqiptar në këto nëntë shkolla të Shqipërisë.

Gjuha italiane në Shqipëri duket më pak e përhapur se në të kaluarën, pasi më parë kanë qenë të shumtë ata që e kanë mësuar “në mënyrë pasive”, nga televizion­i, ndërsa sot ky realitet nuk ekziston më, mësimdhëni­a formale është shumë më e përhapur në sistemin shkollor shqiptar, falë një investimi të rëndësishë­m të qeverisë italiane, që konsideroh­et strategjik nga vendet tona.

Ambasada e Italisë në Tiranë e rrit më tej vlerën e këtij investimi përmes projekteve të vazhdueshm­e, të cilat kanë për qëllim formimin e mësuesve shqiptarë, si dhe duke bashkëpunu­ar në mënyrë të qëndrueshm­e me Ministrinë shqiptare të Arsimit për të pasuruar dhe përafruar sistemin arsimor shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Cili është qëndrimi juaj rreth asaj që po ndodh me trashëgimi­në e përbashkët mes dy vendeve tona, flasim këtu edhe për ndërhyrjet që po bëhen në arkitektur­ë?

Shqipëria moderne lind me shndërrimi­n e Tiranës në kryeqytet, njëqindvje­tori i të cilit do të festohet vitin e ardhshëm. Ky moment shënon edhe fillimin e ndërtimit të impiantit urbanistik aktual të qytetit, kryesisht falë veprës së urbanistëv­e dhe arkitektëv­e italianë, të cilët, prej këtij momenti e deri në fillimet e Luftës së Dytë Botërore, përcaktuan në thelb veçoritë e tij. Veçori që, personalis­ht, mendoj se duhen ruajtur jo vetëm për cilësinë arkitekton­ike, por edhe sepse përbëjnë pjesën historike të qytetit, i vetmi që ka mbetur, me disa përjashtim­e pararendës­e të kësaj periudhë historike.

Në këtë që ju po thoni, a përfshihet edhe rasti i Teatrit Kombëtar?

Nuk më përket mua të them se cilat ndërtesa duhet të restaurohe­n dhe cilat duhet të shemben për t’u bërë vend godinave të reja. Mendoj se në një vend demokratik, këto vendimmarr­je duhet të gjejnë sa më shumë mbështetje, sepse nuk ka më kthim prapa dhe kujtesa e përbashkët që jeton në ndërtesa historike rrezikon të zhduket.

Edhe këto çështje ndikojnë në situatën aktuale, politike dhe civile në Shqipëri. Cili është qëndrimi juaj rreth asaj që po ndodh?

Besoj se kjo fazë delegjitim­imi e ndërsjellë vazhdon tashmë prej një kohe tejet të gjatë. Zgjedhjet radikale të opozitës nuk kanë dobi për stabilitet­in e vendit dhe kjo e fundit është mbi të gjitha përgjegjës­i e maxhorancë­s. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk mbajtën parasysh interesat e qytetarëve, siç nënvizoi edhe raporti përfundimt­ar i OSBE- ODHIR- it, përplasja politike çoi

Nuk më përket mua të them se cilat ndërtesa duhet të restaurohe­n dhe cilat duhet të shemben për t’u bërë vend godinave të reja. Mendoj se në një vend demokratik, këto vendimmarr­je duhet të gjejnë sa më shumë mbështetje, sepse nuk ka më kthim prapa dhe kujtesa e përbashkët që jeton në ndërtesa historike rrezikon të zhduket.

 ??  ?? AMBASADORI ITALIAN NE TIRANE, ALBERTO CUTILLO ( MAJTAS) TEATRI E MINISTRITE, TE NDERTUAR A NGA ITALIANET
AMBASADORI ITALIAN NE TIRANE, ALBERTO CUTILLO ( MAJTAS) TEATRI E MINISTRITE, TE NDERTUAR A NGA ITALIANET
 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo
Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo
 ??  ?? TEATRI KOMBETAR, I REZISTON TERMETIT ME INTENSITET 7.5 BALLE
TEATRI KOMBETAR, I REZISTON TERMETIT ME INTENSITET 7.5 BALLE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania