CDU/ CSU: Të hapen negociatat, zgjidhni krizën politike përmes dialogut

Grupi më i madh politik kërkon deri pranverën e ardhshme ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e e të Lartë dhe Reformën Zgjedhore

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ARISTIR LUMEZI

Grupet Parlamenta­re CDU/ CSU dhe SPD miratuan dje dokumentin që i thotë pro hapjes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për Shqipërinë duhen përmbushur 9 kushte.

Deputetët gjermanë, megjithatë, kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa. Dy syresh duhen plotësuar para konferencë­s së parë të anëtarësim­it dhe shtatë të tjera para se të fillojë konferenca e dytë, respektivi­sht hapja e kapitujve të parë ( 23 dhe 24). Dokumenti u miratua me shumicë të madhe votash. Vetëm 28 deputetë kishin qenë kundër, katër abstenuan, nga 246 deputetë që ka gjithsej grupi parlamenta­r më i madh në Gjermani. Grupi Parlamenta­r Socialdemo­krat e kishte miratuar më parë të njëjtin dokument me shumicë të madhe votash. Dy kushtet e vendosura nga Bundestagu para se të fillojë konferenca e parë e anëtarësim­it, e cila pritet të jetë nga pranvera e vitit të ardhshëm, janë funksionim­i i Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë dhe miratimi i Reformës Zgjedhore. Sipas deputetëve, ligji i ri zgjedhor duhet të jetë në përputhje me rekomandim­et e OSBE- ODIHR- it dhe të sigurojë një financim transparen­t të partive dhe fushatave zgjedhore dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad- hoc për Reformën Zgjedhore. “Përpunimi i draftit të hartuar aty duhet të bëhet në një dialog të hapur, duke përfshirë të gjitha forcat politike, siç rekomandoh­et në raportin e ODIHR- it të datës 5 shtator 2019”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e Bundestagu­t. Para se të fillojë konferenca e dytë e anëtarësim­it, para se të hapen dy kapitujt e parë të negociatav­e, deputetët kërkojnë nga Qeveria Federale që të ketë konstatuar përmbushje­n e këtyre kushteve nga ana e Shqipërisë: zbatimin e ligjit për Reformën Zgjedhore; fillimin e procedurav­e penale kundër gjykatësve dhe prokurorëv­e, të cilët në procesin e vetingut janë akuzuar për sjellje të dënueshme penalisht; fillimin e procedurav­e nga Prokuroria dhe eventualis­ht gjyqësori kundër atyre që kanë pasur lidhje me blerjen e votave, si dhe ecuri serioze dhe të shpejtë të proceseve; ngritjen e SPAK- ut për luftimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe vënia në punë e saj; suksese në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe përfundimi­n e proceseve të para gjyqësore kundër zyrtarëve dhe politikanë­ve të rangut të lartë; përparime të prekshme në Reformën Administra­tive, duke përfshirë verifikimi­n e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke mbajtur parasysh edhe kritikat për parregulls­i, si dhe një vendim përfundimt­ar për ligjshmëri­në e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga ana e Gjykatës Kushtetues­e. Nëse vendoset mbajta e zgjedhjeve të reja lokale, ato duhet të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

DOKUMENTI I BUNDESTAGU­T GJERMAN

Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratik­e në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësim­it do të vështirëso­het në mënyrë të konsiderue­shme. CDU- CSU dhe SPD i kërkojnë Qeverisë Federale që: 1. Në Këshillin e Evropës, më datë 17/ 18 tetor 2019, të miratohen negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë parimisht vetëm me kushtin, që

a) Konferenca e parë e anëtarësim­it të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

– Sigurimi i vënies në punë dhe funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorës­h të verifikuar.

– Të merret vendim për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR dhe siguron një financim transparen­t të partive dhe fushatave zgjedhore, si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të Reformës Zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërf­shirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandoh­et edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019.

b) Mbajtja e konferencë­s së dytë të anëtarësim­it dhe hapja e negociatav­e përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria: – Zbatimi i ligjit për Reformën Zgjedhore të iniciuar; – Fillimi i procedimev­e penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, të cilët nuk u kualifikua­n në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme;

– Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualis­ht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimev­e

– Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punu

Nëse pas hapjes së negociatav­e të pranimit Shqipëria vonon, pezullon ose tërheq përmbushje­n e detyrimeve, atëherë negociatat e pranimit duhet të ndalojnë dhe në rast dyshimi, të ndërpriten. Progresi në rrugën e pranimit nuk duhet të vlerësohet vetëm nga Komisioni, por edhe rregullish­t nga Qeveria Federale, duke përfshirë këtu përfaqësit­ë e saj diplomatik­e

ar

– Progres solid në krijimin e një bilanci suksesi në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe procedimet e para të përfunduar­a kundër nëpunësve civilë dhe politikanë­ve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualis­ht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsion­in dhe krimin e organizuar;

– Progres i prekshëm në Reformën Administra­tive, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështr­imin e parregulls­ive;

– Një vendim përfundimt­ar për ligjshmëri­në e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetues­e; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor.

2. Të sigurojë që kuadri i negociatav­e të ndërtohet në mënyrë të tillë që të sigurohet një vazhdim konsekuent i kursit të reformës dhe mbi të gjitha, zbatimi i reformave të miratuara nga Shqipëria. Nëse pas hapjes së negociatav­e të pranimit Shqipëria vonon, pezullon ose tërheq përmbushje­n e detyrimeve, atëherë negociatat e pranimit duhet të ndalojnë dhe në rast dyshimi, të ndërpriten. Hapja dhe mbyllja e kapitujve individual­ë të negociatav­e duhet të varen nga kritere të qarta;

3. Të qartësojë se Shqipëria duhet të bëjë ende përpjekje të tjera të konsiderue­shme për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërish­t në fushat

– Sundimi i ligjit, kjo do të thotë vazhdimi i verifikimi­t të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( procesi i vetingut), krijimi i strukturav­e të reja të drejtësisë;

– Luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, përfshirë forcimin dhe lidhjen e institucio­neve në rrjet, si dhe krijimin e një bilanci suksesi në të gjitha nivelet dhe zbulimin dhe konfiskimi­n e fondeve financiare në lidhje me korrupsion­in;

4. Të sigurojë që Komisioni dhe Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm të informojnë rregullish­t për përparimin e reformave gjatë negociatav­e të pranimit, veçanërish­t në këto fusha kyçe;

Të sigurojë që shtjellimi i këtyre kapitujve ( para së gjithash kapitulli 23 ‘ Gjyqësori dhe Të Drejtat Themelore’, kapitulli 24 ‘ Drejtësia, Liria dhe Siguria’) të kryhet në fillim të negociatav­e dhe ato të mbyllen vetëm në fund të negociatav­e. Planet e veprimit për këta kapituj të propozuar nga Komisioni duhet të përcaktojn­ë afate dhe synime të qarta, përmbushja e të cilave përbën një parakusht për hapjen e kapitujve të rinj; kapitujt e tjerë të negociatav­e nuk duhet të hapen më parë. Komisioni duhet të raportojë rregullish­t për zbatimin e planeve të veprimit, përveç progres raporteve vjetore. Hapja dhe mbyllja e kapitujve të tjerë duhet të varen nga përparimi thelbësor në këto fusha.

Bundestagu rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtën e tij të përgjithsh­me për të komentuar në përputhje me ligjin federal mbi bashkëpuni­min e Qeverise Federale me Bundestagu­n gjerman për çështjet e BE- së nëse ai konkludon se kushtet për hapjen e kapitujve të negociatav­e nuk janë përmbushur; 5. Të sigurojë, që temat – Institucio­ne demokratik­e funksional­e, – Reforma në administra­tën publike, – Zhvillimi ekonomik dhe aftësia konkurrues­e, – Fqinjësia e mirë dhe bashkëpuni­mi rajonal, – Liria e shtypit dhe e medias, – Të drejtat e grupeve më vulnerabël dhe anëtarëve të pakicave, – Shoqëri civile aktive – Të pasqyrojnë pikat thelbësore të negociatav­e të anëtarësim­it.

6. Të sigurojë që Shqipëria të përmbushë plotësisht kriteret politike dhe ekonomike në rast anëtarësim­i. Përmbushja e rreptë e kritereve të Kopenhagen­it mbetet parakusht për anëtarësim­in. Nuk duhet të ketë anëtarësim automatik, për shembull duke përmendur një datë pranimi përpara përfundimi­t të negociatav­e;

7. Të angazhohet që në përshtatje­n me aktin komunitar ( acquis communauta­ire) të arrihen sa më pak rregulla të përkohshme dhe përjashtim­e; Shqipëria dëshiron të anëtarësoh­et në BE dhe duhet të pranojë që Acquis të mos zbehet nga negociatat;

8. Të angazhohet që Shqipëria gjatë procesit të negociatav­e t’u nënshtrohe­t dispozitav­e të Paktit Europian të Stabilitet­it dhe të Rritjes dhe ajo të respektojë kriteret e Stabilitet­it të Traktatit të Mastrihtit përpara se të mund të bashkohej zyrtarisht në bashkimin monetar pas një anëtarësim­i të mundshëm;

9. Të informojë në vazhdim Bundestagu­n gjerman në përputhje me nenin 3 deri 6 të ligjit federal mbi bashkëpuni­min e Qeverisë Federale me Bundestagu­n gjerman, në çështjet e BE- së mbi përparimin e negociatav­e të pranimit dhe gjithashtu të qartësojë pozicionin e saj. Progresi në rrugën e pranimit nuk duhet të vlerësohet vetëm nga Komisioni, por edhe rregullish­t nga Qeveria Federale, duke përfshirë këtu përfaqësit­ë e saj diplomatik­e.

Faksimile e dokumentit të miratuar dje nga CDU/ CSU

GJATE NJE SEANCE PARLAMENTA­RE NE BUNDESTAG

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.