Panorama (Albania)

Cakaj në New York: Takime me vendet e BE për negociatat

“Me SHBA do organizojm­ë në Tiranë takimin e Kartës së Adriatikut”

- Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha dje se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, po lobohet me vendet anëtare të BE për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. “Shqipëria, gjatë gjithë këtyre viteve, është karakteriz­uar nga një pjesëmarrj­e më aktive e më dinamike në organizata­t ndërkombët­are dhe platformat multilater­ale, duke filluar nga angazhimet e shtuara në NATO, duke u koncentrua­r veçanërish­t në Kryesinë Shqiptare të OSBE- së të vitit 2020 dhe duke theksuar në mënyrë të posaçme faktin se Shqipëria aspiron që të marrë një vend të anëtarit jopermanen­t të Këshillit të Sigurimit në vitin 2022. Duke pasur parasysh që në këtë platformë ekziston një numër i gjerë i kontakteve politike dhe diplomatik­e, ne kemi interes të posaçëm kësaj radhe të angazhohem­i për sigurimin e mbështetje­s për kandidatur­ën e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, kjo përbën interesin kryesor të angazhimev­e të Shqipërisë në këtë sesion të punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me. Ne do të zhvillojmë një numër të konsiderue­shëm të takimeve, me një varg shtetesh anëtare të Bashkimit Europian, në shërbim të çeljes së negociatav­e për anëtarësim në tetor dhe po ashtu po kryejmë detyrat tona në kuadër të udhëheqjes së Kartës së Adriatikut, që Shqipëria ka për këtë vit”, tha Cakaj, i cili po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara. Por ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme u shpreh se në bashkëpuni­m me SHBA- të, Shqipëria do të organizojë në Tiranë dhe një takim të Kartës së Adriatikut për çështje te sigurisë në rajon. “Në bashkëpuni­m me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet pjesëmarrë­se të rajonit, ne do të organizojm­ë takimin e Kartës së Adriatikut, për të konsolidua­r më tutje bashkëpuni­min rajonal në çështjet e sigurisë. Me një fjalë, Shqipëria do të artikulojë një numër të konsiderue­shëm të interesave të saj të politikës së jashtme, në kuadër të platformës së Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara kësaj radhe, duke filluar nga rajoni, procesi i integrimit europian, kryesia shqiptare e OSBE- së e vitit 2020 dhe, natyrisht, duke nënvijëzua­r në mënyrë të veçantë aspiratën tonë për të siguruar vendin e anëtarit jopermanen­t në Këshillin e Sigurimit të vitit 2022”, u shpreh Cakaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania