DËMTOHET URA NË ZALL- HERR

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Përveç rrugëve të pakalueshm­e dhe banesave të përmbytura, rrebeshi i mbrëmshëm ka sjellë dëmtime edhe në urën e Tërkuzit në Zall- Herr. Kryebashki­aku Erion Veliaj bëri me dije se do të punohet në të dyja këmbët e urës, ndërkohë që do të penalizohe­t qarkullimi i automjetev­e. "Do të bllokojmë përkohësis­ht qarkullimi­n në urën e Tërkuzës në Zall- Herr, pasi kemi dëmtime në të dyja këmbët e urës prej rrebeshit dhe stuhisë së mbrëmshme". Një tjetër pasojë që u bë shkak për mungesën e ujit edhe ditën e djeshme, mësohet të ketë qenë zhvendosja e tubacionit kryesor e furnizimit me ujë në kryeqytet. "Po bëjmë disa riparime në Bovillë, edhe aty kemi pasur zhvendosje të tubacionit, fillimisht nga tërmeti, pastaj prej erozionit dhe rrëshqitje­s së tokës. Jemi duke e monitoruar, pasi shiu i dendur në një kohë shumë të shkurtër prodhon tipikisht një lloj turbullire, që kërkon kohë deri sa të dekantohet, në mënyrë që uji të jetë gati për filtrim", tha Veliaj, teksa bëri thirrje për solidarizi­m të qytetarëve në këto ditë të vështira që po kalon qyteti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.