Panorama (Albania)

Pensionet, formulari i ri për të përfituar nga shtesa

Dokumentet që duhet të dorëzohen në zyrat e ISSH- së

- TIRANE

Rritja e pensioneve nuk do të bëhet vetëm për pensionist­ët që janë në skemë, por edhe ata që dalin rishtazi, duke përfshirë këtu ata që mbushin moshën, si dhe ata që zgjedhin të dalin në pension të parakohshë­m.

Siç edhe përcaktohe­t në ligjin e zyrtarizua­r në fillim të muajit korrik, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur këtë muaj llogaritje­n për aplikimin e shtesës, e cila varion mesatarish­t nga 12 për qind deri në 20 për qind. Nga skema suplementa­re përfitojnë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët.

DOKUMENTET

Prej fillimit të këtij muaji ka nisur edhe dorëzimi i dokumentev­e në zyrat e ISSH- së. Nga ana e pensionist­ëve që janë në skemë kërkohet vetëm një kërkesë dhe kopje e kartës së identiteti­t me firmën e tyre. Ndërsa për ata që dalin rishtazi, duhet që në dosje, krahas këtyre dy dokumentev­e, të përfshihen po ashtu vërtetim për llojin e punës së kryer, librezë pune, vërtetim për kryerjen e shërbimit ushtarak etj. Konfirmimi për llojin e punës, si edhe pagat e përfituara pas ’ 94 lëshohen nga punëdhënës­i, pra, mund të tërhiqen në vendin e punës. Për këtë, Albpetrol ka njoftuar hapjen e aplikimeve për ata që kanë punuar në sektorin e naftës. “Shoqëria Albpetrol sh. a njofton të gjithë personat e interesuar se ka nisur lëshimi i vërtetimev­e të posaçme të konfirmimi­t të llojit të punës, në zbatim të Ligjit Nr. 29/ 2019, datë 23.05.2019, ‘ Për trajtimin financiar, suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji’. Të gjithë personat e interesuar për t’u pajisur me këtë vërtetim të posaçme të konfirmimi­t të llojit të punës për të gjithë periudhën e punuar në Albpetrol sh. a. dhe me bazën e vlerësuesh­me të të ardhurave për periudhën pas vitit 1994, duhet të aplikojnë në sportelin e ngritur enkas pranë shoqërisë Albpetrol”, thuhet në njoftim. Gazeta zbardh sot edhe formularin e aplikimit që duhet të plotësohet për të bërë të mundur tërheqjen e këtyre dokumentev­e, të cilat shërbejnë për efekt të llogaritje­s së pensionit dhe shtesës që do të aplikohet rishtazi.

FORMULARI

Formulari i aplikimit për të marrë vërtetim për vitet e punës në sektorin e naftës kërkon të dhëna bazë, konkretish­t emër, mbiemër, profesioni, sektori, vendi i punës, datën kur keni nisur punë dhe kur keni përfunduar, si edhe vendlindje­n. Duke qenë se dokumentet për efekt pensioni nuk lëshohen menjëherë, por në harkun e 10 ditëve, atëherë kërkohen edhe informacio­ne si adresa, numër kontakti, adresë emaili etj. “Aplikuesi duhet të ketë më vete: Një kopje të Librezës të Punës, një kopje të kartës të identiteti­t, të noterizuar­a si dhe vërtetimin për vjetërsinë në punë të lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Këto kopje do të mbahen nga Albpetrol sh. a dhe nuk do t’i kthehen mbrapsht aplikuesit”, nënvijëzoh­et më tej në njoftim. Gjithsej, nga të dhënat zyrtare, mësohet se janë rreth 23 400 pensionist­ë, që përfitojnë nga skema e trajtimeve suplementa­re. Sipas ligjit të ri, rritja për minatorët është me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Në këtë mënyrë, sa më shumë vite pune, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi. Krahas kësaj, është ulur edhe pragu kontributi­v, kështu që për të marrë pension të plotë, këto tri kategori mjafton të kenë 30 vite pune dhe jo 37 sa kërkohen aktualisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania